Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Fjalimi hyrës i KKE në Takimin Komunist Europian

"Forcojmë luftën punëtore – popullore, kundër barbarizmit kapitalist që gjeneron luftërat, varfërinë, refugjatët dhe emigrantët. Për Europën e socializmit, të paqes, drejtësisë sociale".

                                                                                                        Bruksel 7 Dhjetor 2015

Të dashur shokë,

Mirë se vini në Takimin Komunistë Europianë, që organizon Partia Komuniste e Greqisë (KKE), që të kemi rastin ne Partitë Komuniste dhe Punëtore të Europës për të shkëmbyer pikëpamjet dhe mendime mbi zhvillimet dhe luftën tonë të përbashkët.

Ne konsiderojmë se rrethanat aktuale janë çështje veçanërisht kritike, komunistët e Europës, pavarësisht nëse vendet e tyre janë të integruara apo jo në organizatatat imperialiste të BE-së, pavarësisht nëse kanë apo skanë përfaqësim këtu në PE (Parlamentin Europian) apo në parlamentet kombëtare, të munden të takohen për të diskutuar. Sidomos sot, ku përshkallëzohet agresioni kapitalistë gjë që vërteton se ky sistem është "mish  e thua" me krizën ekonomike, papunësinë, varfërinë, luftërat imperialiste, mjerimin që sjell refugjat dhe emigrim. Sot, që vërtetohet se ky sistem shfrytëzues shoqëror, kapitalizmi, jo vetëm që nuk mund të plotësojë nevojat bazore të punonjësve, të tilla si Sigurimet Shoqërore, Shëndetësi, Arsim, por i ka kthyer ato dhe të gjitha nevojat bashkohore njerëzore, në një fushë të rritjes së fitimeve të monopoleve. Sot, nga jo-rrugdaljet sociale të kapitalizmit del me voli të fortë domosdoshmëria e socializmit.

Të dashur shokë,

Në këtë një vit, që ka kaluar që nga Takimi Europian i mëparshëm i Partive Komuniste dhe Punëtore, zhvillimet kanë qenë të shpejta, jo vetëm në Europë, por edhe në rajonin më gjerë, në botë, diçka që, siç duket edhe nga shembulli i miliona refugjatëve të Sirisë, ose nga përgatitja në shtabet e “ngushta” të kapitalistëve, të Partneritetit Transatlantik për Tregti dhe Investime (TTIP), në mënyrë të qartë ndikon në jetën e miliona punëtorëve në Europë.

Antagonizmat midis fuqive imperialiste po evolojnë në shumë qoshe të planetit, nga Arktika në Afrikë, dhe nga Europa e gjer në Detin e Kinës Jugore.

Rajoni i Mesdheut Lindor është një fushë e tillë, që tërheq si një magnet vëmëndjen e interesave të mëdha monopoliste të vendeve të fuqishme imperialiste dhe të aleatëve të tyre.

Ndërhyrja e SHBA, BE, Turqi, e Monarkive të Gjirit dhe të forcave të tjera në rajon, që shpalosen që nga viti 2011, çuan, siç pritej, edhe në përfshirjen ushtarake Ruse në Siri, e cila filloi më 30 Shtator. Të gjitha këto shënojnë qartë intensifikimin e mëtejshëm të konflikteve ndër-imperialiste në Lindjen e Mesme dhe në Mesdheun Lindor.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) që nga momentet e para e dënoi këtë ndërhyrje që ka pasoja shumë të rënda për popullin e Sirisë, por edhe në rajonin më gjerë. Kur partitë borgjez dhe oportuniste “festonin” për të ashtuquajturën "Pranverë Arabe", Partia jonë zbuloi operacinin e organizuar financiar dhe të amatosur nga forcat imperialiste për të ashtuquajturën opozitë në Siri, e cila rezultoi, ndër të tjera, krijimin dhe përhapjen e përbindëshit "Shteti Islamik", por edhe krijimin e një valë të madhe refugjatësh.

