Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

PK e Greqisë (KKE): Përgjigje masive popullore kundër planeve dhe luftërave imperialiste

Të Martën, 27 Shkurt Organizata e Atikës e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) realizojë tubim të madh në Sheshin Sintagma, përpara parlamentit grek, me folës kryesor Sekretarin e Përgjithshëm të KQ të PK të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba, i cili paraqiti qëndrimet e Partisë mbi zhvillimet në Ballkan, Lindjen e Mesme, marrëdhëniet greko-turke dhe çështjen e Qipros, pas përshkallëzimit të agresionit të Turqisë.

Mijëra njerëz nga të gjitha moshat ishin të pranishëm në tubimin dhe në marshimin protestues drejt ambasadës së SHBA-ve në Athinë, anëtarë dhe miq të Partisë dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KKE dhe KNE), punëtore dhe të vetë-punësuar, të papunë dhe pensionistë, të rinj e të reja.  Gjithashtu përgjigje e fortë u dha edhe kundër qetësimit që kultivon qeveria e SYRIZA-ANEL për gjendjen aktuale, në të njëjtën kohë që ajo ka marrë rolin e “flamurtarit” për promovimin e planeve të BE-së, NATO-s në Ballkan dhe në Detin Egje, etj.

Bashkë me pjesëmarrësit e mësipërm, në rreshtin e parë bënin pjesë edhe ushtarë të rinj që  përcollën mesazhin nga kazermat ushtarake: "Ushtarët janë bijtë e popullit, jashtë kufijve nuk kanë asnjë punë!" Njëri prej ushtarëve pjesëmarrës përshëndeti tubimin, ndërsa prani të veçantë në këtë tubim kishte edhe Komisioni i PK së Greqisë (KKE) për Forcat e Armatosura dhe për Forcat e Sigurisë, ku morën pjesë shumë ushtarë dhe marinarë, si dhe oficerë në rezervë.

Në vazhdim në tribunë u ngjit Sekretari i Përgjithshëm i KQ të PK të Greqisë (KKE) duke drejtuar thirrje për luftë kundër luftës imperialiste, planeve të NATO-s dhe BE-së dhe përfshirjes së Greqisë në këto plane. Dhimitri Kucuba iu referua zhvillimeve në Siri, dënojë si ndërhyrjen e fundit ushtarake të Turqisë aty, ashtu dhe përfshirjen e Greqisë në luftë, e cila  i jep infrastrukturë ushtarake SHBA-ve në Greqi. Ai gjithashtu iu referua provokimeve turke në detin Egje dhe në Qipro, zhvillimeve të rrezikshme në Ballkan dhe rrethimit të NATO-s ndaj Rusisë. Shpjegoi qëndrimet e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) lidhur me çështjen e IRJM-së (Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë), por dhe në përgjithësi për çështjet e qëndrimit të komunistëve përballë luftës.

Ndër të tjera ai theksoi në fjalimin e tij se "duhet të forcohet lufta popullore që kërkon mospjesëmarrjen e Greqisë në planet e rrezikshme të Amerikanëve dhe të NATO-s. [...] Populli jonë nuk ka asgjë për të ndarë me popujt e tjerë të Ballkanit, nuk ka asgjë të ndajë me popullin fqinj të Turqisë. Prandaj askush nuk duhet të bjerë në rrjetat e nacionalizmit, i cili helmon popujt për të fshehur faktin se punëtorët në të gjitha vendet kanë të njëjtin armik, shfrytëzuesit e tyre, borgjezët dhe sistemin e tyre të kalbur".

Ai përmendi se "Partia Komuniste e Greqisë (KKE) është partia e vetme që nxjerr në pah karakterin e luftës si luftë masakruese ndaj popujve për interesat e monopoleve. [...] Si sot që politika për fitime dhe konkurrencën e monopoleve shton edhe më shumë shfrytëzimin e punëtorëve, gjë që rrit kushtet e krizës, ku mbizotëron paqja imperialiste me armë në tëmthin e popujve, kështu që lufta është vazhdimi i kësaj politike me mjete të dhunshme ushtarake, me synim fitimin e sa më shumë pjesëve të tregut, të sferave të ndikimit, për kontrollin e burimeve të pasura".

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të PK të Greqisë (KKE) theksoi se "Komunistët, si gjithmonë në Historinë tonë heroike 100vjeçare, do të jemi protagonistë në luftën për mbrojtjen e paprekshmërisë territoriale, të së drejtave tona sovrane, që të shpartallohet çdo pushtues i huaj, nëse guxon të sulmojë Greqinë. Por në të njëjtën kohë vëmë në dukje që tani se nuk do të tregojmë asnjë besim ndaj qeverisë borgjeze që do të bëjë luftën. Asnjë tolerancë ndaj klasës sunduese që merr pjesë në luftë për të promovuar interesat e veta ekonomike, duke vënë popullin tonë të derdhi gjakun e tij. Ne do të synojmë që këtë klasë sunduese ta çojmë me luftën tonë në dollapin e historisë, me përmbysjen e saj, për fitoren përfundimtare të popullit, me synim që kurorëzimi dhe tropeu i kësaj luftë të jetë pushteti punëtor, popullor[...].  Ejani të luftojmë të gjithë së bashku kundër çdo synimi që kërkon ndryshim të kufijve, kundër çdo ndryshim të traktateve ndërkombëtare, që çojnë në gjakderdhjen e popujve. Kundër nacionalizmit, që kërkon të fshehë faktin që punëtorët në Greqi, në Turqi dhe vende të tjera kemi sot të njëjtin armik: monopolet, kapitalizmin, qeveritë e tyre dhe aleancat e tyre imperialiste. Për të hedhur poshtë thirrjet dinake për gjoja "bashkim kombëtar", d.m.th përulje të klasës punëtore, përulje të popullit ndaj planeve të kapitalit dhe amerikanoNATOikëve".

Në mbyllje, ai bëri thirrje për bashkim me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) sepse ajo është e vetmja parti politike në shoqërinë greke që mund të udhëheqë rithemelimin e lëvizjes punëtore. Promovimin e aleancës së forcave antikapitaliste - antimonopoliste. Të udhëheqë luftën kundër luftës imperialiste, kundër ndërhyrjeve të NATO-s dhe BE-së. Për të ardhur me të vërtetë populli në pushtet dhe për ta shkëputur vendin nga bashkësitë imperialiste, për të ndërtuar shoqërinë e re, socialiste - komuniste pa papunësi, kriza dhe luftëra.

Më pas tubimi vazhdojë duke marshuar drejt Ambasadës Amerikane me slogane kundër planeve të SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së, kundër imperializmit dhe nacionalizmit, si dhe kundër pjesëmarrjes së Greqisë në planet dhe organizmat imperialiste._

 

KKE Rally, Syntagma Sq, 28.02.2018

 

 

KKE, Demonstration 28.02.2018

 

28.02.2018