Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

TEORIA LENINISTE PËR IMPERIALIZMIN UDHËZUESE PËR LUFTËN E KOMUNISTËVE

  • Disa çështje për punën e Leninit "imperializmi faza më e lartë e Kapitalizmit"  -e cila përbush 100-vjetorin e saj 

  • Artikull i Jorgo Marinos, anëtar i Byrosë Politike të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)


Ç’do ditë vërtetohet se kompleksiteti i zhvillimeve ekonomike dhe politike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar kërkon një përpjekje shumë serioze, sistematike për zhvillimin e punës teorike nga çdo parti komuniste dhe formimin e infrastrukturës së fuqishme e cila do të ketë mundësitë të mbështesë luftën autonome ideologjike të komunistëve, luftën brenda në sindikata, në lëvizjen punëtore – popullore.

Detyrë e përhershme dhe e qëndrueshme, është studimi i zhvillimit të sistemit imperialist – kapitalist dhe i hallkave të tij, të shteteve kapitaliste, vlerësimi i saktë për pozicionin që ka çdo shtet në sistemin imperialist, që formulimi i strategjisë dhe taktikës revolucionare të bazohet në realitet, të dhëna objektive që tregojnë se epoka jonë është epoka e kalimit nga kapitalizmi në socializëm.

PK-të kanë një avantazh të madh, kanë në duart e tyre punën e pazëvendësueshme të Marksit -Engkelsit –Leninit,  kanë si udhëzues Botëkuptimin Marksist - Leninist.

Këtij avantazhi të çmuar i përket dhe puna e Leninit "Imperializmi Faza më e Lartë e Kapitalizmit", që u shkrua në vitin 1916, dy vjet pas shpërthimit të Luftës së Parë Imperialiste Botërore, duke përdorur elemente të shumta për zhvillimin kapitalist dhe kontradiktat e tij, ndryshimet që solli zhvillimi i tij. Veçanërisht ndryshimet që solli kriza e vitit 1873 në grumbullimin e kapitalit dhe krijimin e një strukture më të lartë, monopolin, duke arritur në në përfundime shkencore për periudhën e re të kapitalizmit, fazën imperialiste.

Me të njëjtën saktësia shkencore Lenini studiojë çështjet politike që dalin dhe i dha rëndësi vendit historik të kapitalizmit, në fazën e fundit imperialiste të tij, duke treguar lidhjen e nevojshme të ekonomisë me politikën, duke i dhënë PK-ve dhe klasës punëtore armë me vlera të paçmuara.


         ÇFARË ËSHTË IMPERIALIZMI

Së pari, imperializmi është kapitalizmi në epokën historike që filloi nga fundi i shekullit të 19-të, dhe në në fillim të shekullit të 20-të, dhe sipas përkufizimit më të shkurtër që i ka dhënë Lenini: "Imperializmi është faza monopoliste e kapitalizmit", duke theksuar se ky përkufizim nuk është i mjaftueshëm për të dhënë në përgjithesi thelbin, përbërjen e tij.

Në veprën e tij "Imperializmi, faza më e lartë e kapitalizmit", Lenini i dha një përkufizim të plotë, duke theksuar pesë (5) karakteristikat kryesore ekonomike të tij:

"1) Grumbullimi i prodhimit dhe kapitalit, i cili ka arritur një fazë të tillë të lartë të zhvillimit, që të krijojë monopole të cilat luajnë një rol vendimtar në jetën ekonomike.

2) Bashkimi i kapitalit të bankës me atë industrial dhe krijimi i një oligarkie financiare mbi bazën e këtij kapitali financiar.

3) Rëndësi shumë të madhe merr eksporti i kapitalit, në dallim me atë të eksportit të mallrave.

4) Themelohen bashkësi ndërkombëtare monopolistetë kapitalistëve, të cilat ndajnë botën.

5) Ka mbaruar ndarja territoriale e botës mes fuqive më të mëdha kapitaliste. Imperializmi është kapitalizmi në atë fazë të zhvillimit, në të cilën është formuar dominimi i monopoleve dhe i kapitalit financiar, ka fituar rëndësi të madhe eksporti i kapitalit, ka filluar ndarja e botës nga trustet ndërkombëtare dhe ka përfunduar ndarjen e të gjitha territoreve tokësore nga vendet më të mëdha kapitaliste".

