Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Miting i PK të Greqisë (KKE) për zjarret katastrofike: Luftë kundër politikës që bën hi jetën e popullit!

Të Hënën e 27 Gushtit 2018 u realizua miting i madh i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në zonën e Atikës Lindore (në qytetin Nea Makri), që para një muaji u godit nga zjarret katastrofike, ku si pasojë humbën jetën rreth 100 njerëzve dhe u dogjën dhjetëra shtëpi.

Në këtë miting morën pjesë masë e madhe e popullit, mes të tjerëve edhe ata që u goditën nga zjarret, duke iu përgjigjur kështu thirrjes së PK të Greqisë (KKE). Kjo pjesëmarrje masive erdhi si rezultat i veprimtarisë që shpalosën që në ditën e parë komunistët e këtij rajoni, që të jepej ndihma e konsiderueshme për ata që janë prekur nga zjarret dhe për t’u organizuar kërkesat, duke mbështetur veprimtarinë e solidaritetit, por edhe kërkesat e drejta të sindikatave dhe organizatave të rajonit.

Në miting foli Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitris Kucubas.

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të PK të Greqisë (KKE) theksoi ndër të tjera se zjarret katastrofike të cilat po ndodhin për shumë vite në Greqi, tregojnë në të gjitha "madhështinë" e tyre "sukseset" e një shoqërie që ndërtohet në bazë të shfrytëzimit të punëtorëve dhe të tregtimit të çdo gjëje në favor të interesave të mëdha të biznesit.

Është hipokrizi dhe sfidë e madhe që përgjegjësit kryesor të këtij krimi të vazhdueshëm, qeveritë dhe partitë e SYRIZA - ANEL sot, ND dhe PASOK më parë, të derdhin lot krokodili mbi dhimbjen dhe shkatërrimin.

Politika që sakrifikon jetën dhe mjedisin në favor të fitimeve të grupeve të biznesit është e njëjta me atë politikë që shkurton pagat dhe pensionet, që shkatërron të drejtat e punës dhe të sigurimeve shoqërore, që shkatërron të drejtat sociale.

Dh. Kucubas, pasi paraqiti në detaje qëndrimet e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për lehtësimin dhe mbështetjen e viktimave të zjarrit, theksojë se populli nuk duhet të pajtohet me barbarizmit aktual, nuk duhet ta pranojë që në vitin 2018 të vdesin njerëz nga zjarret dhe përmbytjet. Ai vuri në dukje se situata aktuale mund të ndryshojë. Nevojat bazike popullore mund të plotësohen në përgjithësi nga planifikimi qendror shkencor, në kuadër të pushtetit  punëtor.

Duhet që të ekzistojë një lëvizje e cila synon dhe kërkon projekte dhe infrastruktura të cilat do t’i shërbejnë nevojave popullore, lëvizje e cila do të takohen me luftën që zhvillohet kundër probleme të mëdha që vuan populli, në një aleancë të madhe sociale e cila do të vendos në shënjestër të saj rrugën e sotme barbare të zhvillimit, shtetin e kalbur borgjez, vetë sistemin kapitalist dhe partitë e udhëheqjet e tyre që i shërbejnë këtij sistemi.

 Duke iu referuar përgjegjësive të bashkë-qeverisjes së SYRIZA-s "të majtë" dhe të ANEL-it "patriotik", ai vuri në dukje në mënyrë karakteristike:

Dhe ç ‘far nuk i kemi dëgjuar gjatë gjithë këtyre ditëve ...

Se gjoja kjo qeveri ka vetëm 3,5 vjet jetë dhe nuk kishte kohë të mjaftueshme që të ndryshonte gjendjen e keqe që kanë krijuar qeveritë e mëparshme. Madje në këtë pikë, ata gjejnë edhe përgjegjësitë e tyre politike.


 KKE Rally Nea Makri

Por, në këto 3,5 vjet, qeveria:

--"E gjeti kohën" që të miratonte dhjetëra ligje të memorandumeve.

--"E gjeti kohën" për të ulur pagat, pensionet dhe kompensimet.

-- "E gjeti kohën" për të reduktuar edhe këta, financimin për fushën e mbrojtjes së pyjeve dhe të zjarrfikësve, duke shkuar aq larg sa që për Shërbimin Pyjor japin vetëm 0.035% të buxhetit të shtetit (shënim i përkth. 118.8 milionë euro), kur vetëm për pajisjet e NATO-s qeveria krenohet se jep 2% të PBB-së, rreth 4 miliardë euro.

--Gjithashtu qeveria e "gjeti kohën" për të dërguar rreth 700 zjarrfikës për të ruajtur aeroportet e privatizuara, ato aeroporte të cilat i shiten te "Fraport-i" gjerman, duke dobësuar edhe më shumë trupat e zjarrfikëse.

-- Dhe, gjithashtu, "e gjeti edhe kohën" për të refuzuar projektligjin e propozuar nga Partia Komuniste e Greqisë (KKE) për të reduktuar me punë të përhershme të gjithë zjarrfikësit që punojnë vetëm në sezone.

Pra, problemi nuk është se çfarë "nuk arritën" të bënin, por çfarë zgjodhën të bënin.

Sepse ata thjesht vazhduan të njëjtën rrugë shkatërruese për popullin tonë, atë rrugë që kishin përgatitur të mëparshmit.

Sepse, në fund të fundit, është stafi i shërbimit të interesave, të mëdha, të interesave të biznesit të cilat qëndrojnë mbi ligjet".

 

28/08/2018