Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Nuk kaloj përndjekja gjyqësore provokatore e ngritur nga nazistët kundër kryetarit komunist të bashkisë në qytetit të Patrës, Kosta Peletidhi

Vendimi unanim i gjykatës së Patrës, më 23/2, nxori të pafajshëm kryetarit e Bashkisë të qytetit të Patrës Kosta Peletidhi, i cili ishte akuzuar se nuk i dha terren vrastarëve – nazistëve të Agimit të Artë që të propagandonin idetë e tyre fashiste dhe të derdhin helmin e tyre racist, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2015. Vendimi u prit me duartrokitje të vazhdueshme dhe slogane nga mijërat e të mbledhurve jashtë gjykatës në qytetin e Patrës.

Akuza kundër tij u ngrit pas një denoncimi të një ish-deputeti të "Agimit të Artë" nazist, për shkak se kryetari komunist i bashkisë, duke zbatuar vendimin unanim të Këshillit Bashkiak, nuk e ka lehtësuar veprimtarinë e organizatës naziste kriminale të Agimit të Artë, duke bërë detyrën e tij përpara popullit. Kundër tij madje edhe në kushtet e qeverisë së "majtë" të SYRIZA-ANEL u gjendën mekanizmat e shtetit borgjez, të cilat pas ndërhyrjes së fashistëve, ngritën çështje për ligjshmërinë e vendimeve të Këshillit Bashkiak dhe të kryetarit të bashkisë.

Në deklaratat e tij për mediat, menjëherë pas vendimit të gjykatës, Kosta Peletidhi tha: "Kryetari i Bashkisë dhe Këshilli Bashkiak do vazhdojnë të mbrojnë me korrektësi interesat popullore. Ne do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë, për të mos e lehtësuar aktivitetin e Agimit të Artë, të ideologjisë së tyre naziste, nga ku dhe buron karakteri kriminal i tyre. Ne vazhdojmë së bashku me popullin dhe organizatat e tij, të cilët gjatë gjithë kësaj kohe kanë mbështetur Autoritetin Bashkiak, që të izolohet aktiviteti i një konstrukti që shpreh formën më ekstreme të shfrytëzimit klasor. Në luftë bashkë me popullin tonë që të marrin frymë familjet popullore, që po shkatërrohen nga masat barbare të qeverive borgjeze të deri tanishme".

Në krahë të kryetarit komunist të bashkisë së Patrës ishin përfaqësues të sindikatave, të organizatave masive, kryetarë bashkie dhe këshilltarë nga e gjithë Greqia si dhe mijëra punonjës. 


24.02.2017