Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

SHPALLJE E ZYRËS SË SHTYPIT PËR 70 VJETORIN E THEMELIMIT TË NATO-s

70 vjetori i themelimit të NATO-s është një përvjetor i zi për popujt e botës, si dhe një rast për të hulumtuar historinë e përgjakshme të kësaj organizate imperialiste, e cila vazhdon të shkruhet edhe në kohën tonë.

NATO u formua më 4 prill 1949 që të ishte krahu i armatosur i imperializmit euroatlantik kundër kampit socialist dhe kundër luftës në rritje të popujve anembanë botës, lëvizjes komuniste. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe përmbysjes së socializmit, NATO jo vetëm që nuk u shpërbë, por vazhdoi edhe me më shumë agresivitet, duke shfrytëzuar eliminimin e "kundërshtarit të frikshëm" dhe regresin e lëvizjes punëtore në nivel botëror.

Këtë të vërtetë e konfirmojnë luftërat dhe ndërhyrjet e shumta imperialiste, ndryshimet e kufijve dhe shpërbërjet e shteteve, malet e tëra me viktima dhe miliona refugjatë, sidomos në rajonin tonë.

U përgënjeshtruan të gjithë ata që thoshin se, përmbysja e sistemit socialist do të sillte ndryshime pozitive në favor të paqes, por dhe ata që thoshin -mes tyre edhe forcat e tipit SYRIZA- se tashmë NATO gjoja nuk ka arsye pse të ekzistojë. Arsyeja e ekzistencës së NATO-s mbetet promovimi me të gjitha mënyrat, madje edhe me gjakun e popujve, të interesave gjeopolitike euroatlantike dhe mbizotërimi në konkurrencën me shtetet e tjera të fuqishme dhe monopole. Vendimet e fundit të NATO-s, të cilat arrijnë gjer në mbështetjen që të godasi NATO e para me bomba bërthamore, stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë, shpenzimet gjigande për pajisje ushtarake, marrëveshjet e tipit Prespa i shërbejnë planeve të lartpërmendura.

70-vjetori nga themelimi i NATO-s përbën një rast që populli të reflektojë vuajtjet që ka përjetuar dhe vazhdon të përjetojë për shkak të pjesëmarrjes së Greqisë në këtë organizatë. Është një rast që të rinjtë të mësojnë historinë e përgjakshme të NATO-s. Për të forcuar luftën kundër NATO-s dhe BE-së, kundër bazave të huaja në vendin tonë dhe përfshirjen e Greqisë në planet e rrezikshme. Që të forcohet lufta e përbashkët e popujve, alternativa e vetme shpresëdhënëse që është shkëputja nga këto organizata imperialiste, lufta kundër barbarizmit kapitalist.

 

ATHINË 4/4/2019 ZYRA E SHTYPIT E KQ TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)