KKE së bashku dhe në të njëjtën kohë me shprehjen e solidaritetit tonë me popullin francez, ngushëllimet tona për familjet e viktimave të masakrës barbare nga ana e Shtetit Islamik kohët e fundit në Paris, që në momentin e parë paralajmëroi se kjo nuk duhet të bëhet pretekst për përshkallëzim të ndërhyrjes imperialiste në rajon, për një luftë imperialiste, dhe konflikt interesash që do ta paguajnë veç se popujt e rajonit. Mos të përbëjë pretekst për represion të ri ndaj lirive demokratike dhe popullore, ushtarakizëm i vendeve dhe të jetës politike të Europë, një justifikim për një valë të re të ksenofobisë, racizmit dhe të opsioneve ekstreme të djathta fashiste kundër njerëzve tanë në kërkim të një "fati në diell" si refugjat dhe emigrant.

Ne besojmë se kur plas një konflikt imperialist, përbën mashtrim debati që thot se kush e filloj i pari, apo kush respekton "ligjin ndërkombëtar", i cili është bërë shumë reaktivë, por dhe si një "llastikë" që ta përmëndin të gjitha forcat imperialiste.

Është  me rrezik propaganda që aktualisht bëhet në nivel ndërkombëtar, duke shfrytëzuar barbarinë e xhihadistëve fanatik, për të kultivuar klimën e luftës brenda klasës punëtore, popullit, kundër popujve të tjerë, nën maskën e fesë.

Por, në thelb, të cilën duhet ta kami të pastërt ne si komunistë, është  se në cilën "terren", kryhet kjo luftë, e cila nuk është gjë tjetër veç se interesat e monopoleve. Thelbi gjendet se cilat forca përplasen, dhe këto forca kanë një përmbajtje konkrete klasore.

Në këto kushte KKE sheh kërkesën që populli dhe veçanërisht të rinjtë të mos derdhin gjakun e tyre për interesat e kapitalit, të shfrytëzuesve.

 Dhe kjo për sa i përket popullit punonjës, nuk sigurohet me pjesëmarrjen e vendit tonë në organizatat imperialiste si të NATO-s, BE-së gjë që pranojnë të gjitha partitë borgjeze liberale dhe socialdemokrate, gjoja të majtë dhe të djathtë, si në Greqi, nga SYRIZA, ND deri te Agimi i Artë nazist.

Nuk sigurohet me llogjikën e zgjedhjes të një imperialisti, gjë që kultivohet nga parti të ndryshme, për përzgjedhje të një blloku imperialist, të një blloku aleat gjeopolitikë ndërkombëtarë.

Është krejt tjetër gjë, një pushtet punëtor popullor, të shfrytëzojë kontradiktat ekzistuese dhe interesat e ndryshme të shteteve kapitaliste, dhe tjetër gjë ti bashkohet një aleance imperialiste, një bashkimi kapitalist të shteteve, duke pasur iluzionin se kjo mund të jetë në dobi të klasës punëtore dhe të popullit.

Ne besojmë se lëvizja komuniste duhet të shfrytëzojë kontradiktat ndër-imperialiste, me synim që të dobësojë aleancat imperialiste, destabilizimin e pushtetit kapitalist në vendin e saj apo në një vend tjetër, sulmus apo në mbrojtje.

Për ti shfrytëzuar një Parti Komuniste saktë kontradiktat ndër-imperialiste, nuk duhet të jetë e bllokuar në planet e asnjë qëndre imperialiste, të mbrojë interesat jetike të klasës punëtore në vendin e saj, të rajonit dhe në mbarbotën.

Partia jonë ngre drejtpërdrejt çështjen e shkëputjes së Greqisë nga të gjitha aleancat imperialiste si NATO dhe BE, duke theksuar se këtë mund ta garantojë pushteti, punëtor popullor, rruga socialiste e zhvillimit.

