Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

EKUACIONI POLITIKO-USHTARAK NË SIRI

(Fragment i gjatë nga artikulli i botuar në "Inspektimin Komunist", organin politik - teorik të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) , në Vëllimin e 1-rë të vitit 2016).

 

 Nga Elisheos Vagjena

 Anëtar i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

Përgjegjës i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

 

Kaluan mbi dhjetë vjetë që kur shkrimtari Aleksandr Zinovief [1] e krahasonte Rusinë kapitaliste me një "lepur me brirë".   "Lepur", me sa duket, për shkak se në ato vitet e para të restaurimit kapitalist, borgjezia e sapo-formuar e Rusisë, duke u gjëndur në një proces integrimi të vendit në "piramidën" imperialiste globale dhe duke u përpjekur për të siguruar pozicionin e saj në brëndësi të vendit, me një lehtësi i smbrapsej kërkesave të SHBA-së dhe forcave të tjera. Dhe kjo, pavarësisht nga fakti se ajo kishte "trashëguar" nga Bashkimi Sovjetik një arsenal të fuqishëm armësh (pra ... ja pse lepuri ka dhe "brirë").

Por ja që gjërat ndryshojnë. Dhe Rusia, gjithnjë e më shpesh tani, e përdor forcën ushtarake jashtë kufijve të saj. E bëri këtë ndaj Moldavisë (në rastin e Transnistrias), në Taxhikistan, në Gjeorgji (në rastin e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut), në Ukrainë (në rastin e Krimesë), d.m.th në territoret e ish-Bashkimit Sovjetik që konsiderohen si "zonë e interesave të drejtpërdrejta" të saj. Me ndërhyrjen ushtarake në Siri, Moska bërë një "kërcim", duke shkelur "monopolin" e deri djeshëm amerikan të ndërhyrjeve ushtarake në zona më të largëta. Një ndërhyrje që ndryshon kushtet e "ekuacionit sirian" dhe, ndër të tjera, krijon konfuzione në Lëvizjes Ndërkombëtare Komuniste.

Sigurisht, pas ndërhyrjes ushtarake ruse erdhi sulmi vrasës në Paris, i cila me një "mal të vdekurish" gjithashtu vendosi kushte të reja në gjeopolitikën "algorithme" siriane. Dhe kjo për shkak se vrasja masive e njerëzve të zakonshëm u shfrytëzua nga klasa borgjeze e Francës, dhe në përgjithësi nga vendet e NATO-s dhe BE-së, si një "alibi" me gjakun e popullit francez, para përfshirjes edhe më të madhe ushtarak të tyre.

Por së pari le të shohim disa zhvillime themelore politiko-ushtarake, të dobishme për të kuptuar çështjen që shqyrtojmë.

 

RRITJA E PËRFSHIRJES USHTARAKE TË HUAJ

Më 30 Shtator filluan sulmet ajrore ruse në Siri kundër të ashtuquajturit "Shtetit Islamik" (SH.I).

Në të njëjtën ditë, Parlamenti e Lartëm Rus miratonte kërkesën e Presidentit Rus Vladimir Putin për vendosjen e forcave ushtarake jashtë vendit, dhe konkretisht në mbështetje të Bashar al-Asadit në Siri.

Kishte paraprirë fjalimi i Presidentit Rus në OKB, ku mbrojti qëndrimet Ruse ndaj Sirisë dhe Ukrainës. Për Sirinë kishte theksuar se nuk mund të ekzistojë zgjidhje politike pa Asadin, si dhe nevojën për të forcuar Asadin i cili së bashku me Kurdët i rezistojnë SH.I (Shtetit Islamik).

Takimi i tij me Presidentin e SHBA-së Barak Obama, pavarësisht faktit se disa media e shfaqin si tregues i "përafrimit" Rusi – SHBA për të luftuar SH.I-në, nuk i tejkaloi kontradiktat rreth të ardhmes së regjimit të Asadit, të cilat lidhen me çështjen se cila forcë imperialist do të ketë "dorën mbizotëruese" në Siri.

Është e qartë se zhvillimet shënojnë intensifikimin e mëtejshëm të konflikteve ndër-imperialist në Lindjen e Mesme dhe në Mesdheun Lindor. Le të kujtojmë se ndërhyrja ushtarake ruse në Siri vjen pas ndëryrjes së SHBA-ve, BE-së, Turqisë, të monarkive të Gjirit, dhe forcave të tjera në rajon, që shpalosen që para viti 2011. Për shembull, pushtimi i SHBA-ve në Irak, sulmi i NATO-s në Libi, depërtimi në Siri të forcave që janë pajisur nga SHBA-të dhe aleatët e tyre.

