Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Sindikata e Ndërtuesve e Athinës: Për një të nesërme më të mirë pa shfrytëzim, luftëra, varfëri dhe mërgim

«Nuk bëjmë kompromis me një botë plot padrejtësi! Arti ynë, kënga jonë, lufta jonë e organizuar dhe kolektive, i tejkalojnë kufijtë, gjuhët dhe fetë. Ato bëhen armë rezistence dhe mosbindjeje, bëhen frymë shprese, këmbëngulje për ta çuar luftën tonë deri në fund. Për një të nesërme më të mirë pa shfrytëzim, luftëra, varfëri dhe mërgim!» theksoi Pavlo Aleksandhrakis, sekretar i përgjithshëm i Sindikatës së Ndërtuesve të Athinës në koncertin e datës 3/9/2025 me grupin “Kini Thniti”, të organizuar nga kjo sindikatë.
P. Aleksandhrakis iu referua projektligjit skandaloz të qeverisë për 13-orë punë në ditë dhe fleksibilitetin e madh që është bërë në marrëdhëniet e punës. «Ne jemi njerëz dhe jo makineri, kemi familje, miq, aktivitete shoqërore dhe duam të jetojmë jetën tonë me të gjitha gëzimet e saj dhe të mos shndërrohemi në shtojca të thjeshta të skllavërisë së pagave (…) Marrim forcë nga aktiviteti jonë i sotëm dhe forcojmë luftën tonë për rritjen e pagave dhe uljen e orarit të punës», vuri në dukje ai dhe i bëri thirrje çdo punëtori të kontribuojë në «forcimin e një lëvizjeje të madhe militante, në rrymën greviste, në çdo vend pune, në çdo sektor pune, në të gjithë vendin».
Ai u drejtoi një përshëndetje të veçantë emigrantëve dhe refugjatëve, duke përcjellë angazhimin e Sindikatës për të qenë në krahë të tyre «në luftën për ta nxjerrë jashtë përdorimit ligjin e miratuar nga qeveria, e cila po zbaton Paktin reaksionar të BE-së për Imigracionin dhe Azilin», dhe shtoi: «Ne ndërtuesit i njohim mirë të gjithë “njerëzit e mallkuar të botës”! Ata janë vëllezërit tanë, ne jemi të gjithë fëmijë të së njëjtës nënë pavarësisht nga ngjyra, kombësia, feja dhe gjuha», nënvizoi ai dhe shtoi: «Për të gjithë ne armiku është i njëjtë, pronarët dhe shtetet e tyre borgjeze, nuk do t’i lejojmë të na ndajnë, të na terrorizojnë, të na shtypin dhe të na mbyllin gojën!»
Nën ngjyrat e flamujve palestinez që kishin pushtuar Teatrin «Petra», P. Aleksandhrakis dënoi brutalitetin që është ushtruar prej pothuaj se dy vitesh nga shteti-vrastar i Izraelit, me mbështetjen e plotë të SHBA-NATO-BE, kundër popullit të shumëvuajtur Palestinez. «Me Palestinën deri në Liri!», përsëriti ai dhe përshëndeti mobilizimet e solidaritetit të organizuara në të gjithë botën.
Në këtë koncert ishin të pranishëm, përfaqësi nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), si dhe ambasadori i Palestinës në Athinë.
04.09.2025