Në të njëjtën kohë Partia jonë me mënyrë ekzemplare shpreh solidaritetin e saj ndaj dhjetëra mijërave njerëzve të vuajtur, që luftojnë me valët e detit, arrijnë në vendin tonë dhe drejtohen për në vendet e tjera europiane. Asnjë dhe askush nuk dëshiron të ç’rrënjoset nga vendi i tij. Ne e dimë shumë mirë, se ajo që i detyrojë kaq shumë njerëz të ç’rrënjosen nga vendi i tyre ka dhe emër dhe mbiemër: është barbaria kapitaliste që sjell varfëri, papunësi, luftëra.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) lufton kundër shkaqeve të zhvendosjes dhe emigrimit, lufton kundër nazi-fashizmit dhe përfaqësuesve të tyre aktuale në Greqi, të cilët synojnë, ndër të tjera, të shfrytëzojnë edhe çështjen e madhe të flukseve migratore, për të kultivuar në popull nacionalizmin, ksenofobinë dhe racizmin. Partia jonë thërret popullin, lëvizjen punëtore – popullore të intensifikojë solidaritetin me refugjatët dhe emigrantët.

Ky problem nuk mund të eliminohet nëse nuk ndalen ndërhyrjet imperialiste dhe luftërat e BE – SHBA – NATO. Ne luftojmë që Greqia të mos ketë asnjë përfshirje në to. Zgjidhje nuk mund të japin as masat represive të mekanizmave të BE-së, prandaj ne kërkojmë heqjen e Rregullores së Dublinit, Shengenit dhe Frontex-it. Ne besojmë se refugjatët duhet të kenë një mikpritje të mirë dhe mirmbajtje, dhe luftojmë për forcimin e stafit dhe infrastrukturës që lidhet me shpëtimet në det, regjistrim - identifikim, strehim - ushqim – kujdesi mjekësore dhe transport të sigurt nga ishujt në pikat e daljes nga vendi.

Të dashur shokë,

Kriza kapitaliste nuk kalon thjesht si një "tank me zinxhirë" mbi të drejtat sociale dhe të arriturat e punëtorëve në Europë, por i "trazon kartat" në ballancën e forcave midis shteteve kapitaliste. Dhe kjo po ndodh si brenda BE-së, ku po theksohen antagonizmat dhe presioni mbi Gjermaninë, që të marri një pjesë më të madhe të krizës, ashtu dhe në përgjithësi në marrëdhëniet midis shteteve në botën kapitaliste.

E ashtuquajtura "bota multi-polare", dëshmon se nuk ka të bëjë fare me "paqen", "sigurinë" e popujve, zgjidhjen e konflikteve, siç mbështisnin tifozët e saj. Çdo "arkitekturë" e marrëdhënieve ndërkombëtare, kur ka si "gurë themeli" shtete që gjenden në fazën e monopolit, d.m.th në kushte të imperializmit, mban në "DNA" e saj prirjen për ndërhyrje imperialiste dhe luftë. Vitin e kaluar kemi pasur biseduar më gjerësisht në lidhje me ndërhyrjen e hapur dhe të pa justifikuar të SHBA-ve dhe BE-së në Ukrainë, në kontekstin e konkurrencës së tyre me Rusinë për kontrollin e rrugëve të energjisë, të lëndëve të para dhe aksioneve të tregjeve. Këto rivalitete dhe nxjerrja në pushtet të forcave nacionaliste dhe anti-komuniste pati pasoja tragjike për popullin e Ukrainës, i cili e pa vendin e tij "të shpërbëhet",po shikon luftën civile për interesa të huaja ndaj tij, erdhi ndesh me masa të reja antipopullore dhe masa represive, të tilla si ndalimi i planifikuar i Partisë Komuniste dhe ideologjisë komuniste në Ukrainë.

Edhe nga ky hap ne duam të shprehim solidaritetin tonë me komunistët e Ukrainës, të cilët duke u ballafaquar me këtë zhvillim antipopullor dhe nga ana tjetër ne denoncojmë se Presidenti i Ukrainës, disa muaj më parë përfshiu në një "listë të zezë" 3 anëtarë të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), duke përfshirë Eurodeputetin tonë, S. Zarianopulo dhe zv/kryetarin e parlamentit grek, J. Lamprulin.

