Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

SHPALLJE E KOMITETI QENDROR TË KKE PËR REZULTATIN E ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE TË 20 SHTATORIT

1. K.Q përshëndet anëtarët, miqtë dhe simpatizantët e Partisë dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), bashkëpuntorët dhe të gjithë ata që dhanë betejën e tyre, dhe u bashkuan me Partinë.  Partia mblodhi 5.6% dhe i mbajti 15 deputetët e saj. Ky rezultat zgjedhor pasqyron bilancën negative të përgjithshëme të forcave klasore, rënien e përgjithshme të lëvizjes punëtore popullore në kushtet e krizës së thellë ekonomike kapitaliste, nivelin e luftës së klasës në vendin tonë si dhe në nivel ndërkombëtar.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do të shfrytëzojë forcën e saj politike zgjedhore si edhe atë parlamentare në përpjekjet titane që duhet të bëhen tani e tutje për rindërtimin dhe forcimin e lëvizjes punëtore, në përgjithësi të lëvizjes popullore, për forcimin e Aleancës Popullore, që të forcohet linja e kundërsulmit dhe e sfidës, në kundështim të përgjithshëm me kontrastin e rrugës kapitaliste të zhvillimit,  BE-në dhe politikën që mbështet këtë rrugë.

Grumbullimi i forcave në këtë drejtim, emancipimi politik i popullit punonjës nga dilema të rreme dhe gracka që e edukon sistemi politik borgjez, përmes rotacionit të partive dhe personave në role të ndryshme, është një parakusht për bllokimin e masave antipopullore me luftë dhe fitoren e një pjese  të arritjeve, deri në përmbysjen përfundimtare të sistemit kapitalist.

Veçanërisht, duam të përshëndesim ata që për herë të parë votuan KKE, duke vlerësuar qëndrueshmërinë, sakrificën, shpirtin luftarak të Partisë në luftë për interesat e popullit punonjës, edhe nëse nuk pajtohen me të gjitha qëndrimet e Partisë. Përshëndesim të gjithë ata që me votën e tyre duartrikitën KKE që gjatë tërë këtyre viteve, dhe sidomos në 7-muajt e fundit të qeverisjes së SYRIZA-ANEL, kundër rrymës së shpresës së rremë që kultivojë ndryshimi qeveritar i Janarin të kaluar, zbuloi se në terrenin e dominimit kapitalist dhe të aleancave ndërkombëtare imperialiste, të tilla si BE dhe NATO, nuk mundet objektivisht të ekzistojnë menaxhime dhe negociata në favor të popullit.

I drejtohemi të gjithë atyre, që edhe pse e vlerësojnë qëndrimin militant propopullor të KKE, nuk e kanë bërë ende hapin vendimtar të votës, sidomos nën trysninë e polarizimit dhe të SYRIZA-s që kërkonte votën "që të mos kthehej e kaluara e vjetër", apo zgjodhën mospjesmarrjen.

Zhvillimet dhe lufta e komunistëve në Greqi ngjall interesin e shumë punëtorëve në Europë dhe në vendet e tjera të botës. Ne duam të falënderojmë dhjetrat e Partive Komuniste dhe Punëtore që shprehën mbështetjen e tyre ndaj Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), ndërkohë që forcat e Partisë së Majtë Europiane (PME) dhe në përgjithësi të socialdemokracisë mbillnin dhe vazhdojnë të mbjellin iluzione për rolin e SYRIZA-s dhe të qeverisë së saj.

2. Në këto zgjedhje një pjesë e madhe e popullit zgjodhi mospjesmarrjen, e cila ka arritur përqindjet më të lartë në vitet e fundit. Edhe pse, kryesisht, kjo gjë shpreh dëshpërim ndaj sistemin politik borgjez, ndjenjë indinjimi apo frustrimi në shtresa punëtorësh dhe të rinisë, nuk përbën qëndrim kundështimi dhe sfidimi ndaj situatës aktuale dhe shkaqeve që e gjenerojnë. Përkundrazi, ajo përforcon disfatizmin dhe dorëheqjen se "asgjë nuk bëhet", "asgjë nuk ndryshon" e përforcon përshtypjen e gabuar se "të gjithë njësoj janë".

