Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

KKE dhe sindikatat klasore kishin paralajmëruar për rreziqet në sigurinë e pasagjerëve në trena

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba, duke folur në Seancën Plenare të Parlamentit Grek, ditën e Mërkurë, 08.03.2023, iu referua tragjedisë hekurudhore në Tempi.

“Nga ky hap, një javë pas tragjedisë në Tempi që mori jetën e 57 njerëzve, kryesisht fëmijë të rinj, përsërisim atë që thamë që në momentin e parë: Nuk është një fatkeqësi, nuk është një aksident, është një krim i paralajmëruar!

Për krim sot flasin jo vetëm nënat dhe baballarët e këtyre fëmijëve, por të gjithë ne. Për krim flasin punëtorët, nxënësit dhe studentët që janë në rrugë kaq ditë edhe sot, në këtë moment. Mijëra studentë në të gjithë Greqinë thërrasin: «Ky krim mos të mbulohet, le të bëhemi zëri i të gjithë të vdekurve»!

Dhe si çdo krim, edhe ky ka shkaqe dhe fajtorë. Fajtore është qeveria juaj, sepse në denoncimet e bëra nga sindikalistët, nga sindikatat e hekurudhave, por edhe nga deputetët e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në parlament, për rrjetin e keq-mirëmbajtur, për mangësitë dhe boshllëqet në sistemet e sigurisë, në personel, në infrastrukturat kritike, si e tillë edhe sinjalistika, ju i kishit veshët të mbyllura.

Ju kujtoj shpalljen i formacionit sindikalist që mbështet Fronti Militant Mbar-punëtorë (PAME) në hekurudha, i cili bënte edhe një parashikim shokues: “Nuk do të presim të vijë aksidenti, që t'i shohim duke derdhur lot krokodili duke bërë verifikime”. Këto janë shkruar vetëm 20 ditë para tragjedisë në Tempi, më 7 Shkurt, dhe fatkeqësisht u vërtetuan. Uroj të mos ishin vërtetuar (...)

Këtu brenda, në këtë sallë, deputetët e KKE ju thoshim se:

- politika e nën-financimit kronik,

- ndarja e projektit hekurudhor në shumë pjesë,

- politika e liberalizimit bazuar në udhëzimet e BE-së,

- privatizimi i pjesës fitimprurëse,

- Kjo politikë, natyrisht, e ndjekur nga të gjitha qeveritë e viteve të fundit, ka krijuar dhe kushtet për këto tragjedi. Meqenëse, në kontekstin e saj, siguria e pasagjerëve trajtohet si një “kosto” si për pjesën e privatizuar të hekurudhës, ashtu edhe për ato që menaxhohen nga shteti borgjez!

Të gjitha këto ju i shpërfillët! Edhe ju! Edhe administratat e shtetit OSE (Organizmit Hekurudhor të Greqisë)! Edhe kompania italiane!

E dini që, kjo kompani italiane, që, sipas denoncimeve, na solli trenat e kalbur që nuk i donin në Zvicër, dhe na i shiti si super-moderne, tani për 5 ditë ishte e fshehur dhe nuk jepte informacion, as për sa pasagjerë ishin në tren! Dhe tani po mban veten si zemërmadhe, se nuk do të shfrytëzojë -thotë- mundësinë që i keni dhënë ju dhe BE-ja, për të hequr qafe dëmshpërblimet! Demek na bëka dhe një nder të madh...

Ti gëzoni investitoret tuaj! Edhe ju zotërinj të qeverisë, edhe ju zotërinj të SYRIZA-s që u shitët TRAINOSE-n atyre për 45 milionë euro për t'i dhënë më pas atyre, të gjithë ju, 50 milionë euro në vit, si subvencion për linjat gjoja jofitimprurëse (shterp)! Çfarë ironie. Si linjë shterpë që nuk sjell fitime, ju emëruat edhe linjën hekurudhore Athinë-Selanik!

Vërtet, a nuk është ky një skandal aq i rëndë me të cilin do ta trajtonit në përballje mes jush, si shumë të tjera? Pyetje retorike sigurisht. Ju nuk keni cipë fare!

Pra, të gjithë jeni fajtorë: Të gjitha qeveritë. Dhe mos u hiqni sikur nuk njihnit asgjë. Po ju kujtoj vetëm disa pika të rëndësishme të qeverisjes së të gjithë juve, sepse disa prej jush po flisni sikur keni amnezi.(...)

Dhe duke qenë se të gjithë ju sigurisht po përpiqeni ta nxirrni BE-në dhe politikën tuaj të pastër këto ditë, ju themi se kjo politikë kriminale e BE-së nuk bën përjashtime: Në BE në vitin 2021, vetëm në një vit, janë regjistruar 1.389 aksidente të rëndësishme hekurudhore, me gjithsej 636 të vdekur dhe 513 të plagosur, nga të cilët 97 të përfshirë në përplasje treni.

E thamë, e do e themi përsëri, do të këmbëngulim për këtë: Thika duhet të arrijë në palcë!

Të jepen të gjitha përgjegjësitë që të mos kemi më një krim të tillë! Të mos ekzistojë tjetër fëmijë që në shekullin e 21-të të mos i përgjigjet mesazhit të nënës së tij e cila i shkruan fëmijës së saj...«dërgomë mesazh kur të mbërrish»...

Dhe e vetmja garanci për ta bërë këtë, për të mos u mbuluar dhe harruar përsëri çështjen, janë betejat e mëdha, mobilizimet e mëdha që po zhvillohen në të gjithë vendin.

Nga ky hap duam të përshëndesim, edhe njëherë, mijëra grevistë nga shumë vende të punës, të cilët po marrin pjesë në mobilizimin e sotëm. E dimë që sidomos brezi i ri, nxënësit, studentët, po vlojnë nga inati dhe indinjata për atë që ndodhi. Sepse të gjithë e kuptojnë se kushdo mund të ishte në vendin e atyre fëmijëve që humbën kaq padrejtësisht.

Ne u themi atyre, se: Ne jemi me ju! Ne ju mbështesim me të gjitha forcat tona! Ne kemi detyrë, të gjithë së bashku, të bëhemi zëri i të vdekurve!

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ndjen pjesën e vet të detyrës së saj dhe e merr përsipër. Do të bëjmë gjithçka që të mos varroset çështja, për të thyer heshtjen, hipokrizinë, propagandën e rremë, që e ndjekim kaq ditë nga televizorët tanë dhe na ka indinjuar të gjithëve!

 

10.03.2023