Të dashur shokë,

Më lejoni të shtroj shkurtimisht dy çështje të tjera ndërkombëtare, që kanë rëndësi të madhe për popujt e Europës dhe për organizimin e luftës sonë.

1) Kohët e fundit SHBA dhe NATO filluan testimin e të ashtuquajturës "mburojë raketash" të tyre në Europë. Ky sistem raketash, pavarësisht faktit se paraqitet si një "masë mbrojtëse" ndaj Iranit apo ndaj "terroristëve", ka objektive të qartë që ti lejojë SHBA-së të ketë mundësinë e parë për goditje bërthamore kundër Rusisë,  pa patur nga ata mundësi të kundërpërgjegjen me goditje. Ky është një hap shumë i rrezikshëm, sepse kthen territorin europian në një "teatër" lufte bërthamore dhe konfrontimi me Rusinë, dhe për këtë është e nevojshme veprimi i komunistëve dhe i militantëve të tjerë për "shkuljen" e këtyre bazave - "mbështetëse" të planeve të SHBA-NATO dhe, natyrisht, çdo plani të ngjashën imperialist si ky.

2) Marrëveshja Transatlantike e Tregtisë së Lirë dhe e Investimeve ndërmjet BE-së dhe SHBA-së (TTIP), që karakterizohet si një "NATO ekonomike për monopolet" dhe promovohet në fshehtësi absolute, shkakton reagime. Edhe nga forcat politike borgjeze shprehen rezerva të veçanta, të cila natyrisht shprehin pjesë të veçanta të kapitalit, që synojnë të përfitojnë akoma më shumë.

Këta socialdemokratët e sapo riformuar të SYRIZA-s, të Podemos, ashtu si oportunistët e tjerë, me eksponent të tyre kryesorë PME-në (Partinë e Majtë Europiane), duke shprehur edhe ata interesa të pjesshme të kapitalit, deklarojnë se janë të kundërt me lidhjen e Marrëveshjes Transatlantike, duke e përqëndruar kundërshtimin e tyre në aspekte të caktuara dhe fragmentare dhe jo në thelbin e saj. Ata mbrojnë rentabilitetin e grupeve monopoliste, duke theksuar përallat e "mbijetesën" dhe "qëndrueshmërisë" të shërimit kapitalist. Ata e shohin TTIP-in si një "pengesë" për të arritur kapitalizmi "rregulla, kontroll dhe regullim", e cila supozohet se do ti vendosi "frena" monopoleve. Qëllimisht ata fshehin se TTIP-i nuk përbën një devijim, por vërtetimin e padiskutueshëm të natyrës shfrytëzuese të sistemit.

Sepse kjo marrëveshje hap rrugën për sfidimin dhe heqjen e çdo të drejte pune që ka mbetur në fuqi nga sulmi brutal i kapitalit - BE dhe qeverive borgjeze, duke shfrytëzuar krizën kapitaliste. Qëllimi i tyre është që të hedhin në nivelin më të ulët që të jet e mundur të drejtat e punëtorëve, pasi synimi i përbashkët i SHBA dhe BE është të reduktohet në mënyrë drastike çmimi i fuqisë punëtore. Me pak fjalë, masat antipuntore dhe punësimi xhungël që tani zbatohet në të gjitha Shtetet - Anëtare të BE-së dhe të SHBA-së do të "martohen" me pasoja të shumta për klasën punëtore dhe shtresat e varfra popullore.

Dhe këtu kërkohet veprimi i komunistëve, para së gjithash zbulimi e këtyre projekteve, si dhe i debatit mashtrues mbi heqjen e "sovranitetin" të BE-së, ose të "shteteve – anëtare"  të saj për shkak të TTIP-isë. Ata fshehin, me këtë mënyrë se marrëveshja synohet nga qeveritë borgjeze të BE-së, sigurisht përmes "pazardhëqeve" me SHBA-në, në emër të nevojave të monopoleve Europiane me qëllim për të mbrojtur dhe promovuar pozitat e tyre në konkurrencën monopoliste në rang botëror. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) lufton kundër kësaj marrëveshjeje antipopullore, duke theksuar se kjo marrveshje s’merr as rekomandime e as korrigjime. Bën thirrje për luftë popullore që të refuzohet kjo marrëveshje, në drejtim të luftës për përmbysjen e sistemit shfrytëzues që ajo shërben.