Ato dhe ata që kishin votuar më parë KKE apo ata që menduan të votonin KKE, por më së fundi zgjodhën mospjesmarrjen, duhet të mendojnë se të gjitha betejat e vogla dhe të mëdha, së bashku edhe me ato të zgjedhjeve, mundet dhe duhet të shfrytëzohen për të patur çarje në korreacionin e tanishëm negativ të forcave, të përqëndrohen forca, me qëllim përmbysjen e përgjithshme. Mospjesmarrja sigurisht që lidhet edhe me vështirësitë e transportimit për një pjesë të popullit, që ballafaqohet me probleme serioze varfërie dhe mbijetese, dhe nga kjo pikpamje përgjegjësia bie mbi qeveritë e deri tanishme që nuk kan marrë masa për të lehtësuar, siç ka kërkuar në mënyrë të përsëritur Partia Komuniste e Greqisë (KKE).

I bëjmë thirrje të gjitha forcave punëtorë dhe popullore, që nga nesër, të takohen me ne në luftërat e përditshme, në sindikata, në sektorë pune, në vendet e punës dhe të rinisë, në lëvizje, për të zmbrapsur masat e memorandumit të 3-të dhe të memorandume të mëparshëm, për rrimarjen e humbjeve, por edhe në përgjithësi në luftën që të ndryshojë përgjithmonë duar pushteti. Përmes luftës, aktivitetit kolektiv, mund të kapërcehen hezitime dhe rezervime, të kuptohet më mirë rrugëdalje dhe pushteti që propozon Partia Komuniste e Greqisë (KKE).

3. Rezultati i përgjithshëm i zgjedhjeve pasqyron stabilizimin e palosjeve, pritjen pasive dhe konservatorizmin një pjesë të madhe të popullit. Është në kurriz të punëtorëve, punonjësve dhe të vetëpunësuarve, të papunëve, të fëmijëve të tyre, të pensionistëve. Rezultati, kryesisht, riprodhon marrëdhëniet ndërmjet partive të sistemit politik borgjez që ekzistonte në zgjedhjet e mëparshme, para 8 muajsh, pasqyron kompromis përballë sulmit të kapitalit në kushtet e krizës ekonomike dhe shpresa iluzore në ristrukturimin e socialdemokracisë nga PASOK-u dhe SYRIZA.

Vota për SYRIZA, edhe pse si qeveri solli parakushtet antipopullore dhe memorandumin e 3-të, shpreh riprodhimin e zgjedhjes të së "keqes më të vogël" në krahasim me ND-në, në kurthin artificial të  "shansit të dytë, që të mos bëhet e Majta një parentezë".

Vazhdon të jetë ende negativ fakti që Agimi i Artë nazist dhe kriminel ka zhvilluar një ndikim të qëndrueshëm politik. Përgjegjësi të mëdha për këtë mbajnë të gjitha partitë e tjera, që nga partia në pushtet SYRIZA, partia kryesore e opozitës Demokracia e Re (ND), si dhe partitë e tjera të opozitës të përgjithshme, të cilët nuk e luftuan, haptazi, thelbin politik në periudhën e zgjedhjeve, por edhe më parë. KKE do të vazhdojë të çojë flamurin e luftës kundër nazi-fashizmit dhe përfaqësuesit e tij të tanishëm në Greqi, që helmojnë ndërgjegjen e punëtore – popullore, organizojnë batalione bastisjesh, ngrejnë para-institucione për gjetje pune me pagë skllavi, pavarësisht përpjekjeve për një paraqitje më "legale", për arsye të përndjekjes penale që gjëndet në progres e sipër.

Disa riklasifikime mes partive borgjeze, të tilla si ngritja e "koalicionit demokratik" (PASOK-DIMAR) në krahasim me rënien e POTAMI-t, pasqyrojnë procesin e reformimit në vazhdim të sistemit politik borgjez, nga i cila asnjë përfitimit nuk mund të presi populli. Prania parlamentare e "Bashkimit të Qëndrës" me qëndrim reaksionarë në të vërtetë, përdoret si hendek pengese për një pjese të indinjatës të futet në kanale të pa dëmshme për sistemin.

