Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

KNE forca e parë në universitete për të tretin vit radhazi!

Me vrull për luftëra të reja!

Në bazë të rezultateve të përmbledhura në 95% në nivel kombëtar, «Panspudastiki K.S», flet-vota e mbështetur nga Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) në universitete, ka marrë 16.900 vota dhe një përqindje prej 34,19%. Ndërsa DAP-NDFK, fraksioni i qeverisë së ND ka marrë 12.122 vota dhe 24.52%. Fraksioni PASP i PASOK-ut socialdemokrat, morri 5.069 vota që korrespondojnë me një përqindje prej 10.25%. Gjithashtu, fletë-votat e tjera të hapësirës oportuniste kanë marrë: EAAK 3.778 vota dhe 7,64%, Attac-u 2.290 vota dhe 4,63%, ndërsa Diktio 507 vota dhe 1,03%.

Fitorja e «Panspudastiki K.S» shpreh luftën e koordinuar mbarëkombëtare e të gjithë studentëve që kërkojnë një universitet të ri-azhurnuar, bashkëkohor, ekskluzivisht publik dhe me të vërtetë falas. Ajo shpreh kërkesat e mijëra studentëve që kërkojnë të mos mbulohet krimi në Tempi, të mijërave që ngrenë zërin kundër gjenocidit që i bëhet popullit palestinez.

Vendi i parë i «Panspudastiki KS», në vitin 2022 dhe 2023, me shembjen nga vendi i parë i DAP-NDFK, i dha frymë të re lëvizjes studentore dhe kjo u reflektua në arritje të rëndësishme për studentët në nevojat e tyre, në ri-vitalizimin e aktivitetit kolektiv në shumë Unione Studentore.

 

 

 

Në deklaratën e tij për rezultatet e zgjedhjeve studentore, Sekretari i Këshillit Qendror të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), Thodoris Kocadis, përmendi:

«Zgjedhjet studentore, me fitoren e 3-të radhazi të Panspudastiki-s, dërgojnë një mesazh optimizmi dhe vënie në dyshim të politikës dominuese e cila lë gjurmën e saj antipopullore dhe reaksionare në fushën e institucioneve universitare dhe në përgjithësi në jetën e studentëve.

Me gjithë përpjekjet e organizuara të qeverisë dhe të DAP-NDFK për të minuar pjesëmarrjen dhe të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve studentore, studentët dhe studentet i kthyen shpinën dhe dënuan politikën e qeverisë.

Pas protestave të mëdha studentore, tani edhe në kutinë e zgjedhjeve studentore, mijëra të rinj e të reja hodhën poshtë ligjin për universitete private, ata kërkuan universitete bashkëkohore, ekskluzivisht publike dhe falas, diploma me vlerë dhe punë me të drejta.

Sulmi ndaj të drejtave të studentëve do gjejë përballë tij një lëvizje studentore edhe më shumë militante me “flamur” të saj nevojat bashkëkohore dhe luftën për përmbysje radikale.

Në zgjedhjet studentore, përveç fraksionit qeveritar, humbën edhe fraksionet e partive që kanë përgjegjësitë e tyre për promovimin e politikës së Bashkimit Europian dhe të kapitalit brenda dhe jashtë Universiteteve. Fraksioni i SYRIZA në universitete u zhduk komplet dhe nuk arriti të kishte as dhe një kandidat të vetëm, ndërkohë që studentët u kthyen shpinën edhe fraksioneve të partive-bishta të politikës qeveritare dhe BE-së, siç janë fraksionet e PASOK-ut, dhe të Nea Aristera-s.

Më 9 qershor, në zgjedhjet europiane, brezi i ri mund të bëjë sërish ndryshimin!

Lufta e studentëve, përpjekja për rindërtimin militant të lëvizjes studentore, me Panspudastiki në vendin e parë, mund të gjejnë vazhdimësi përmes forcimit vendimtar të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në zgjedhjet europiane. Në mënyrë që qeveria, politika e BE-së dhe partitë e tjera që e mbështesin të hanë serish një dackë. Që të forcohet opozita militante dhe popullore si atje ku merren vendime antipopullore -në Parlamentin Europian- ashtu dhe aty ku përmbysen ato, në rrugët e luftës.

Më 9 qershor shkojmë në kutitë e votimit me fletë-votën e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) që zëri i rinisë të dëgjohet edhe më i fuqishëm!»

 

 

23.05.2024