Të dashur shokë,

Një vit më parë, duke folur për zhvillimet në Greqi, madje edhe kur SYRIZA ishte në opozitë, nga ky hap ne përshkruanim "rrugën" që do të ndiqte në qoftë se borgjezia i besonte "timonin" e pushtetit borgjez. Sot ne mund t'ju shikojmë në sy, sepse Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka dhënë dhe jep një betejë vendimtare në mbrojtje të interesave popullore dhe për më tepër të gjitha parashikimet e partisë sonë u vërtetuan.

Me qeverinë e SYRIZA – ANEL populli jonë gjëndet i përballur me një sulm të ri të kapitalit, natyrisht sulmin e morri përsipër që ta përfundojë qeveria e "majtë" SYRIZA dhe "patriotët" e supozuar të ANEL-it, duke realizuar marrëveshjen brutale antipopullore - memorandum që nënshkruan në verë së bashku me ND, PASOK dhe POTAMI.

Çdo ditë nëpërmjet projekt/ligjeve që sjellin në parlament, zbaton masa barbare të pa shoqe. Bëhet fjalë për masa që rrisin taksat për familjet popullore me rritjen më karakteristike të taksave të mëdha ndaj fermerëve dhe të vetë-punësuarve, dhe në të njëjtën kohë e bëjnë të përherëshme heqjen e taksave ndaj kapitalit. Ata vënë në shënjestër ato që kanë mbetur në këmbë nga të drejtat për siguri sociale duke rritur moshën e pensionit. Përgatisin sulmin mbi të drejtën e grevës dhe të drejtave të tjera sindikaliste, ndërkohë që promovojnë dhe privatizime. Ky sulm është dëshmi se shfrytëzimi i fuqisë punëtore është një parakusht për rimëkëmbjen e përfitimit kapitalist.

Qeveria e SYRIZA- ANEL, është protagoniste dhe në mënyrë aktive merr pjesë në planet e NATO, SHBA dhe BE në rajon, duke dhënë rajone të tëra të vendit për baza të reja të NATO-s dhe për infrastrukturë ushtarake agresive.

Qeveria gjoja e "majtë" ka ofruar dhe ofron shërbime të shumta ndaj sistemit. Me mantelin e "majtë" që gjoja lufton brenda BE-së, dhe në kombinim me santazhe dhe iluzione,  përpiqet të bindi një pjesë të madhe të popullit se politika e tanishme përbën një rrugë të vetme dhe e vetmja gjë që mund të bëjë populli është të zgjidhi se cila qeveri, cili menaxhues i memorandumit do të zbatojë politikën antipopullore. Me këtë mënyrë kontribuon në reaksion të forcave radikale, të cilat në vitet e kaluara luftuan kundër masave anti-popullore.

Vërtetohet edhe një herë se të ashtuquajturat qeveri të krahut të majtë, të ashtuquajturat parti të majta  të "rinovimit",  që kanë në radhët e tyre edhe mutant ish-komunistë, munden në këto momente ta bëjnë më mirë punën e qelbur në favor të kapitalit dhe në të njëjtën kohë të udhëheqin popullin dhe lëvizjen e tij në pasivitet dhe frustrim.

Vërtetohet edhe me këtë mënyrë qëndrimi i denjtë i KKE e cila me këmngulje gjatë gjithë këtyre viteve ka refuzuar pjesëmarrjen e saj në qeveri të tilla menaxhimi të sistemit kapitalist dhe të politikave antipopullore të BE-së, të agresionit të NATO-s. Dhe nga ky hap ne duam të falënderojmë të gjitha ato Parti Komuniste dhe Punëtore që mbështetën Partinë tonë në betejat e shumta vendimtare zgjedhore, të cilat i dhamë me një shpirt luftarak në vitin 2015.

