Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Greva e përgjithshme: Me sukses të madh dhe tubime gjigande greve në të gjithë Greqinë

Një nga grevat më të mëdha të viteve të fundit u zhvillua ditën e mërkurë, 28 shkurt në Greqi. Kërkesat e punëtorëve dhe të popullit kundër shtrenjtësisë, për rritje pagash, nënshkrim të kontratave kolektive, për Shëndetësi dhe Arsim publik dhe falas, u bashkuan me kërkesën e gjithë Greqisë që krimi në Tempi, që solli vdekjen e 57 personave ekzaktësisht një vit më parë, të mos harrohet dhe të jepen të gjitha përgjegjësitë penale dhe politike përgjegjësve të krimit.

Në tubimin e madh të grevës në Athinë, dhjetëra mijëra njerëz marshuan në mënyrë të organizuar pas pankartave të sindikatave punëtore, të shoqatave të profesionistëve të vetëpunësuar, shoqatave studentore, shoqatave të grave dhe organizatave të tjera masive, drejt Parlamentit dhe më pas drejt selisë së Kompanisë së trenave «Hellenic Train». Po kështu, masive ishin edhe tubimet e grevës në dhjetëra qytete të tjera të Greqisë.

 

 

 

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, u gjend në tubimin e madh të grevës në qytetin e Larisës, nga ku ndër të tjera deklaroi për mediat:

«Sot luftojmë, ndeshemi, pretendojmë që krimi në Tempi të mos mbulohet, që të jepen të gjitha përgjegjësitë politike dhe penale që çuan në përplasjen e trenave, në shpërthimin e tyre dhe në “humbjen” e pafajshme të 57 shpirtrave njerëzorë, shumica e tyre fëmijët tanë.

Ne po luftojmë për rritje pagash, pagën ditore, pensionet, për kontrata kolektive, për të drejta në punë, të drejta të plota, për punë të plotë dhe të qëndrueshme, me kohëzgjatje të pacaktuar për të gjithë punëtorët e sektorit publik dhe privat. (...)

(...) Jemi të gjithë të bashkuar, punëtorë, fermerë, profesionistë, studentë dhe nxënës në këtë luftë. Vazhdojmë me një front sfide në gjithë Greqinë kundër politikës dominuese, për ndryshime rrënjësore në shoqërinë greke, për plotësimin e të gjitha kërkesave të punëtorëve, që të hapet rruga për një përparim dhe liri reale për punonjësit dhe popullin tonë».

 

 

29.02.2024