Për çështjen më kryesore: Çfarë është imperializmi? bëhet një luftë intensive në lëvizjen Komuniste. Në kuadër të sbrapsjes ideologjike dhe të ndikimit të fortë të perceptimeve borgjeze dhe oportuniste në një numër Partish Komuniste e kuptojnë imperializmin (vetëm) si një qëndrim agresiv i SHBA-ve ose të shteteve të tjera të fuqishme kapitaliste kundër shteteve të tjera me një pozitë të varur në sistemin imperialist-kapitalist, me mjete ekonomike, politike dhe ushtarake.

Ky është një problem shumë serioz që i udhëzon partitë komuniste të mos munden të analizojnë zhvillimet me të dhënat reale pasi sistemi kapitalist dhe ligjet e tij, në fazën e re, më të lartë imperialiste trajtohen si një element i vetëm, si politikë e jashtme agresive, e shteteve të fuqishme kapitaliste që -siç thuhet-  çon në dobësimin dhe humbjen e sovranitetit, në humbjen e pavarësisë të shteteve më të vogla.

Kjo qasje, e cila nuk mund ta shikojë sistemin imperialist (kapitalist) në tërësi me hallka (unaza) shtete kapitaliste të cilat nuk janë "të njëjta" nuk janë "të barabarta", por për shkak të fuqisë së tyre asimetrike ekonomike, ushtarake dhe politike kanë një pozicion të ndryshëm në sistem -  në piramidën imperialiste, nuk mund ta kuptojë çështje themelore, se vendet kapitaliste në epokën e imperializmit të cilat kanë të formuar bazën monopoliste, ekonomike, gjenden në fazën imperialiste.

Kjo nuk do të thotë se Greqia është e njëjtë me Gjermaninë, as se Meksika është e njëjtë me SHBA-të. As nuk është përputhje e synimeve politike, të secilit shtet kapitalist dhe aleance, as nuk anulon manovra, kompromise që mund të bëhen në momente të ndyshme historike, gjithmonë me qëllim të përhershëm avancimin e interesave të monopoleve.

Asimetria kapitaliste dhe pabarazia e vlerës në marrëdhëniet ekonomike-politike janë ligje themelore të kapitalizmit si për shtetet kapitaliste të fuqishme, ashtu dhe në shtetet më vend më të ulët – apo të mesëm, çdo shtet borgjez i shërben interesavemonopoliste.

Për më tepër, është vetë klasa Borgjeze që zgjedh rrugën e lëshimit të së drejtave sovrane p.sh. në një aleancë imperialiste p.sh. ndaj BE-së apo NATO-s, apo akoma edhe në marrëdhëniet ndërshtetërore që të mbrojë interesat e saj të përgjithshme klasore, për të gjetur mbështetje dhe të përjetësojë pushtetin e saj. Pra, "çështjet e sovranitetit" kanë bazë klasore dhe eliminimi i tyre është i lidhur me eliminimin e shkaqeve që e lindin atë, me përmbysjen e pushtetit borgjez.

Duke njëjtësuar (vetëm) imperializmin me politikën e jashtme agresore të shteteve kapitaliste të fuqishme dhe ndarjen e politikës nga ekonomia (monopoliste) të çon në ndarje thellësisht të gabuar të luftës antiimperialiste nga ajo antikapitaliste.
Gjithashtu, kjo rrugë e gabuar të çon në "zbukurimin" e rolit të borgjezisë të "shteteve më të vogla".

Problemi më serioz është ai i ndryshimit të synimeve të Partive Komuniste. Në vend që të bëhet luftë për përmbysjen e kapitalizmit – imperializmit hyn kërkimi utopik i strategjisë së rivendosjes së sovranitetit dhe pavarësisë brenda kuadrin të kapitalizmit, me formacione politike kalimtare, të quajtura të "majta", "progresiste" qeveri të menaxhimit borgjez me ndikim negativ në ecurinë e luftës klasore dhe forcimin e kampit kapitalist.