KKE durojë dhe doli më me përvojë dhe e përforcuar ideologjikisht, politikisht dhe organizativisht nga këto, mbajti forcat e saj në parlament, dhe sot forcat e saj së bashku me ato të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) udhëheqin luftën brenda vendeve të punës, brënda lëvizjes punëtore – popullore. Luftojmë për të zbuluar planet e qeverisë dhe partive të tjera borgjeze, të shtabeve borgjeze që së bashku po sulmojnë klasën punëtore, me synim që të bëhet më e lirë në pagë dhe e nënshtruar. Të zbulojmë natyrën e memorandumeve, se çdo shërim, edhe madje i vogël i ekonomisë kapitaliste, i rentabilitetit të kapitalit, kërkon heqjen e çdo arritjeve, dhe në asnjë mënyrë nuk do të çojë në rritjen e standardeve të jetesës, në lehtësimin e familjeve popullore. Shumë më tepër, ku situata mund të përkeqësohet, kur duken shenja që tregojnë shfaqjen e një krize të re e të sinkronizuar ndërkombëtare dhe mprehjen e kontradiktave imperialiste.

Sot, siç tregoi edhe greva e madhe e suksesshme në mbarë vendin, një grevë mbarpunëtore më 12 Nëntor, mund të krijohen kushte më të mira organizative, rindërtimi të lëvizjes punëtore, përforcim të aleancës popullore. Mund të ketë plasaritje në balancën e tanishëm negative të forcave që ekzistojnë në Greqi dhe ndërkombëtarisht.

Mjafton që populli të shfrytëzojë përvojën e tij, ta bëjë atë forcë lufte dhe përmbysjeje. Tashmë sindikatat në vendin tonë, nën flamujt e PAME (Frontit Militant Mbarpunëtor), përgatiten për një grevë të re mbarëkombëtarë. Fermerët gjithashtu tashmë kanë dalë në rrugët e barrikadave me traktorët e tyre. Studentët dhe nxënësit organizojnë mitingjet e tyre të mëdhenj. Në kulmi i luftës janë masat e reja antipopullore që po sjellë qeveria e SYRIZA, në bazë të marrëveshjes së saj me BE, FMN, BQE, kuartetin, në bazë të memorandumit të 3-të që zbaton. Përgatitet një goditje e re në sistemin e sigurimeve shoqërore, për sekuestrime dhe ankande të banimit primar për të punësuarit dhe shtresat popullore gjer te shtresat e mesme, prerja e korendit për ata që e s’munden ta paguajnë, taksime të larta për familjet popullore ndërkohë që përjashton nga taksat industrialistët, anije-pronarët dhe bizesmenët.

Ne jemi thellësisht të bindur se ka zgjidhje që populli punonjës mund të jetojë më mirë, ashtu siç duhet, siç e meriton ai sot, në bazë të aftësisë që ka sot shoqëria. Dhe kjo rrugë kalon nëpërmjet një aleance të fortë, të madhe popullore sociale, që do të luftojnë kundër masave të reja antipopullore dhe do të ketë busull të qëndrueshme luftën kundër monopoleve dhe kapitalizmit, imperializmit. Krijimi dhe përforcimi i saj mundet dhe sot të ndihmojë që të ndryshojë korrelacioni negativ e forcave, të forcohen organizimi, shpirti luftarak, fryma militante e klasës punëtore dhe e shtresave të tjera popullore, kundër servilizmit dhe fatalizmit, nënshtrimit të popullit ndaj menaxhuesve të vjetër dhe të rinj, të barbarizmit kapitalist, në luftën për një shoqëri pa shfrytëzimin e njeriut nga njeriu, për socializmin.

Dhe ashtu siç tregohet dhe në praktikë, kur ke si objektin përmbysjen e kapitalizmit dhe ndërtimin e një bote të re, të socializmit, lufton çdo ditë me vendosmëri të madhe dhe efektivitet për organizimin dhe emancipimin e klasës punëtore. Vetëm mbi këtë bazë dhe në këtë drejtim mundesh në rrethanat e tanishme të përfitosh dhe të drejta për nevojat e tanishme të punëtorëve, të popullit._     

 

 

 

9.12.2015