Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

NJOFTIM I ZYRËS SË SHTYPIT

PËR SULMIN E FORCAVE POLICORE KUNDËR GREVISTËVE NË NDËRMARJEN AMAZON NË QYTETIN E MADRIDIT

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dënon dhunën policore, represionin dhe arrestimet e punëtorëve të kompanisë Amazon në objektet e saj në qytetin e Madridit (Rrethi San Fernando de Henares).

Forcat e policore sulmuan brutalisht dhe pa arsye punëtorët që ruanin grevën e tyre që mbaron në datën 18 Korrik duke kërkuar kushte të mira pune dhe rritje të pagave të tyre.

PK e Greqisë (KKE) shpreh solidaritetin e saj me grevistët dhe të arrestuarit, shpreh mbështetjen e saj ndaj shokut Hugo Karrasko, kuadër i Partisë Komuniste të Popujve të Spanjës, i cili gjendet mes të arrestuarve dhe po përballet me akuza të ndryshme. PK e Greqisë (KKE) kërkon refuzimin e menjëhershëm të aktakuzave pa baza kundër grevistëve.

Për të shumtën herë dëshmohet karakteri antipunëtor i politikës shtetërore borgjeze dhe i politikës antipopullore të qeverisë socialdemokrate të Pedro Sanchez në Spanjë, e cila përdor represionin për t'i shërbyer interesave të monopoleve, duke goditur luftërat punëtore.

Ky zhvillim përgënjeshtron të gjithë ata, mes e tyre edhe qeverinë e SYRIZA-ANEL, që nxituan të mirëprisnin krijimin e qeverisë së re spanjolle, si një zhvillim gjoja pozitiv për popullin dhe punëtorët e Spanjës.

Solidaritet me Punëtorët Grevistë të Amazon-it në Madrid!

Hiqini duart nga komunistët!

 

 


37253620_497574480698220_251132377089179648_n