Duhet të theksohet se Partia Komuniste e Greqisë (KKE) që nga momentet e para, në vitin 2011, e dënoi ndërhyrjen, që ka pasoja shumë të rënda për popullin e Sirisë, dhe regjionin e gjerë. Kur partitë borgjeze dhe oportuniste “festonin” për të ashtuquajturën "Pranverë Arabe", Partia jonë zbulonte operacionin e organizuar të financimit dhe pajisjes nga forcat imperialiste të së ashtuquajturës opozitë në Siri, e cila rezultoi - "ndër të tjera" - krijimin dhe përhapjen e përbindëshit "Shtetit Islamik", por dhe krijimin e një valë të madhe të refugjatësh, si në brendësi të vendit (rreth 10 milionë njerëz), ashtu dhe në jashtë vendit (kryesisht në Turqi, Liban dhe Jordani, ku ka rreth 2 milionë të ç’rrënjosur nga të cilët, ata që kanë mundësinë, përpiqen për të arritur në vendet e Europës).

 

KONFLIKTI I INTERESAVE EKONOMIKE DHE GJEO-POLITIKE NË SIRI

Janë të njohura marrëdhëniet e ngushta ekonomike dhe politiko-ushtarake që ka Rusia me regjimin borgjez të Asadit, i cili këto 20 vitet e fundit përbën aleat i qëndrueshëm i Rusisë kapitaliste në Lindjen e Mesme dhe Mesdheun Lindor. Pra, në një zonë, ku luhet një "lojë" e madhe gjeopolitike me "lojtarë" të fortë, siç janë si SHBA-të, BE-ja, Izraeli, Turqia, Egjipti, monarkitë e Gjirit, ku klasat borgjeze të këtyre shteteve nxisin interesat e tyre. Më konkretisht le të shikojmë disa elemente.

ÇËSHTJA E LËNDËVE TË PARA

Asadi, në një intervistë të tij në muajn Qershor 2013 deklaroi se: "Vendet perëndimore, në kontrast me qëndrimin e tyre publik politik, përpiqen që të na propozojnë nën tavolinë kontrata "tërheqëse" për rindërtimin e vendit dhe nxjerrjen e depozitave të pasura të hidrokarbureve që janë zbuluar në bregdetin sirian. Banka Botërore, e cila nuk mund të lëvizi pa lejen e SHBA-ve, na propozoi një kredi prej 21 miliardë dollarësh me lehtësira "shumë të kënaqshme", të cilat ne i refuzuam në mënyrë të prerë. Ne tashmë e kemi dhënë nxjerrjen e hidrokarbureve të Zonës Ekskluzive Ekonomike (ZEE-së) siriane në kompani ruse. Ne kemi besim tek Rusët, të cilët mbrojnë strategjinë e tyre të sigurisë dhe interesat e tyre kombëtare të cilat do ti rrezikonin në rastin e kontrollit të Sirisë nga Perëndimi dhe nga forca që janë bisht në rajon".[2]

Për sa i përket madhësive të hidrokarbureve, ka disa vlerësime [3], ndërsa studjues sirianë argumentojnë se madhësia e rezervave të gazit në vend e "përbys" atë "hartën aktuale ndërkombëtare të energjisë", pasi rezervat e gazit natyror në Siri, në madhësi, janë dhjetëfishi i depozitave të Izraelit.

Kontratat, të cilat kishin lidhur kompanitë ruse për nxjerrjen, para ngjarjeve, arrinin në 1.6 miliardë dollarë. Gjithashtu, aktivizohen edhe në ndërtimin e rafinerive.

 

ÇËSHTJA E FORMIMIT TË RJETIT TË TUBACIONEVE

Në vitin 2013 gazeta ruse "Komersant" shkruajti: "Rezultati i luftës në Siri mund të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme tregun europian të gazit natyror. Palët e përfshira në konflikt mbështeten nga dy forcat konkurruese, që duan të ndërtojnë gazsjellëse të reja të gazit natyror drejt BE-së, të cilat do të kalojnë nëpërmjet territorit sirian: Nga Irani dhe Katari. Në këtë prismë, pasojat për Gazprom-in dhe të ardhurat e buxhetit të Rusisë në masë të madhe do të përcaktohen në betejat për qytetet e Aleppos dhe Damaskut". [4]

Për sa i përket planeve të ndryshme specifike:

Më 27 Korrik 2011 nënshkruhej ndërmjet Iranit, Irakut dhe Sirisë marrëveshja mbi gazsjellësin e njohur si "Gazsjellësi i Miqësisë", i cili ishte parashikuar që të pomponte gazin iranian nga Irani në Bagdad, Damasko, Bejrut dhe në drejtim të Europës Perëndimore. [5]

Katari, rivali kryesor antagonist i Iranit në çështjen e gazit natyror, konsideroi se mënjanoheshin synimet e tij, në konsultim me Turqinë, për të ndërtuar gazsjellësin i cili përmes Arabisë Saudite, Jordanisë, Sirisë dhe Turqisë do ti promovonte Europës gazin natyror të Katarit. Natyrisht, parakusht për ndërtimin e këtij gazësjellësi do të ishte pjesëmarrja e Sirisë, por që e cila me marrëveshjen që kishte nënshkruar me Irakun dhe Iranin e nxirnin jashtë "lojës" Katarin. Plani i Katarit kishte edhe "bekimin" e SHBA-ve.

Është e kuptueshme se Rusia në asnjë mënyrë nuk do të donte të shikonte planin e Katarit-SHBA se çfar do të bënte në praktikë, e cila është konkurruese në pjesën e vet të tregjeve në Europë, ndërsa plani i Iranit është më shumë plotësues apo dhe i dyshimtë nëse ai do të mund të bëhet në praktikë, për shkak të mos-stabilitetit në rajon. Për më tepër, Rusia ishte e përfshirë dhe në praktik në zbatimin e këtij projekti, pasi ajo kishte marrë përsipër një pjesë të ndërtimit të gazsjellësit iranian dhe modernizimin e porteve ku do të arinte dhe në ndërtimin atje të rafinerive. [6]

 

FITIME NGA SHITJA E ARMËVE

Rusia fiton nga shitja e armëve ndaj Sirisë, e cila edhe para këtyre ngjarjeve ishte një nga shtetet më kryesore të furnizimit të armëve nga Rusia. Në bazë të të dhënave të SIPRI, nëse në vitin 2010 (para ngjarjeve) eksporti i armëve ruse në Siri ishte në shumën e 238.000.000 dollarëve, në vitin 2013 arriti në shumën e 351.000.000 dollarëve [7] , ndërsa kontratat e përgjithshëme që ende mbeten të kryhen në bazë të "Zenmin Zimpao", arrijnë shumën e 4 miliardë dollarëve [8].

Është e kuptueshme se përmbysja e pakontrolluar e regjimit të Asadit do të rrezikonte të gjitha fitimet. Siç shënohet: "Nëse Rusia e braktis Sirinë, atëherë ky borxh mund të mos njihet nga ndonjë autoritet tjetër në rotacionin pushtetor, të vihet në rrezik shitja e vazhdueshme e armë në këtë shtet dhe në këtë mënyrë të kufizohet ndikimi i Rusisë në një Shtet i cili pozicioni i tij gjeografik është vendimtar në Lindjen e Mesme". [9]

 

FITIME NGA FUSHA E AKSIONEVE NË TREGUN SIRIAN

Kompanitë ruse kanë bërë (dhe vazhdojnë të bëjnë, edhe pse në një masë më të vogël nga koha e para luftës) eksporte të mallrave (karburante, pajisje motorike, ushqime, dru, etj), ndërsa kompanitë ruse aktivizohen në sektorin e turizmit dhe të telekomunikacionit.

Monopolet ruse, të cila natyrisht që pësojnë shkatërim si pasojë e luftimeve (vlera e eksporteve jo ushtarake ruse nga 1,89 miliardë dollarë në vitin 2011 ka rënë në vitin 2014 në 582 milionë dollarë) [10] do të pësonin humbje të përgjithshme në qoftë se do të ekzistonte një përmbysja e pakontrolluar e Asadit gjë që do të çonte në një humbje serioze të fitimeve.

 

FUSHA GJEOPOLITIKE DHE USHTARAKE

Siç dihet, Rusia ka në Tartusin sirian një "stacion detarë për furnizim me karburant", i cili do të mundej të bëhej dhe një bazë të plotë ushtarake e ankorimit të përhershëm të armëve detare të saj në Mesdhe. Kjo është e vetmja bazë detare ruse në territor jo-rus.