Qëndrimet e partis të sapo dalë Bashkim Popullor (LAE) –e cila rezultojë nga përçarja e SYRIZA-s dhe si përfundim mbeti jashtë parlamentit– përfaqësojnë propozimin politik të daljes nga kriza me monedhën kombëtare pa e abuzuar në të vërtetë sistemin kapitalist dhe BE-në.

4. SYRIZA në të gjitha këto vite ka dhënë shërbim të çmuar ndaj sistemit. Fillimisht, shfrytëzojë pakënaqësinë e popullit ndaj masave antipopullore, duke vënë në shinjestër ekskluzivisht menaxhimin qeveritar të ND dhe PASOK, memorandumet, duke fshehur natyrën e tyre të vërtetë, si një politikë e mbështetjes së kapitalit në fazën e krizës ekonomike kapitaliste, gjë që është një fenomen i pashmangshëm i zhvillimit kapitalist. U përpoq të mashtrojë forca punëtore popullore, se gjoja propozimi i tij politikë do të ketë orientim propopullor- "anti-memorandum", se është e mundur, pa sfidim dhe përmbysje, pa sakrifica popullore dhe luftë, të arritej prosperiteti popullor, sepse gjoja kjo na qënka çështje negociatash, ndershmërie, kompetence, dhe zgjuarsie.

Nënshkrimi i Memorandumit të 3-të nga qeveria SYRIZA-ANEL dhe shpallja e nxituar e zgjedhjeve të përgjithshme u shoqërua me rinovimin e dilemave me synim manipulimin e forcave popullore dhe grabitjes së konsensusit popullor për masa antipopullore. SYRIZA para zgjedhjeve u përpoq për të kultivuar përshtypjen e rremë se, në kontrast me qeveritë e mëparshme, qeveria e tij "luftojë". Se pavarësisht kompromisit, beteja e bisedimeve gjoja nuk ka mbaruar akoma, se BE-ja mund të ndryshojë, se ka akoma çështje të hapura (rregullim të borxhit, paketa e zhvillimit, ekuivalente) që qeveria e tij mundet ti menaxhojë më mirë se të tjerët. Me këtë mënyrë SYRIZA bashkojë masa punëtore popullore të cilat, edhe pse në vitet e mëparshme luftuan kundër masave anti-popullore dhe memorandumeve, tani mbështesin një zbatimin gjoja "më të drejtë'' dhe më të “butë”. Përgjegjësia e SYRIZA dhe degëve që u disitancuan është se çarmatosën lëvizjen, e minuan atë, me iluzione, me premtimet e tyre të rreme.

Kontributi më i madh negativ i tij në vitet e fundit është se doli dhe u tregua si një forcë e punëdhënësve, si babai i punëtorëve, duke bashkuar me vete mekanizmat përkatëse të PASOK-ut dhe duke pranuar përkëdheljet e një pjese të konsiderueshme të punëdhënësve kapitalistë dhe të mekanizmave të BE-së.  Pra, SYRIZA e përgatiti dhe e kultivojë terrenin që të kalonin masat e reja antipunëtore – antipopullore, edhe si forcë kryesore opozitare më parë, por dhe në 7-muajshin e qeverisjes së tij.

Politika e SYRIZA-s i dha të drejtën ND-së dhe PASOK-ut të shfaqen si të përligjur në lidhje me qeverisjen e tyre në të kaluarën. Ata përpiqen të shfaqen si eksponentët e vërtetë të "rrugës së vetme" të BE-së, të së ashtuquajturës "reforma",  të investimeve të zhvillimit kapitalist, të cilat gjoja SYRIZA nuk i beson.

5. Koalicioni i ri qeveritar SYRIZA-ANEL do të eci në rrugën e zbatimit të masave antipopullore dhe memorandumeve, në favor të profitabilitetit kapitalist.  Do të zbatojë udhëzimet e BE-së, që përfshijnë të gjitha shtetet anëtare.

Klasa borgjeze në Greqi edhe në nivel europian, shtabet e eurobashimit, BE - BQE - FMN, partitë borgjeze, janë të interesuara që të ketë një shumicë parlamentare që të mbështesi një qeveri të aftë për të kaluar lehtë masat antipunëtore – antipopullore, për të lehtësuar rimëkëmbjen dhe njëkohësisht për të mbajtur lëvizjen në tërheqje ose të ngrirë. Ata do ta përdorin votën popullore si mbështetje për të kaluar të gjitha masat pa rezistencë, që të zbatohet strategjia e tyre pa asnjë humbje.

