Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Larg duart nga komunistët e Ukrainës

Shpallje e Zyrës së Shtypit të KQ të PK të Greqisë

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dënon fuqishëm hyrjen provokatore dhe të dhunshme të forcave policore të Ukrainës në zyrën e Sekretarit të Parë të PK të Ukrainës, Pietr Simonienko, në ndërtesën e partisë në Kiev si dhe në shtëpinë e tij.

Ky është një akt i papranueshëm që është pjesë e fushatës antikomuniste, e orgjisë së persekutimeve dhe represionit që ka lëshuar kundër komunistëve të Ukrainës qeveria reaksionare e cila është e mbështetur nga forcat fashiste dhe gëzon mbështetjen e BE-së, të SHBA-ve dhe të NATO-s. Përbën provokim edhe për faktin se hyrja në zyrat e PK të Ukrainës u organizua pikërisht në prag të përvjetorit të Fitores së Madhe Antifashiste të Popujve, të shpartallimit të nazifashizmit.

Në kundërshtim me të gjithë ata që bëjnë çmos për ta falsifikuar historinë, që popujt ta harrojnë, sidomos brezat e reja, antikomunizmi nuk do të kalojë, e vërteta historike do të ndriçoj. Larg duart nga komunistët e Ukrainës.

 

 

Pyetje urgjente për Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, F. Mogerini paraqiti Grupi Europarlamentar i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për hyrjen e papranueshme dhe provokuese të forcave policore të Ukrainës në zyrën e Sekretarit të Parë të Partisë Komuniste të Ukrainës, Pietr Simonienko, në ndërtesën e partisë në Kiev, si dhe në shtëpinë e tij. Me pyetjen e paraqitur nga Grupi Europarlamentar i PK të Greqisë (KKE) i bëhet thirrje përfaqësueses së BE-së të dënojë këtë provokim të policisë dhe Qeverisë së Ukrainës, vend me të cilin BE-ja ruan një bashkëpunim të ngushtë politik, ekonomik dhe ushtarak.

Në pasditen e 8 Majit 2018, Eurodeputeti i PK të Greqisë (KKE) Kostas Papadhakis bëri ndërhyrje telefonike ndaj delegates së Ambasadës Ukrainase në Greqi, N.Kosenko, duke denoncuar hyrjen provokatore dhe të dhunshme në zyrat e Partisë Komuniste të Ukrainës si dhe në shtëpinë e Sekretarit të Parë të KQ të saj, Piotr Simonimenko. Eurodeputeti i PK të Greqisë (KKE) vuri në dukje natyrën provokatore të hyrjes në zyra, sidomos tani në prag të përvjetorit të Fitores së Madhe Antifashiste të Popujve dhe kërkoi me këmbëngulje ndërprerjen e menjëhershme të së gjitha përndjekjeve kundër komunistëve të Ukrainës.

08.05.2018