Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

PËRGJIGJE NGA QINDRA SINDIKATA QË BASHKOHEN NË FRONTIN MILITANT MBAR-PUNËTORË (PAME) NDAJ SULMIT TË PISTË TË ETUC-ITUC

Qindra Qendra Punëtore, Federata dhe sindikata që bashkohen në Frontin Militant Mbar-punëtorë (PAME) DHE përbëjnë forcën e dytë në lëvizjen sindikale në Greqi, kryejnë luftë të ashpër kundër sindikalizmit shtetëror - pronar dhe kundër mashtrimeve që organizojnë këta të fundit për të tjetërsuar vullnetin e vërtetë të punëtorëve për të krijuar një raport të rremë forcash në lëvizjen sindikale. Kohët e fundit, me luftë masive, u penguan mashtrimet dhe përfshirjet e pronarëve dhe drejtorëve të firmave private të merrnin pjesë si delegatë në kongresin e Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve të Greqisë (GSEE) e cila është e kontrolluar nga sindikalizmi qeveritarë dhe i punëdhënësve. Kongresi i tjetërsuar u anulua dhe punonjësit së bashku me Frontin Militant Mbarë-punëtorë (PAME) vazhdojnë luftën e tyre kundër mafies sindikaliste.

Sindikatat që bashkohen në Frontin Militant Mbar-punëtorë (PAME) që luftojnë vazhdimisht  në drejtim klasor dhe për interesat e klasës punëtore në konflikt me kapitalin, me politikat antipopullore qeveritare dhe partive të tjera borgjeze si dhe njerëzve të tyre në lëvizjen sindikale, më një njoftim të lëshuar prej tyre i japin përgjigje vendimtare sulmit të bërë nga organizata e falimentuar dhe e kontrolluar nga kapitali, ETUC-ITUC.

Përgjigjja e Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME) ndaj Konfederatës së Sindikatave Europiane (ETUC) dhe ndaj Konfederatës Ndërkombëtare Sindikale (ITUC)

Me një deklaratë provokuese dhe të pështirë, e kopjuar nga tekstet e liderit fashist të Agimit të Artë në Greqi, Konfederatat ETUC-ITUC sulmon sindikalistët militantë të Greqisë të cilët luftojnë për shumë vite kundër memorandumeve dhe masave anti-punëtore, duke i quajtur ata "banditë" !!!

Në një deklaratë të përbashkët, Konfederata e Sindikatave të Europës (ETUC) dhe Konfederata Ndërkombëtare Sindikale (ITUC), të cilat janë instrumente të firmave shumëkombëshe, të NATO-s dhe BE-së në lëvizjen sindikaliste, quajtën "kriminelë" dhjetëra përfaqësues-delegatë të zgjedhur në Kongresin e Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve të Greqisë (GSEE), Kryetarët e Federatave, Qendrave Punëtore dhe Sindikatave të Greqisë, si dhe, hyrjen e përfaqësuesve-delegatë të zgjedhur në zonën ku do të zhvillohej Kongresi e quajtën "pushtim" !!!

Për ta, demokracia natyrisht zbatohet duke përjashtuar të gjithë ata që nuk pajtohen me ta! Demokracia e tyre është ajo që përdor truproja të armatosura dhe mbështetet nga fashistët e Agimit të Artë. Demokracia e tyre është Kongrese Sindikatash me Pronarë, me forcat e represionit, me Sigurimin (Asfalia), por pa punëtorë!!!

Sulmi, fyerjet dhe shpifjet kundër sindikalistëve të zgjedhur të punëtorëve të Greqisë është një dëshmi i rolit që kanë. ETUC-ITUC synon të ruaj në udhëheqjen e Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve të Greqisë (GSEE) mafien sindikaliste dhe për këtë arsye synon përjashtimin e forcës së dytë, Bashkimit Demokratik Militant (DAS), nga Kongresi i Konfederatës (GSEE), të cilën ata e quajnë "minorancë staliniste" !!! ETUC-ITUC riprodhojnë gënjeshtrat dhe shpifjet që përdor Agimi i Artë nazist në Greqi kundër sindikatave klasore. Për më tepër, riprodhojnë thirrjet fashiste për represion dhe përndjekje kundër militantëve Sindikalistë grekë.

  • ETUC-ITUC së bashku me BE dhe FMN dhe mafien sindikaliste në udhëheqjen e Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve të Greqisë (GSEE) mbështetën me çdo mënyrë imponimin e masave anti-punëtore dhe memorandumeve në Greqi.
  • ITUC-u në Kongresin e vet në vitin 2010 kishte si folës kryesor Kryeministrin e Greqisë, i cili imponoi Memorandumin e Parë në Greqi.
  • Në referendumin e vitit 2015 në Greqi, mafia sindikaliste e Konfederatës së Punëtorëve të Greqisë (GSEE) me mbështetje të ETUC-ITUC i bënte thirrje punëtorëve që të pranonin Memorandumin 3-të nga BE-FMN.
  • Gjithashtu, nënshkruan shkurtimin e pagës bazë me mbi 30%, pranuan shkatërrimin e të drejtave punëtore.
  • 40 vjet pas diktaturës në Greqi sollën përsëri forcat e sigurimit brenda sindikatave dhe pranuan urimet dhe mbështetjen e kriminelëve fashistë të Agimit të Artë!

Qëndrimi i mbajtur nga ETUC-ITUC është i turpshëm për çdo Punonjës, për çdo Sindikalist të ndershëm! Përbëjnë shkelje flagrante të pavarësisë së organizatave të sindikatave kombëtare dhe ndërhyrje e hapur në çështjet e brendshme të një organizate sindikale.

Për më tepër, përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë shpifje dhe fyerje kundër sindikalistëve të zgjedhur anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Konfederatës së Punëtorëve të Greqisë dhe ndaj forcës së 2-të në këtë Konfederatë, për arsyen se ata shprehin vijën e luftës klasore dhe mbajnë qëndrim për sindikata të punëtorëve dhe jo të qeverive dhe pronarëve.

Është kaq provokim i madh deklarata e ETUC-ITUC sa që mafia sindikaliste e Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve të Greqisë (GSEE) u përpoq t'i fshehte shprehjet specifike në tekstin e përkthyer greqisht!

Lëvizja sindikaliste klasore e Greqisë, si dhe tashmë dhe shumë sindikata të tjera me qëndrimet e tyre dhe me prejardhje të ndryshme shprehin mbështetjen e tyre në luftën për Sindikata të Punëtorëve – Jo të Pronarëve.

Çdo Sindikatë, pavarësisht pozicionimit politik dhe orientimit që ka, në qoftë se është sindikatë me punëtorë duhet të dënojë ndërhyrjen e hapur të ETUC-ITUC në çështjet e brendshme të Lëvizjes Sindikaliste Greke.