Rasti i shteteve në Amerikën Latine është karakteristikë dhe përbën një kontribut të rëndësishëm për luftën në lëvizjen Komuniste analiza që bën PK e Meksikës për të zbuluar dëmin e shkaktuar nga e ashtuquajtura "progresivizëm" dhe e ashtuquajtura "Socializmi i shekullit të 21", që lëvizin brenda kuadratit të kapitalizmit, konservojnë pushtetin borgjez, pronësinë kapitaliste në mjetet e prodhimit, ligjin e fitimit të monopoleve, anarkinë kapitaliste që të çon në kriza.

Duke marrë parasysh seriozitetin e problemit merr shumë rëndësi paralajmërimi i Leninit i cili thekson prerazi se: "Nëse nuk  kuptohen rrënjët ekonomike të këtij fenomeni (të imperializmit), nëse nuk vlerësohet rëndësia politike dhe shoqërore, nuk mund të bëhet asnjë hap në çështjen e zgjidhjes së detyrave praktike të lëvizjes komuniste".

Së dyti, Lenini, në bazë të thelbit ekonomik dhe të kontrasteve që përshkojnë imperializmin, studiojë dhe tregojë karakteristikat e saj politike, duke argumentuar se imperializmi është faza e fundit e kapitalizmit, pragu i revolucionit socialist.

RËNDËSIA VENDIMTARE E SHOQËRIZIMIT TË PRODHIMIT DHE TË PUNËS

Lenini vuri në dukje (në vitin 1916) se: "Kapitalizmi në fazën e tij imperialiste të çon direkt në shoqërizimin më të gjithanshëm të prodhimit ... Prodhimi bëhet social (shoqëror), por përvetësimi mbetet individual ... Kur biznes i madh bëhet gjigand dhe organizon me projektim, në bazë të llogaritjes së saktë të një pasuri të të dhënave, furnizimin e lëndëve të para në madhësi: 2/3 ose 3/4 të totalit të përgjithshëm që është e nevojshme për dhjetëra miliona popullsi. Kur organizohet sistematikisht transportimi i kësaj lënde të parë në pozicionet më të përshtatshme për prodhimin, që dikur ishin larg nga njëra – tjetra me qindra apo dhe mijëra kilometra.Kur nga një qendër drejtohen të gjitha fazat e sekuencave prodhuese të lëndës së parë gjer në prodhimin e një gamë të tërë të produkteve të ndryshme të gatshme. Kur shpërndarja e këtyre produkteve bëhet e bazuar në një plan për dhjetëra e qindra miliona konsumatorë (shitja e naftës edhe në Amerikë dhe në Gjermani nga ana e "Trust naftës " amerikane). Atëherë bëhet fare e qartë se ne kemi para nesh një shoqërizim të prodhimit" (Veprat, v. 27, f. 327 dhe 432, Shtëpia Botuese “Synxroni Epohi” ).

Në bazë të sa më sipërmet, ja vlen të studiojmë metodologjinë leniniste duke përqendruar mendimin tonë në vitet që kaluan nga 1916-ta e deri më sot ku detajet e shoqërizimit të prodhimit dhe të punës janë shumëfishuar !!


DETYRAT POLITIKE të PARTIVE KOMUNISTE

"Imperializmi është pragu i revolucionit shoqëror të proletariatit. Që nga viti 1917 e tutje kjo u vërtetua në shkallë botërore" (nga parathënie në versionin francez dhe gjerman të projektit të V. I. Leninit "Imperializmi, faza më të lartë të kapitalizmit"

Cila është çështja kryesore që vërteton këtë të vërtetë të madhe dhe i lejon Partitë Komuniste të bëjnë një hap të guximshëm përpara, të ç’ bllokohen nga zgjedhjet strategjike të cilat jo vetëm që nuk janë vërtetuar, por lidhen me periudhat e kaluara historike, ku klasa borgjeze ishte forcë sociale kryesore kundër feudalizmit?

Revolucioni i Madh Socialist i Tetorit tregon rrugën. Është Revolucioni Socialist në fillim të shekullit të 20-të në një vend relativisht të prapambetur bujqësor (por) që ishin krijuar kushtet materiale për ndërtimin e shoqërisë së re socialiste.

Domosdoshmëria e socializmit është shumëfishuar në ditët tona ku kapitalizmi u zhvillua shumë dhe ka formuar një bazë të fortë ekonomike (monopoliste), me infrastruktura të nivelit të lartë, memjete teknologjike që e lejojnë rritjen e produktivitetit të punës.

