Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Mijëra protestues dënuan planet imperialiste të SHBA-NATO-BE dhe qëndrimin e qeverisë "së majtë" SYRIZA

Më 15/11/2016 në Athinë, Selanik dhe në shumë qytete të tjera të Greqisë u realizuan tubime dhe protesta me rastin e vizitës së Presidentit të SHBA – B. Obama në Greqi.

Me parulla dënimi të luftës imperialiste, të përfshirjes së Greqisë në planet imperialiste dhe të autoritarizmit qeveritar mijëra protestues në të gjithë vendin kanë marrë pjesë në demonstratat dinamike të Komitetit Grek për Recesioni Ndërkombëtar dhe Paqes (EEDYE), të Frontin Militant Mbar-punëtor (PAME), të shoqatave të së vetë-punësuarve, studentëve, grave dhe organizatave të tjera të lëvizjes popullore.

Duhet të theksohet se qeveria e "majtë" dhe "radikale" e partisë SYRIZA dhe vetë Kryeministri Aleksi Cipra dhanë një recital servilizmi amerikan, duke e paraqitur B. Obamën te populli grek si një "shpëtimtar", i cili do të ndihmojë për të zvogëluar borxhin. Në këtë drejtim kanë ndaluar të gjitha demonstratat në Athinë gjatë kohës së vizitës.

Duke folur në Athinë, Epidha Padelaki, sekretare e përgjithshme e EEDYE dënoi ndalimin e mësipërm, të imponuar nga qeveria e SYRIZA-ANEL dhe tha: "Vendimi i neveritshëm i qeverisë është në gjurmët e qeverive të mëparshme të ND-së dhe PASOK-ut, e cila më parë si opozitë qeveria e sotme e dënonte. Ky vendim konfirmon se në demokracinë e tyre borgjeze nuk përshtaten tubimet punëtore dhe popullore që janë kundër planeve imperialiste të NATO-s dhe BE-së, që refuzojnë barbarinë kapitaliste. Demokracia e tyre mbaron tek liritë e grupeve të biznesit për të shfrytëzuar popujt, qeveritë e tyre të hartojnë vazhdimisht ligje të reja antipopullore, popujt të bëhen mish për topat e imperialistëve. Protesta e sotme është përgjigjja e lëvizjes punëtore popullore të Atikës. Ne nuk i pranojmë ndalime të tilla. Nuk i nënshtrohemi politikave antipopullore të qeverisë, të kapitalit, të imperialistëve. Ne protestojmë, luftojmë, kërkojmë që mos të ketë asnjë përfshirje të vendit tonë në planet dhe luftërat imperialiste."

Duke iu referuar objektivave reale të vizitës së Obamës, Elpidha Padelaki nënvizojë: "Objektivat e vizitës së presidentit të SHBA-ve në Greqi janë:

• Promovimi i interesave amerikano-NATOike në rajon, me përfshirje më të madhe të Greqisë në ndërhyrjet dhe në luftërat imperialiste, zgjerim të aktivitetit të bazës NATO-ike në Souda dhe përdorim më të planifikuar të bazave të tjera ushtarake dhe selive ushtarake për promovimin e planeve euroatlantike, në kuadër të antagonizmave me Rusinë për gazin natyror dhe naftën, për tubacionet e energjisë, për kontrollin e tregjeve dhe të zonave me rëndësisë strategjike.

• Zbatimi i menjëhershëm i vendimeve kriminale të Samitit të Lartë të NATO-s në Varshavë.

• Ndërhyrja e fortë e SHBA-ve në zhvillimet e çështjes së Qipros për të imponuar zgjidhjen përçarëse konfederale në dy shtete, duke legjitimuar pasojat e pushtimit – okupimit turk, që të përdoret Qiprua në promovimin e planeve imperialiste dhe të hapet rruga për shfrytëzimin e pasurisë natyrore, të hidrokarbureve nga gjigandët e korporatave amerikane dhe europiane.

Këto tregon presidenti në ikje i SHBA-ve duke uruar qeveritë greke dhe qeverinë e SYRIZA - ANEL sepse, ndërsa kanë dënuar punonjësit në varfëri, ata njëkohësisht kanë ruajtur shumë lartë shpenzimet ushtarake për nevojat e NATO-s".

Përfaqësuesja e EEDYE ka përmendur objektivat e lëvizjes popullore:

Asnjë përfshirje e vendit tonë në planet dhe luftërat imperialiste.

• Të mbyllen bazat amerikano-NATOike dhe selitë ushtarake.

• Të kthehen mbrapsht të gjitha forcat ushtarake greke nga misionet e NATO-s dhe të BE-së.

• Jashtë NATO nga Deti i Egjeut.

• Solidaritet me refugjatët – emigrantët, forcim të luftës kundër racizmit dhe ksenofobisë.

Dhe shtoi: "Sado të vështira të jenë kushtet e luftës sot, sado negativë të jetë korrelacioni i forcave, populli jonë ka fuqi të madhe në duart e tij dhe kjo forcë do të çlirohet në atë masë që ai do të kuptojë të drejtën dhe interesat e tij. Të bëhet në praktikë perspektiva e shkëputjes nga NATO dhe BE me popullin zot në vendin tonë".

Përfaqësuesja e EEDYE dënoi vendimin e fundit të autoriteteve turke që ndaluan Komitetin e Paqes të Turqisë, shprehu solidaritetit EEDYE ndaj shokëve Turk dhe kërkoi heqjen e ndalimit.

Të shënohet se në 17 Nëntor në ditën e përvjetorit të kryengritjes së Politeknikumit, do të zhvillohen në Athinë dhe qytetet e tjera të Greqisë protesta të reja anti-imperialiste. 

 obama-kinhtopoihsh-36 obama-kinhtopoihsh-28
obama-kinhtopoihsh-27 obama-kinhtopoihsh-34

 

16.11.2016