Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Protesta të mëdha në Greqi kundër buxhetit të ri antipopullor

Mijëra punëtorë, studentë, pensionistë në Athinë dhe dhjetëra qytete të Greqisë kanë protestuar nën sloganin «Jo buxhetit të ri antipopullor - Luftë për nevojat bashkëkohore të popullit», duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj buxhetit të shtetit të partisë Demokracia e Re (ND), që shkatërron edhe më tej të drejtat punëtore dhe popullore në sigurimet shoqërore, paga, në arsim dhe në shëndetësi.
Pas thirrjes që bëri Fronti Militant Mbar-punëtorë (P.A.ME), dhjetëra sindikata dhe organizata të tjera popullore u mblodhën në sheshin Propilea të Athinës dhe më pas marshuan drejt Parlamentit ku po zhvillohej votimi i buxhetit të shtetit.
Në tubimet e protestave gjithashtu, u shprehin solidariteti i punëtorëve grekë ndaj kolegëve të tyre francezë dhe ndaj grevave të mëdha që po bëhen në Francë këto ditë.
Në tubim morri pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba i cili deklaroi për mediat se:
«Bashkë me luftën që po zhvillojmë brenda në Parlament kundër buxhetit të ri antipopullor, forcojmë dhe luftën në rrugët e Athinës, në rrugët e të gjithë Greqisë, dhe kjo luftë duhet të vazhdojë që nga nesër dhe në muajt që vijnë, sepse 2020 parashikohet shumë e zymtë për të gjitha çështjet».
19.12.2019