Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Dhimitri Kucubas

Forcojmë radhët e luftës kolektive, të organizuar, me KKE në ballë

Pasditen e së shtunës, 15 mars, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, foli në tubimin e Organizatave Sektoriale të Organizatës së Partisë në Atikës, me parullën «Fitimet e tyre, ose jetët tona! - Në rrugën e luftës për të triumfuar jeta... Me KKE për përmbysjen!». Stadiumi ku u mbajt fjalimi u përmbyt nga njerëz të së gjitha moshave.

 

Dhimitri Kucubas ndër të tjera përmendi në fjalën e tij:

Në faqet e Historisë së lëvizjes punëtore - popullore të vendit tonë, tashmë mund të shkruhet me shkronja të mëdha se më 28 shkurt 2025, në ditën ku u plotësua dy-vjetori i krimit në Tempi, u zhvillua greva më e madhe që ky shtet ka njohur në dekada!

Të gjithë ju, punëtorë e punëtore në sektorët e Atikës, mundeni të ndiheni krenarë, jo vetëm sepse përjetuat pulsin e protestës së madhe të grevës, gjallërinë e saj, por kryesisht sepse me kokëfortësinë dhe këmbënguljen tuaj, kundër çdo pengese të vogël a të madhe, kontribuuat në suksesin e saj.

(…)

Pas të gjitha atyre që kanë ndodhur, në fund të fundit kush kishte të drejtë? Ata që mbështetën përfshirjen e Greqisë në luftë apo Partia Komuniste e Greqisë (KKE) që fliste për një luftë imperialiste, pra për një luftë të padrejtë dhe i bënte thirrje popullit grek që të mos zgjidhte asnjë kamp grabitqarësh, që të qëndronte në anën e popujve të Rusisë dhe Ukrainës, të cilët shtypen nga qeveritë e tyre dhe i dërgojnë ata në thertore?

Tani, fjalët e mëdha për "fitoren e Ukrainës" janë zëvendësuar me rekomandimet për një "paqe të drejtë", pasi "sherifi i qytetit" u ndryshua. Qëndrimet e tyre gjoja "parimore" kundër çdo rishikimi, ND, PASOK dhe SYRIZA natyrisht i harruan në rastin e Sirisë, aty ku njëzëri para disa muajsh mirëpritën rënien e Asad-it...

(…)

Propozimi i KKE është realist para së gjithash sepse është në interes të popullit – i shërben punëtorit. Dhe popujt nuk kanë rrugë pa krye kur ata zgjedhin të jetojnë me dinjitet për veten dhe fëmijët e tyre. Atëherë ata mund të vendosin ta çojnë çështjen deri në fund.

Po, KKE e merr përsipër këtë përgjegjësi, për ta çuar çështjen deri në fund. Deri në përmbysjen revolucionare të sistemit shfrytëzues kapitalist, vendosjen e një pushteti dhe qeverisjeje të vërtetë punëtore - popullore që do të çojë në ndërtimin e një shoqërie të re në Greqi, pa shfrytëzimin e njeriut nga njeriu, të shoqërisë së socializmit - komunizmit.

I shtrijmë dorën të gjithëve dhe të gjithave. Le të shkojmë gjerësisht, të organizuar, të bëjmë një hapje të madhe politike. Forcojmë radhët e luftës kolektive, të organizuar, me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) në ballë

 

17.03.2025