Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Dhimitri Kucuba vizitoi Atikën Lindore

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) Dhimitri Kucuba, kryetar i delegacionit të Partisë, vizitoi zonat e prekura nga zjarret katastrofike, në Atikën Lindore.

Gjatë vizitës së tij ai foli me banorët vendas dhe u takua me kryetarin e bashkisë së Rafinës (të zonës që u gjend në qendër të katastrofës) dhe me shefin e Rojës Bregdetare.

Më pas Sekretari i Përgjithshëm i KQ të PK të Greqisë (KKE) Dhimitri Kucuba bëri deklaratën e mëposhtme:

"Së pari të shprehim ngushëllimet për familjet e viktimave dhe natyrisht të lavdërojmë përpjekjet e mëdha të zjarrfikësve, të Rojës Bregdetare, të atyre që ndihmuan, sidomos të vullnetarëve nga sindikatat e rajonit, nga i gjithë vendi, nga Shoqatat, Komitetet Popullore. Kontributi i tyre në këtë përpjekje ishte gjigand pas kësaj tragjedie të madhe. Në këto momente është i rëndësishëm regjistrimi i të humburve dhe natyrisht informacioni zyrtar për familjet e tyre, çështje me prioritet, të tilla si ri-restaurimi i plotë i ujit, energjisë elektrike, siguria –ka filluar e bëhen përpjekje, siç na informojë krye-bashkiaku- për strehimin, ushqimin, për veshjen e të gjitha viktimave nga zjarri dhe natyrisht kujdesia për ta. Duhet rivendosje urgjente dhe mbështetje për infrastrukturën e Qendrave Shëndetësore dhe kujdesit shëndetësor në zonë dhe sigurisht përshpejtim për llogaritjen e dëmeve, regjistrim të plotë të shkatërrimeve të mëdha që u bënë dhe dëmshpërblim të përgjithshëm për dyqanet e të vetëpunësuarve, të tregtarëve të zonës, por edhe të familjet popullore që humbën pronësitë, që humbën shtëpitë dhe gjithçka tjetër.

Nga ky këndvështrim, PK e Greqisë (KKE) është në solidaritet me këtë përpjekje. Që në momentet e para u gjendën këtu forca e Partisë, Organizatat e saj, Drejtuesit e saj, në përpjekje për të shpëtuar atë që mundeshim.

Por unë do të doja të theksoj një çështje: Zija Kombëtare e shpallur nga qeveria, fjalët e ndryshme, të cilat për fat të keq shpesh herë mbeten llafe të mëdha dhe boshe, për "unitetin kombëtar, e solidaritet", etj. nuk munden aktualisht të bëhen alibi për të harruar problemet e mëdha që dalin nga kjo tragjedi e papërshkrueshme dhe një justifikim për të fshehur përgjegjësitë e mëdha të qeverive të mëparshme, por edhe të qeverisë së tanishme, të cilat ekzistojnë, si dhe të aparatit shtetëror, kur të mbyllen dritat e kamerave dhe problemi fillon e të harrohet. Këtë çështje e shtrojmë që nga sot dhe nga kjo pikëpamje ne bëjmë thirrje për solidaritet të vazhdueshëm, për vigjilencë, për ngritje të lëvizjes punëtore - popullore, popullin e kësaj zone, gjithë popullin e Atikës, në mënyrë që të shmangim më të keqen. Dhe sigurisht të rregullohen plotësisht të gjitha dëmet që u bënë, dhe nga tani e tutje të merren masa se vjen dhe vjeshta. Duhen ndërmarrë masa urgjente për përmbytjet. Nuk duhet ta harrojmë këtë tragjedi. Kjo është detyra jonë për momentin.

Ju e dini se ne kemi bërë një përpjekje të madhe në muajt e mëparshëm, që nga fillimi i muajit Maj, me propozime drejtuar qeverisë, por edhe më gjerë në shoqëri rreth çështjes se si duhen marrë masa sigurie për zjarrin dhe mbrojtjes nga Zjarri, dhe në kohë të duhur të ndërtoheshin infrastruktura. Kishim bërë Pyetje Urgjente në Parlament në 23 Maj, e cila gjithashtu, ka mbetur praktikisht pa përgjigje nga qeveria dhe tani kemi këto rezultate tragjike. Ky krim nuk duhet të ndodhë përsëri në të ardhmen që tani e tutje. Prandaj të gjithë lëvizni, bashkim dhe luftë".

Artikuj për nevojat elementare të viktimave nga zjarret dorëzojë Fronti Militant Mbar-punëtorë (PAME)

Artikuj për viktimat e zjarrit (ujë - ushqimore - ilaçe dhe artikuj për kujdesinë e fëmijëve) që kishte mbledhur në zyrat e tij Fronti Militant Mbar-punëtorë (PAME), i dorëzoi të Mërkurën, më 25 Korrik.

Njëkohësisht, Fronti Militant Mbar-punëtor (PAME), falënderon punonjësit, sindikatat dhe komitetet popullore për reagimin e tyre të menjëhershëm dhe masiv ndaj thirrjes për mbledhjen artikujve të nevojës elementare për viktimat e zjarreve. Reagimi organizatave masive ishte i madh dhe tejkalojë të gjitha pritjet.

 

26.07.2018