Pjekja e kushteve materiale. Kjo është çështja themelore që zgjidhi zhvillimi i kapitalizmit në fazën imperialiste dhe përcakton natyrën e kohës sonë, si një epokë e kalimit nga kapitalizmi në socializëm.

Studimi i zhvillimeve dhe debati thelbësor që u zhvillua në Kongresin e 19-të të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) (pranverë të vitit 2013) dokumentoi se Greqia është në një pozicion të ndërmjetshëm në piramidën imperialist ndërkombëtare, me vartësi nga SHBA-të dhe BE-ja.

Në programin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) i cili u miratua në Kongresin e 19-të përmendet se: "Populli grek do të çlirohet nga zinxhirët e shfrytëzimit kapitalist dhe të bashkimeve imperialiste, kur klasa punëtore me aleatët e saj do të kryej revolucionin socialist dhe do të vazhdojë në ndërtimin e socializmit – komunizmit".

Qëllimi strategjik i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) është marrja e pushtetit revolucionar punëtor, d.m.th. diktatura e proletariatit, për ndërtimin e socializmit si faza e papjekur e shoqërisë komuniste.
Ndryshimi revolucionar në Greqi do të jetë socialist".

Partia jonë nuk kufizohet në domosdoshmërinë e socializmit, por në bazën e studimeve të zhvillimeve ekonomike – shoqërore thekson se socializmi është alternativa e vetme, e nevojshme dhe bashkëkohore për sot.

Gjatë viteve, problemet e pazgjidhura akute me të cilat përballet klasa punëtore burojnë nga mbizotërimi, nga forcimi dhe zgjerimi i kapitalit monopol në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe të jetës shoqërore. Grumbullimi i kapitalit është bërë më shumë se çdo herë tjetër, ka rritje të madhe në produktivitetin e punës.

Shfaqja e krizës ekonomike kapitaliste në vitin 2008, theksoi edhe më shumë natyrën historike të prapambetur dhe barbare të sistemit kapitalist, domosdoshmërinë e socializmit në ditët e sotme, nevojën e rindërtimit të lëvizjes ndërkombëtare komuniste, emancipimin e lëvizjes punëtore popullore.

Kontribuoi në thellimin e kontradiktave të pabarabartë dhe ndër-imperialiste, në ndryshimin e bilancit të forcave dhe në ri-pozicionimin në piramidën ndërkombëtare imperialiste, në një mprehje të kontradiktave ndër-imperialiste që është baza e luftërave imperialiste.

Partia jonë e fokuson vëmendjen në forcimin e saj, në rindërtimin e lëvizjes punëtore dhe në ndërtimin e një aleance të fortë popullore-sociale që shpreh interesat e klasës punëtore, të gjysmëproletareve, të vetë-punësuarve dhe të bujqve të varfër, të të rinjve dhe grave të klasës punëtore dhe të shtresave popullore në luftën kundër monopoleve dhe të pronësisë kapitaliste, kundër integrimit të vendit në bashkësitë imperialiste, p.sh, në BE dhe NATO.

Në programin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) përmendet se: "Bashkimi i shumicës së klasës punëtore me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe qasja e pjesëve pioniere të shtresave popullore do të kalojnë nga disa faza. Lëvizja punëtore, lëvizjet e të vetëpunësuarve në qytete dhe e bujqve në fshat, si dhe forma e shprehjes së koalicionit të tyre (Aleancë Popullore) me objektiva antimonopoliste, antikapitaliste, me aktivitetin pionier të forcave të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në kushte jo-revolucionare, përbën një parapërgatitje për formimin e frontit revolucionar punëtor – popullor në kushte revolucionare".

"Në kushtet e situatës revolucionare, fronti revolucionar punëtor – popullor me të gjitha format e veprimit të tij mund të bëhet qendra e kryengritjes popullore kundër pushtetit kapitalist ....".


