Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

NJOFTIM i ZYRËS SË SHTYPIT

Të ndalohen tani sulmet vrastare kundër Komunistëve të Indisë!

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dënon me mënyrën më vendimtare sulmet vrastare kundër komunistëve dhe komunisteve, simpatizantëve dhe miqve të Partive Komuniste, si dhe vandalizmat dhe okupimet e zyrave të Partive Komuniste, organizatave të lëvizjes popullore në Shtetet e vogla të Tripura-s dhe Bengalit Perëndimor, ku në qeverisjen lokale aty kanë dalë forcat e partisë qeveritare BJP dhe forcave aleate të tyre, të tilla si Trinamool Congress në Bengalin Perëndimor.

Situata është jashtëzakonisht e rrezikshme, pasi në tremujorin e fundit më shumë se 11 anëtarë të Partive Komuniste kanë humbur jetën, ndërsa mijëra janë militantët e plagosur në këto dy shtete të vogla, si dhe disa mijëra prona (zyra partiake, zyra organizatash masive, shtëpi dhe dyqane) janë shkatërruar.

Në këto kushte merr rëndësi të madhe iniciativa për të milituar të cilat ndërmerren nga Komunistët dhe organizatat e lëvizjes punëtore popullore të Indisë, në datën 24 Korrik, për të drejtat dhe liritë demokratike, kundër politikës antipopullore të qeverisë borgjeze, kundër represionit dhe sulmeve të forcave reaksionare dhe nacionaliste.

PK e Greqisë (KKE) shpreh solidaritetin e saj internacionalist me Komunistët e Indisë, Partinë Komuniste të Indisë (Marksiste) dhe Partinë Komuniste të Indisë si dhe ndaj punëtorëve të Indisë dhe kërkon nga qeveria indiane që të ndalohen tani sulmet kriminale.

  

ATHINË 18.07.2018                                                                                                     ZYRA E SHTYPIT e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)