Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Të ndalojë tani çdo përfshirje!

Në komentin e saj për dërgimin e një fregate ushtarake greke në Detin e Kuq, Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) thekson:
«Dërgimi i fregatës ushtarake greke në Detin e Kuq, nën maskën e sigurisë së lundrimit dhe mbrojtjes së anijeve tregtare, e përfshin Greqinë edhe më thellë në planet e rrezikshme imperialiste, të cilat në këtë fazë lidhen drejtpërdrejtë me mbështetjen e politikës vrastare të shtetit të Izraelit.
Si ky mision ashtu edhe misionet e tjera të luftanijeve greke, në Mesdheun Lindor e gjetkë, në kuadrin e formacioneve të NATO-s, dëshmojnë se cili është qëllimi i vërtetë i blerjes së anijeve luftarake dhe programeve të tjera të armatimit, që populli grek i paguan me flori.
Anijet greke apo repartet e tjera ushtarake, nuk kanë asnjë punë në misione që nuk kanë të bëjnë fare me mbrojtjen e vendit dhe mbrojtjen e kufijve të tij. Të ndalojë tani çdo përfshirje!»
22.12.2023