PËR KALBËZIMIN E KAPITALIZMIT

Nga përvoja që  mblidhet në shtetet kapitaliste vërtetohet qëndrimi Leninist mbi kalbëzimin e kapitalizmit në fazën imperialiste. Fenomenet e kalbëzimit, skandalet etj, shumëzohen por duhet patur kujdes pasi është e qartë se kalbëzimi nuk çon direkt në përmbysjen e kapitalizmit, sistemi e mbron me të gjitha mjetet që ka në dispozicion pushtetin e tij. Pra duhet intensifikimi i përpjekjeve të PK-ve për forcimin e luftës ideologjike, politike dhe masive për formimin e ndërgjegjes klasore të klasës punëtore me një strategji që favorizon zhvillimin e luftës  antimonopoliste – antikapitaliste, që me baza të forta të bëhet përpjekje sistematike për grumbullimin dhe përgatitjen e forcave punëtore – popullore me drejtim përplasjen dhe përmbysjen.



                     KRITIKA E LENINIT NDAJ RENEGATIT KAUCKI

Në praktikë, Lenini vërtetojë se lufta kundër oportunizmit është një element i luftës kundër imperializmit - kapitalizmit, për përmbysjen e tij.

Nga ky këndvështrim ka shumë rëndësi të madhe zbulimi i pozicioneve të gabuara të renegatit Kaucki i cili mbështeste se: "Imperializmi është një produkt i kapitalizmit shumë të zhvilluar industrial. Ai përbëhet nga prirje të çdo kombi industrial kapitalist të bashkëngjiti ose të nënshtrojë gjithnjë e më shumë zona bujqësore (theksimi është i Kauckit), pavarësisht nga kombet që i banojnë ato zona".

Lufta e Parë Botërore ishte imperialiste që nga të dyja anët, e ANTAT (Angli, Francë, Rusi etj) dhe aleanca e Gjermanisë, ishte luftë midis dy koalicioneve të shteteve kapitaliste për ndarjen territoriale të botës, dhe pozicionet e oportunistëve shkëpusnin politikën nga ekonomia dhe e shikonin imperializmin si një politikë të bashkëngjitjes se territoreve nga ana e shteteve të fuqishme kapitaliste.

Lenini, theksoi se përkufizimi i Kauckit "nuk ka absolutisht asnjë vlerë, sepse është i njëanshëm, d.m.th. dallon në mënyrë arbitrare vetëm çështjen kombëtare (edhe pse kjo çështje është shumë e rëndësishme, si në vetvete, ashtu dhe në raport me imperializmin) në mënyrë arbitrare e lidh atë jo saktë vetëm me kapitalin industrial të vendet që bashkëngjitin kombet e tjera, duke vënë në skuadron e parë përsëri në mënyrë arbitrare dhe jo të saktë bashkëngjitjen e zonave bujqësore.  Imperializmin është tendenca për bashkangjitje- ja ku përfundon pjesa politike e përkufizimit të Kauckit.

Meqenëse bëhet diskutim-dyluftim në lëvizjen komuniste ne duam të theksojmë se, natyrisht, Lenini foli, në fillim të shekullit të 20-të për një grup të vogël vendesh që mbanin një pozicion udhëheqës në tregun botëror në sajë të trustet-eve, kartelet, në koloni, të marrëdhënieve ndërshtetërore të shteteve kreditore me shtetet huamarrëse.

Por, Lenini vet, na mëson se kapitalizmi zhvillohet, asimetria kapitaliste ka çuar dhe çon në ndryshime të rëndësishme në pozicionin e shteteve kapitaliste në sistemin imperialist.

Përvoja vërteton se në dekadat e fundit me luftën e popujve dhe me kontributin e Bashkimit Sovjetik u përmbys sundimi kolonial dhe vendet koloniale fituan pavarësinë e tyre shtetërore.

Duke marrë parasysh këtë realitet ne besojmë se ajo që e tregon drejtë lëvizjen në epokën tonë mund të jetë e përqendruar në analizën që thekson se të gjitha shtetet kapitaliste te të cilat tashmë është zhvilluar kohë më parë kapitalizmi monopol marrin pjesë në sistemin imperialist, mbizotëron ndërvarësia e pabarabartë dhe çdo shtet ndikon në mënyrë analoge të fuqisë ekonomike, politike dhe ushtarake që ai ka, me kriter përfaqësimin dhe promovimin e interesave të monopoleve "të veta".

