Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Dënojmë vendimin e qeverisë për kriminalizimin e Lëvizjes Komuniste në Çeki

Dënojmë vendimin e ri antikomunist të Qeverisë Fiala dhe Parlamentit të Çekisë i cili, ndër ndryshimet në Kodin Penal miratoi, kriminalizimin e «çdo formë mbështetjeje dhe promovimi të Lëvizjes Komuniste».
Shprehim solidaritetin tonë me Partinë Komuniste të Bohemisë dhe Moravisë dhe komunistëve në Çeki, kundër këtij zhvillimi të papranueshëm të kriminalizimit të jetës politike në vend. Shprehim kundërshtimin tonë ndaj çdo mendimi për nxjerrjen jashtë ligjit të Partisë Komuniste në Çeki.
Kriminalizimi i promovuar i Komunizmit në Republikën Çeke është një zbatim i teorisë anti-historike të "dy anëve ekstreme", të barazimit të përbindëshit të nazi-fashizmit me socializmin-komunizmin, të qasjeve anti-shkencore për "regjimet totalitare". Këto janë pjesë përbërëse të politikës së Bashkimit Europian dhe, për vite me radhë, janë zbatuar në më shumë se 1/3 e shteteve - anëtare të BE-së, ku janë vënë në fuqi lloje të ndryshme ndalimesh kundër Partive Komuniste, simboleve komuniste, ideologjisë komuniste madje dhe të gjithë periudhës historike të ndërtimit të socializmit në BRSS dhe në shtete të tjera të Europës.
Nuk është hera e parë që janë synuar masa të tilla në Çeki, por ato janë përmbysur nga lufta popullore. Kjo përpjekje e re për të kriminalizuar komunizmin ndodh në përvjetorin e 80-të nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe Fitoren e Madhe Antifashiste të Popujve. Është një sfidë e madhe për popujt të përpiqen të barazojnë BRSS-në, Ushtrinë e Kuqe, Partitë Komuniste që udhëhoqën luftën heroike të lëvizjeve partizane kundër pushtuesve nazistë, me bishën nazifashiste. Kjo fyen kujtimin e miliona luftëtarëve, fëmijëve dhe nipërve të tyre, që vdiqën duke dhënë jetën për Fitoren antifashiste.
Tentativat për shtrembërimin e Historisë dhe i memories së popujve, ndalimi i lëvizjes së lirë të ideve, i konfrontimit politik në të ashtuquajturën "liri dhe demokraci" të BE-së, arrin deri në pikën e shembjes së monumenteve antifashiste, restaurimit dhe lëvdimit, si heronj, të fashistëve vendas që i ishin bashkuar Wehrmacht-it nazist gjerman dhe SS-ve, siç ka ndodhur prej vitesh në shtetet baltike.
Ajo që i "lëndon" kapitalistët, qeveritë e tyre dhe BE-në, veçanërisht në shtetet ku u vendos socializmi, është se popujt kanë një standard krahasimi. Ata shohin jo-rrugëdaljet e sistemit shfrytëzues barbar që i shërbejnë qeveritë borgjeze dhe mbushen me nostalgji për socializmin, i cili, pavarësisht dobësive të tij, u ofroi popujve një standard jetese jashtëzakonisht më të lartë 50 vjet më parë sesa kapitalizmi sot.
Përpjekje të tilla "shpëlajnë" fashistët dhe bashkëpunëtorët e tyre, përbëjnë mbështetje për "nostalgjikët" e tyre sot dhe janë një mjet për përshkallëzimin e sulmit antipopullor të BE-së dhe shteteve anëtare të saj ndaj të drejtave punëtore - popullore.
Në 80-vjetorin e Fitores së Madhe Antifashiste të Popujve, shpallim se barbarizmi kapitalist dhe antikomunizmi nuk do të mbizotërojnë, e vërteta historike do të triumfojë. Popujt do të dalin përsëri në shesh dhe shekulli i 21-të do të jetë vërtet shekulli i revolucioneve të reja punëtore.
Athinë, 05/06/2025 Zyra e Shtypit e KQ e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)