Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Përgjigje kundër festës antikomuniste
Një ndërhyrje militante anti-imperialiste dhe kundër luftës u realizua në mëngjesin e së shtunës, më 23 nëntor nga Organizatat e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) në qytetin Mandra të periferisë së Atikës, pothuaj se 40 kilometra jashtë Athinës. Në këtë qytet të vogël, Bashkia e Mandras, në bashkëpunim me Ambasadën e Ukrainës dhe Dhomën Greko-Ukrainase të Vëzhgimit, organizuan një festë antihistorike dhe antikomuniste me temë: «Aktivitet përkujtimor për viktimat e pafajshme të gjenocidit të nxitur nga regjimi Stalinist. GOLONDOMOR 1932-1933».
Mobilizimi i KKE dhe KNE u zhvillua pak metra larg vendit ku zhvillohej ky aktivitet antisovjetik, në të cilin banorët vendas abstenuan të merrnin pjesë. Forcat e KKE i dhanë kështu një përgjigje militante përpjekjes për falsifikimin e historisë dhe antikomunizmit, preteksteve të përdorura për masakrimin e popujve në luftën imperialiste. Tregoi se në Socializëm popujt e Rusisë dhe Ukrainës jetonin në paqe, duke patur arritje të mëdha për të drejtat e tyre për punë, arsim, shëndetësi, kulturë, sport etj., sepse ata morën pushtetin e tyre, përmbysën kapitalizmin i cili të vetmen gjë që "ofron" është luftëra, varfëria dhe refugjatë.
Në ndërhyrjen e KKE dhe KNE, mori pjesë dhe përshëndeti deputeti i Partisë në Atikën Perëndimore, Hristo Cokanis. Në të njëjtën kohë, u trajtua me vendosmëri edhe qëndrimi represiv dhe përpjekja e forcave policore për ta parandaluar këtë aktivitet duke hedhur gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese.
Demonstruesit e KKE dhe KNE gjatë gjithë protestës bërtisnin parulla kundër luftës imperialiste, NATO-s, pjesëmarrjes së Greqisë në luftëra dhe kundër antikomunizmit dhe anti-sovjetizmit.
Shënim: Një nga pankartat e mobilizimit thotë: Në socializëm popujt e Rusisë dhe Ukrainës jetonin në paqe. KKE.
25.11.2024