Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Kryengritje greve mbarë-popullore në të gjithë Greqinë

Nuk po ndalet vala e indinjatës dhe zemërimit nga punëtorët dhe të rinjve për krimin në hekurudhën e Tempit, ku humbën jetën 57 persona, shumica dërrmuese studentë.

8 mars 2023, në Greqi u zhvillua një grevë e madhe e përgjithshme, ndërsa studentët qëndruan larg mësimit shkollor. Në të gjithë Greqinë pati protesta masive greve që dënonin politikat kriminale që trajtojnë sigurinë dhe jetën njerëzore si një barrë - kosto  për fitimet e kapitalistëve dhe shtetit borgjez.

Me këtë grevë u vërtetu zgjedhja politike kriminale e ndjekur në projektin hekurudhor për vite me rrallë e në seri nga qeveritë PASOK-ut socialdemokrat, SYRIZA-s së “majtë” dhe ND-ja liberale, si dhe ajo e BE-së. Tashmë protestuesit kërkuan që të caktohen përgjegjësitë e vërteta dhe të ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë!

Me luftën e tyre kolektive dhe të organizuar, ata luftojnë kundër një politike që sakrifikon jetën, shëndetin dhe të drejtat e familjeve punëtore - popullore në emër të punëdhënësve.

Deti i madh njerëzish që vërshoi në rrugët e qyteteve Athinë, Selanik, Patra, Larisa dhe çdo qyteti tjetër të vendit, thërriste “ISHTE KRIM I PARAPRAKUAR PËR FITIMET E KAPITALISTËVE”.

Punëtorët dhe të rinjtë, studentët dhe studentët me pulsin e tyre, e kthyen trishtimin dhe mllefin në luftë, në zë, ata u bënë zëri i të vdekurve dhe dërguan propagandën e qeverisë e në koshin e plehrave.

Pamjet nga demonstratat madhështore as nuk mund të fshihen dhe as të errësohen nga plani provokator i organizuar i qeverisë për të shkatërruar demonstratën e Athinës.

Greva u realizua kundër tentativës së organizuar që synon të mbulojë krimin vrasës në Tempi, kundër terrorit të punëdhënësve në vendet e punës, kundër masave të shtypjes dhe frikësimit të popullit dhe pengesave të vendosura nga sindikalizmi i punëdhënësve dhe ai qeveritar.

 

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, mori pjesë në demonstratën e madh të punëtorëve dhe rinisë në Athinë. Pasditen e së njëjtës ditë, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE, Dhimitri Kucubas, duke nisur fjalën e tij në manifestimin e KQ të KKE për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, përshëndeti pjesëmarrjen tronditëse, masive dhe madhështore të popullit dhe të rinisë në demonstratën e grevës në çdo skaj të Greqisë.

Ndër të tjera, ai përmendi në mënyrë karakteristike:

Dëshirojmë që edhe nga ky aktivitet, të përshëndesim pjesëmarrjen tronditëse, masive dhe madhështore të popullit dhe të rinisë në protestat e grevës nga njëri skaj në tjetrin në të gjithë Greqinë.

Në mënyrë të veçantë, ne duam të përshëndesim dhjetëra-mijërat e nxënësve dhe studentëve që me moshën e tyre rinore, me vendosmërinë dhe sytë e tyre të kthjellët vërshuan rrugët dhe sheshet në të gjitha qytetet e mëdha dhe thërrisnin me këmbëngulje «Κy krim nuk do të harrohet». Po, nuk do të harrohet, do të kujdesemi për të, të gjitha dhe të gjithë ne. (...)

Ne, si Parti, shikojmë në sy çdo grua që indinjohet nga momente të tilla. Çdo grua punonjëse dhe të papune,  çdo të vetëpunësuar, profesioniste të pavarur, çdo nënë të re që pyet veten se si mund të ndihet e sigurt për veten dhe fëmijët e saj.

Është detyrë ndaj viktimave të krimit në Tempi, ndaj fëmijëve tanë, të forcojmë rrymën militante të luftës kundër politikës dhe shtetit që e lënë popullin dhe fëmijët e tyre të pambrojtur, sepse mbrojnë konkurrencën dhe përfitimin e grupeve të biznesit.

Kjo është arsyeja se pse çdo grua ka përpara saj një zgjedhje kritike dhe vendimtare për të ardhmen e saj. Të tregojë besim në parullën që lindi në betejat e përditshme: Që vetëm populli e shpëton popullin në rrugën e përmbysjes, me një KKE të fortë. Një përmbajtje të tillë jep thirrja e luftës përkrah Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në të gjitha betejat.

Në këtë rrugë, çdo grua mund të marrë guxim, forcë, shpresë, të ndryshojë jetën e saj. Duke milituar, me pjesëmarrjen e saj në luftën e përditshme dhe votën e saj në zgjedhje».

 

 

 

 09.03..2023