Siç shihet, në këtë fazë, ND-ja do ta mbajë rolin e saj, me një opozitë të rreme dhe të pa dëmshme, si një "opozitë" gjoja përgjegjëse që ndihmon punën qeveritare dhe përshpejtimin në emër të "stabilitetit"  dhe të "unitetit kombëtar", që në thelb do të thotë se klasa në pushtet i ka duart e lira për të shpalosur ofensivën, nënkupton bashkëpunimin klasor, intensitetin e autoritarizmit.

Para nesh gjënden beteja të mëdha për çështjet e ngutshme që i përkasin klasës punëtore në përgjithësi, shtresave popullore (p.sh. Sigurimet Shoqërore). KKE do të kontribuojë me të gjitha forcat e saj që të organizohet kundërsulmi popullor, të bëhet e qartë orientimi i vendosur i lëvizjes në drejtim, antikapitalist – antimonopolist, të masifikohen proceset e lëvizjes dhe të luftës.

Deklaratat e të gjitha partive të tjera përbëjnë tadhje dhe janë brutale, kur flasin për kombesime apo programe paralele, që gjoja do të lehtësojnë pasojat e rënda të Memorandumit të 3-të. Nuk bëhet fjalë as për një kthim të vogël të atyre humbjeve që pati populli në vitet e fundit. Në rastin "më të mirë", një grup punonjësish do të marrë diçka dhe do ta paguajnë të gjithë punonjësit e tjerë. Të varfërit do të paguajë për më të varfërit. Klasa borgjeze dhe qeveritë saj do të përdorin kombesime të ndryshme për të kultivuar logjikën "përça e sundo", të ndarjes së punonjësve, për të parandaluar forcimin e një lëvizje që do të bashkohet mbi kërkesa të përbashkëta dhe unike, dhe do të luftojë kundër politikës pro-monopoliste, kapitaliste, dhe BE-se.

Parakushti për një rimëkëmbje edhe disi të vakët kapitaliste është ruajtja dhe zgjerimi i heqjeve të çdo arritjeje, forcë pune sa më të lirë dhe të nënshtruar, mostatimi i borgjezisë do t'i uli në mënyrë drastike dhe do ti shfuqizojë shpenzimet e vogëla sociale, dhe njëkohësisht do të mbajë papunësinë e lartë dhe veçanërisht punën me gjysëm orar. Rimëkëmbja që u shënua në shtetet e tjera kapitaliste,  nuk e reduktojë shumë papunësinë, nuk u shoqërua me rimarrjen e humbjeve që pati populli, apo me shfuqizime të ligjeve antipunëtore - antipopullore që janë imponuar gjatë krizës. Populli do ti paguajë si regullimin e borxhit pavarësisht se si dhe kur do të ndodhë kjo gjë, ashtu dhe paketat e zhvillimit që do ti jepen biznesit të madh, ashtu si ato të mëparshmet.

Situata mund të keqësohet, për arsye se shfaqen shenjat për një krize të re dhe të sinkronizuar ndërkombëtare dhe njëkohësisht mprehen kontradiktat ndërmjet qendrave imperialiste në rajonin tonë.

6. Partia Komuniste e Greqisë (KKE), konsistente në atë që tha para zgjedhjeve, nuk do të mbështesë dhe as do të japë tolerancë ndaj qeveris së re. Por do të shfrytëzojë forcat e mbledhura, të cilat i pati në këtë fazë, për të bërë atë që i premtoi popullit, të ekzistojë opozitë e fortë punëtore popullore edhe në Parlament, por mbi të gjitha në lëvizje, që të forcohet Aleanca Popullore për të sotmen por dhe për perspektivën. Fuqinë që na dha populli nuk na i dha për ta arkëtuar atë në aleanca me qeveri antipopullore, që do të zbatojnë memorandumet, masat e ashpra kundra popullit, për fitimet e plutokracisë.

