Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Komunikatë e Zyrës së Shtypit të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) denoncon ndërhyrjen brutale të SHBA-ve dhe qeverive të tyre aleate në zhvillimet e brendshme të Venezuelës

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) denoncon ndërhyrjen brutale të SHBA-ve, të qeverive të tyre aleate në Amerikën Latine, të Organizatës së Shteteve Amerikane (OSHA) dhe BE-së, në zhvillimet e brendshme të Venezuelës.

Ne veçanti,  denoncon kërcënimet ushtarake dhe aktet amerikane të tipit grusht-shteti kundër Presidentit të zgjedhur të Venezuelës, mbështetjen që i japin forcave reaksionare dhe njohjen e liderit të tyre  Guaido si "presidenti i përkohshëm" - marionetë, për të promovuar planet e rrezikshme imperialiste të SHBA-ve dhe NATO-s në rajonin e Amerikës Latine, siç po bëjnë në gjithë botën.

Zhvillimet në Venezuelë janë çështje të popullit të atij vendi, dhe ai, populli, mban përgjegjësinë për të mbrojtur interesat e tij dhe për të zgjedhur udhëheqjen e vendit.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) shpreh solidaritetin e saj ndaj popullit të Venezuelës, i cili është duke përjetuar shfrytëzimin dhe krizat kapitaliste, qëndron në krahun e Partisë Komuniste të Venezuelës (PKV) që është duke luftuar për të drejtat e klasës punëtore, që populli të jetojë pa shfrytëzim dhe ndërhyrje imperialiste. 

 

Athinë 24/01/2019

Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)