Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

DITA NDËRKOMBËTARE E SOLIDARITETIT ME POPOLLIN E PALESTINËS

Liri Palestinës - Popujt do të fitojnë

Aktivitet i realizuar në datën 29 Nëntor 2018 nga Organizata e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në Atikë dhe Këshilli Qendror i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) për Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit me popullin E Palestinës.

Ky aktivitet ishte pjesë e solidaritetit praktik të cilin e tregojnë me të gjitha mënyrat si PK e Greqisë (KKE) ashtu dhe RK e Greqisë (KNE). Banderolat me parulla të shkruara në mbështetje të luftës së popullit Palestinez, si dhe kundër imperializmit dhe përfshirjes së Greqisë, kishin mbuluar stadiumin e quajtur “Sportig” ku u organizua ky aktivitet. Banderolat shkruanin: «Asnjë nënshtrim ndaj imperializmit – e vetmja superfuqi janë popujt», «Të njihet menjëherë shteti Palestinez! Të ndalen stërvitjet e përbashkëta ushtarake Greqi - Izrael», «Solidaritet ndaj luftës së drejtë të popullit Palestinez».

Gjatë gjith aktivitetit, flamuj të kuq dhe flamuj Palestinez valëviteshin mbi parullat që brohorisnin të pranishmit si «Solidaritet me luftën e popujve, jo luftërave të imperialistëve», «Ndaj imperializmit asnjë nënshtrim, superfuqia e vetme janë popujt», «imperialistët tokën prapë e ndajnë, me gjakun e popujve kufijtë i shënojnë», dhe slogane kundër përfshirjes së Greqisë në këto plane, të cilat dëgjoheshin në mënyrë të përsëritur. E veçantë ishte prania e rinisë, ndërsa në këtë aktivitet gjendesh delegacion i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), me në krye Sekretari e Përgjithshëm të KQ, Dhimitri Kucuba. Aktiviteti filloi me përshëndetje të ambasadorit të Palestinës në Greqi, Maruan Tubasi dhe pasoi me fjalimin kryesor nga Sekretari i Këshillit Qendror të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), Niko Abatielo. Seksioni kulturor i këtij aktiviteti përfshinte program muzikor nga anëtarë dhe miq të RK të Greqisë (KNE). U dëgjuan këngë revolucionare dhe këngë për solidaritetin internacionalist, si dhe këngë që flasin për luftën dhe vuajtjet e popullit palestinez në gjuhën e tyre.

Në fjalën e tij, Niko Abatielo nënvizoi ndër të tjera: «Ishim, jemi dhe do të jemi me ju ... Sepse me shembullin e luftës së popullit tuaj keni provuar në praktikë se, kundër realizmit të nënshtrimit që promovohet nga sistemi, ekziston dhe realizmi i revoltës. Ekziston rruga e revoltës, e luftës që nuk ka kurrë paqe kundër imperialistëve dhe krimeve të tyre, me mjetet që popujt  kanë zgjedhur çdo herë»

 

Vazhdojmë deri në fitimin e së drejtës të popullit Palestinez

Medalje «Ylli i Miqësisë» u dha nga ambasadori i Palestinës në Greqi, Maruan Tubasi në datën e shënuar të 29 Nëntorit, Ditë Botërore e Solidaritetit me popullin e Palestinës, në emër të Kryetarit të Shtetit të Palestinës, Mahmud Abbas, për Sekretarin e Përgjithshëm të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi të mbështetjes dhe kontributit të tij në promovimin e të drejtave të popullit Palestinez. Dh. Kucubas tha ndër të tjera: «Ne e konsiderojmë si detyrim për veten, detyrë ndaj popullit vëlla të Palestinës, të shprehim vazhdimisht, solidaritetin e pandërprerë, çdo ditë, çdo orë, gjatë gjithë këtyre viteve edhe sot edhe në të ardhmen gjer sa të zgjidhet përfundimisht çështja palestineze (...) «qeveria greke, parlamenti grek duhet ta njohë në thelb dhe me të vërtetë shtetin e Palestinës, Autoritetin Palestinez, siç kanë vepruar edhe shtete të tjera, dhe në këtë drejtim ne do të luftojmë edhe periudhën e ardhshme. Zgjidhja gjendet me një shtet Palestinez me të vërtetë të lirë, të pavarur, sovran në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e tij, ku populli do të jetë me të vërtetë zot në vendin e tij».  

 

 

 

29.11 Solidarity with the Palestinian People