Këto të dhëna na lejojnë të interpretojmë me kriter klasor rolin e çdo shteti dhe aleance, na lejon që të mbajmë qëndrim për rolin e aleancës së shteteve kapitaliste p.sh. të BE-së dhe të BRICS, p.sh. për qëndrimin e Rusisë dhe Kinës që përmbushin rolin e tyre, në favor të monopoleve ruse dhe kineze në konkurrencën ndërkombëtare me SHBA-të, BE-në, Japoninë etj, për kontrollin e tregjeve dhe burimeve natyrore dhe aq më shumë në ditët tona për gazin natyror, naftën, për rrjetin e tubacioneve të energjisë.

KONKLUZION

Ne besojmë se një çështja kryesore për Partitë Komuniste është shqyrtimi i zhvillimeve me armë të gjitha (uniformet) tiparet leniniste, dhe përpunimi i strategjisë së tyre të bazuar në të vërtetën e madhe se imperializmi është kapitalizmi që kalbet dhe epoka jonë është epoka e kalimit nga kapitalizmi në socializëm.

Të armatosur me punën e Leninit mund të kapërcejmë vështirësi dhe të mbajmë gjenerim parimor kundër luftërave imperialiste të cilat janë rezultat i intensifikimit të kontradiktave ndër-imperialiste dhe rivaliteteve dhe të kundër-luftojmë presionin e forcave borgjeze dhe oportuniste që të çon në mbështetjen e interesave të klasës borgjeze "të vendit tonë", në çarmatimin e klasës punëtore, duke dënuar atë të veprojë "nën flamurin e huaj", që të zgjedhin imperialist ose aleancë imperialiste.

Këto pika nuk i përkasin vetëm qëndrimit të komunistëve kundër luftës imperialiste, i përkasin gjithashtu qëndrimit të tyre ndaj aleancave imperialiste dhe në shumë çështje të tjera të luftës politike.

Kohët e fundit, Partia Komuniste e Greqisë (KKE), duke u vendosur ndaj referendumit në Britani dhe në vendimin për Brexit thotë:

"rezultati tregon rritjen e pakënaqësisë së forcave punëtore – popullore ndaj BE-së dhe politikave antipopullore të saj, dhe thekson se kjo pakënaqësi duhet të çlirohet nga zgjedhjet e seksioneve dhe forcave politike të klasës borgjeze dhe të marri karakteristika radikale – antikapitaliste.

Rezultati përshkruan zhgënjimin e pritjeve, të cilat për vite me radhë kultivonin të gjitha partitë borgjeze, -edhe në Greqi- së bashku me shtabet e euro-bashkimit, se gjoja na qenka e mundur që popujt të kenë begati në kuadër të BE-së.

Dënimi i nevojshëm i bashkësisë së ujqërve të kapitalit, BE-së, lufta për shkëputje të çdo vendi nga ajo, për të qenë efektive duhet të jetë e lidhur me nevojën për të përmbysur pushtetin e kapitalit, me pushtetin punëtor – popullor. Aleanca sociale e klasës punëtore dhe e shtresave të tjera popullore, rindërtimi dhe forcimi i lëvizjes komuniste ndërkombëtare përbën term që të hapet kjo rrugë premtuese".

Ky përfundim, ky drejtim e ndriçon me të vërtetë rrugën e përmbysjes dhe jo pozicionet që vazhdimisht kërkojnë "shkalla" dhe "faza" në terrenin e kapitalizmit duke treguar disa zëvendësues, e duke i vënë pengesa luftës së domosdoshme antikapitaliste për përmbysjen e barbarizmit kapitalist.

Përvoja e lëvizjes komuniste tregon se pavarësia ideologjike dhe organizative e Partive Komuniste është një parim me rëndësi shumë të madhe të cilën kur e shkelet të çon në devijime dhe në mutacione oportuniste.

Pavarësia ideologjike dhe organizative me strategjinë që i përgjigjet kërkesave aktuale të luftës së klasave në drejtimin e grumbullimit të forcave për përmbysjen e kapitalizmit dhe jo bllokimin në logjikën e fazave të ndërmjetshme të menaxhimit të kapitalizmit janë mjete shumë të rëndësishme për luftën e PK-ve dhe për rindërtimin e lëvizjes komuniste.