Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Për festimet mashtruese të qeverisë SYRIZA-ANEL

Qeveria SYRIZA-ANEL festoi më 21 Gusht 2018 daljen formale të Greqisë nga memorandumet. Gjithashtu u mundua që të kultivonte një klimë euforie në popull, se gjoja tani do të fillojë të ndryshojë për më mirë jeta e përditshme. Madje, këtë zhvillim e quan si një "kthim në normalitet" dhe si një "fillim për zhvillimin e drejtë".

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) e kundërshtoi drejtpërsëdrejti këtë propagandë qeveritare dhe me argumente. Ja pse:

E vërteta është se memorandumet, ose më saktë, marrëveshjet e qeverisë greke me BE-në dhe FMN-në për mbështetje financiare me këmbim marrjen e masave antipunëtore dhe antipopullore, nuk u morën para krizës ekonomike, por ato pasuan krizën ekonomike kapitaliste në Greqi në vitin 2009. Kjo krizë, që shkaqet gjenden në vetë mënyrën kapitaliste të prodhimit, u shfaq në Greqi me fryrjen e borxhit publik, për shkaqet e së cilës, ne e kemi shpjeguar hollësisht në të kaluarën (lexoni këtu - http://interold.kke.gr/News/news2011/2011-09-06-pb-crisis.html

). Shfaqja e krizës kapitaliste në Greqi çojë, ndër të tjera, në nënshkrimin e dy memorandume nga qeveritë e ND-së dhe PASOK-ut dhe në një memorandum të tretë nga qeveria e SYRIZA-ANEL me institucionet e imperialiste të BE-së dhe FMN-së, me huadhënësit e jashtëm të vendit. Në këto memorandume parashikohen qindra masa dhe angazhime që u vendosën që të zbatoheshin nga qeveritë greke gjatë gjithë këtyre viteve dhe për këtë pati edhe mbështetjen e pa kursyer të Lidhjes së Industrialistëve Grekë (SEV-it), dhe të shoqatave ose bashkësive të tjera të kapitalit të madh. Këto masa nuk u imponuan "nga të huajt", por ishin një plan strategjik i kapitalit në mënyrë që ai të kthehen përsëri në ritmet e përfitimit, duke e ngarkuar barrën e krizës mbi kurrizin e punëtorëve.

Sistemi borgjez e vërtetojë se ka dhe forcat e veta në rezervë, ashtu siç u duk dhe me marrjen e pushtetit qeveritar nga SYRIZA, e cila vazhdoi politikën antipopullore dhe si përfundim sot ka mbi 700 ligje antipopullore që u miratuan brenda këtyre 10 viteve.

Për të rivendosur fitimet e kapitalit u tkurr vlera e fuqisë punëtore, si me reduktimet e mëdha në paga e pensione, ashtu dhe me tkurrjen e përfitimeve sociale, me reduktime të ndjeshme në shpenzimet e buxhetit të shtetit për fonde sociale, dhe me tatim të rëndë ndaj popullit. Humbjet në të ardhurat popullore kanë arritur shifrën e 30 me 40%.

Qeveria e SYRIZA-ANEL gënjen kur flet për një "epokë të re", pas memorandumeve, sepse:

• Të gjitha ato qindra ligje antipopullore mbeten që janë votuar mbeten në fuqi! Ka angazhime te kapitali dhe te bashkësitë imperialiste se do të vazhdojë të njëjtën politikë antipopullore, e cila do të jetë në favor të "konkurrencës" dhe "sipërmarrjes", d.m.th në favor të rritjes së fitimeve të kapitalit.

• Gjithashtu, ka pranuar të kryej edhe goditje të reja kundër të drejtave popullore, të cilat do të zbatohen nga viti i ardhshëm.

• Me të ashtuquajturat "Gjashtëmujor Europian", "Pakti për Euro+", "Pakti Fiskal", me "Qeverisjen Ekonomike të Fuqizuar", ashtu si edhe në shtetet e tjera të BE-së, do të ushtrohet mbikëqyrje e qartë nga BE-ja në vazhdimësinë dhe përshkallëzimin e sulmit antipopullor që do të kryhet. Përveç kësaj, ligje antipopullore po miratohen edhe në vendet e tjera të BE-së, të cilat nuk kishin, si Greqia, memorandume.

Por edhe në qoftë se nuk do të ishte mbikëqyrja nga BE-ja, do të ishte -ashtu siç ekziston në çdo shoqëri kapitaliste-  "mbikëqyrja" e kapitalit të madh, i monopoleve dhe synimi i tyre për të rritur fitimet. Për këtë arsye nuk mund të ketë "zhvillim të drejtë" në kushtet e kapitalizmit.

Në këto vite është shumë i rëndësishëm roli kryesor i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe i sindikatave klasore të cilat luftojnë mes radhëve të Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME) në organizimin e luftës punëtore, popullore, në realizimin dhjetëra grevave, të qindra demonstratave, okupimeve të ministrive etj. Pavarësisht nga vështirësitë u zbulua gjerësisht roli i SYRIZA-s, i socialdemokracisë së re dhe partive të tjera borgjeze, u ngrit rezistencë popullore, u arritën pozita të reja në lëvizjen sindikale të klasës punëtore dhe të shtresave popullore, vazhdon lufta e punëtorëve për të ngritur kërkesa të cilat janë të bazuara në nevojat e tyre bashkëkohore. Theksohet nevoja e luftës antikapitaliste, antimonopoliste me kundërshtarin e vërtetë, kapitalin dhe pushtetin e tij.

Rrugëdalja për popullin ekziston! Ajo gjendet në luftë bashkë me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), për të riorganizuar lëvizjen punëtore dhe forcuar Aleancën Sociale, kundër planeve të qeverisë, kundër BE-së dhe partive të saj të cilat u shërbejnë fitimeve të kapitalit, për të hequr të gjitha ligjet antipopullore, për të rifituar të ardhurat popullore, për të mbledhur forca, të cilat, do ta dërgojnë barbarizmin kapitalist në "dollapin e kohës historike" dhe do të ndërtojnë një shoqëri të re, pa kriza, pa papunësi dhe luftëra. Një shoqëri socialiste - komuniste, duke socializuar/shoqërizuar mjetet e prodhimit, me planifikim qendror të ekonomisë, me largim nga bashkësitë imperialiste të BE-së dhe të NATO-s, me pushtetin e punëtorëve._

23/08/2018