Ky qëndrim i KKE nuk është as i lehtë dhe as ‘‘nga pozita të sigurta’’, siç thonë partitë e tjera. Opozita komuniste punëtore popullor është një detyrë shumë e vështirë dhe komplekse, që kërkon sakrifica dhe përgjegjësi të mëdha. Por, megjithatë ky është, i vetëmi qëndrimi që mund të ushtrojë presion, të vëjë pengesa, dhe kryesisht ai që do të hapi rrugën e ndryshimeve dhe përmbysjeve radikale. Ky është i vetmi qëndrim që i përgjigjet interesit punëtor popullor dhe jo pjesmarrja në qeveri të menaxhimit.

Shumica punëtore popullore, rinia e saj, pavarësisht votës ose qëndrimit me mos pjesmarrje, nuk duhet ta ulin kokën ndaj masave antipopullore, ti nënshtrohen kërkesave të qeverisë dhe opozitës borgjeze se i dhanë pëlqimin e tyre për zbatimin e Memorandumit.

Lëvizja me ndërhyrjen e saj duhet të vështirësojë marrjen e masave dhe me zhvillimin e luftës së klasave të mundet të vështirësojë "stabilitetin" e sistemit politik borgjez, aftësinë e tij për të gjetur alternativa, si për të bërë dhe të shfrytëzojë kanale të tjera, të lodhi dhe të rraskapiti popullin, ta zhgënjejë atë dhe ta çojë zvarrë ku të duan ata. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do të luftojë për emancipimin politik të forcave punëtore popullore në drejtim të luftës së klasave për përbysje.

Do të vazhdojë luftën e vështirë ideologjike, politike kundër vijës së rreme ndarëse "Memorandum - antimemorandum", "i ri dhe i vjetër", "euro - dhrahmi", të cilat errësojnë vijën e vërtetë ndarëse me partitë që mbrojnë sistemin kapitalist.  Do të luftojë për kuptimin e konfrontimit për kushte më të favorshme të zhvillimit kapitalist, diçka që është e huaj për interesat popullore, dhe që disa herë e pagëzojnë si "ristrukturim produktivë" apo si "plan kombëtar të zhvillimit", etj nga e cila supozohet se mund të përfitojë edhe populli. Do të vazhdojë të zbulojë vijën ndarëse reale, nga një anë midis pushtetit kapitalist, rrugën kapitaliste të zhvillimit dhe ata që i shërbejnë, dhe në anën tjetër lëvizja punëtore klasore, Aleanca Popullore, me pararojë Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) që e kundështojnë këtë rrugë.

7. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) shfrytëzojë fushatën zgjedhore, për të nxjerrë në pah domosdoshmërinë e konfliktit me pronën dhe pushtetin kapitalistë, që përbëjnë shkakun e të gjitha problemeve popullore, kalbësirës që futet në të gjitha fushat e jetës shoqërore, nga varfëria, papunësia, korrupsioni e deri në sfidën e rritjes së emigrimit dhe refugjatëve.

Bëri përpjekje për të nxjerrë në pah alternativën pushtetore që mund të çojë në ndryshme të vërteta, jo vetëm si një alternativë, por edhe si një lloji të lartë të organizimit të ekonomisë dhe shoqërisë, me heqjen e pronësisë kapitaliste, pronësi socialiste në mjetet e prodhimit, me planifikim qendror, kontroll punëtor për prosperitet gjithnjë e më të zgjeruar popullor. Këto janë kushtet për dalje nga BE-ja, në dobi të popullit, për fshirje të njëanshme të borxhit dhe çlirim nga nofullat e tregjeve të kapitalit. Në këtë rrugë mund të parandalojë më të keqen, të kërkojë përmirësimin e jetës së tij.

Ky propozim u diskutua gjerë, më thellë me njerëzit e popullit. Këto qëndrime dhe propozime si dhe politika jonë e përgjithshme mund të diskutohen në mënyrë sistematike në vendet e punës, në shkolla, në lagje, duke marrë parasysh përvojën e vlefshme të periudhës së kaluar. Përbën përgjegjësi dhe detyrë prioritare nga Komiteti Qendror e gjer më çdo Organizatë të Partisë dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), të vazhdohet përpjekja e zgjerimit të lidhjeve militante me forca të reja punëtore popullore, duke popularizuar propozimin politik të KKE te të gjithë ata që e votuan në zgjedhje.


 

K.Q i KKE

    21 SHTATOR 2015