Këtë thekson "Zenmin Zimpao" kinez, e cila shton më tej se: "Rusia nuk dëshiron të lejojë më shumë vende, që bashkëpunojë me të, të goditen, njëri pas tjetrës, nga SHBA-të. Përndryshe, prestigji hegjemonik i Rusisë do të plagoset seriozisht". [11]

 

PRETEKSTET E PËRDORURA NË KONFRONTIM

SHBA-të dhe aleatët e tyre, duke filluar para rreth 5 vjetësh ndërhyrjen imperialiste në Siri, tregonin si pretekst çështjen e "demokracisë", të përmbysjes së "diktatorit Asad",  Mbështetjen e të ashtuquajturës "Pranverë Arabe". Që kjo ishte një hipokrizi ishte diçka krejtësisht e qartë, nëse dikush shikon se kush janë të gjithë këta që na flasin për "lirinë" dhe "demokracinë": Monarkitë antipopullore të Gjirit, Turqia, e cila ka pushtuar gjysmën e Qipros, BE-ja, SHBA-të, të cilat janë proganistë në gjakderdhjen e popujve dhe të rrëzimeve të regjimeve që nuk i përshtateshin atyre, me synim që monopolet e tyre të fitojnë pozita më të mira.

Sot po të njëjtat fuqi, duke këmbëngulur me pretekste për "demokraci" kanë shtuar dhe pretekstin e "luftës kundër terrorizmit" dhe të "vetëmbrojtjes" nga sulmet që patën nga xhihadistët, armiq që dalin nga tokat e Sirisë e cila kontrollohet nga i ashtuquajturi "Shteti Islamik".

Nga ana e saj edhe udhëheqja ruse rrallë përmend interesat ekonomike gjeopolitike, siç i treguam, si shkaqet e ndërhyrjes së saj. Megjithatë, për këto flasin dhe politikanë të qeverisë dhe gazetarët Rus. Në fazën e caktuar të ndërhyrjes ruse udhëheqja ruse paraqet pretekstet e mëposhtme:

1. Rusia u ftua nga qeveria për të dhënë ndihmë kundër "terrorizmit". Pra argumenton, të ashtuquajturën "luftë kundër terrorizmit", dhe më tej thekson se veprimet e saj nuk vinë në kundërshtim me Ligjet Ndërkombëtare, që nga momenti që është thirrur nga qeveria legjitime aty.

2. Argumenton faktit se disa mijë burra të SH.I-së kanë origjinë nga rajonet e Rusisë dhe të ish-BRSS-së dhe, në rastin e mbizotërimit të tyre në Siri do të kthehen në Rusi për të kryer edhe atje "operacione terroriste" me synim integritetin territorial të vendit dhe prosperitetin e popullit rus.

3. Në një shkallë më të vogël përdoren në disa raste çështjet e mëposhtme: Për të ndaluar rrjedhën e refugjatëve dhe katastrofën njerëzore, shkatërrimi i antikiteteve, mizoritë e SH.I-së.

4. Pas tragjedisë së një avionit pasagjerësh rus mbi qytetin Sinait, udhëheqja ruse apeloi dhe pretekstin e "vetëmbrojtjes", ndaj së cilës do të diskutohet më poshtë me detaje.

(Mungon pjesë nga artikulli, në të cilën jepen të dhëna për korrelacionin ushtarak të forcave që konfrontohen në tokën e Sirisë)

 

ÇFARË REKOMANDOHET NGA PËRFSHIRJA USHTARAKE RUSE

Në këto kushte komplekse ushtarake, udhëheqja ruse vendosi për forcimin e forcave të Asadit në thelb me dy mënyra:

a) Me furnizimin e pajisjeve moderne ushtarake, me armë të precisionit të lartë (transportues të blinduar të reja, sisteme moderne të telekomunikacionit, aeroplanë spiun pa pilot, armë automatike, etj).

b) Me bombardime ajrore të forcave "terroriste". Në një manifestim të forcës së saj, Rusia bombardojë pozicionet e armikut duke përdorur raketa që i nisi nga luftanije e flotës së saj nga deti Kaspik dhe Mesdheu, ndërsa forcat ajrore siriane kanë avionë më të vjetërsuar, me më pak mundësi për të patur sukses në goditjen e kundërshtarit me saktësi.

(Mungon pjesë nga artikulli, në të cilën jepen të dhëna për forcën luftarake ajrore dhe detare të Rusisë, që përfshihen në konfrontimin në Siri)

 

SYNIMET AFAT-SHKURTËRA DHE AFAT-GJATA

Rëndësia ushtarake e përfshirjes ruse

Me këto veprime, vlerësohet se mundet të "barazohen" humbjet në jetë të forcave të armatosura siriane, paaftësia për ti zëvendësuar ato, dhe të marrin ato përsëri epërsinë dhe dinamikë në trajtimin e armiqve të tyre.

Gjithashtu, sipas gazetës «Financial Times» [12], SHBA-të, në bashkëpunim me Turqinë dhe Jordaninë, do të vinin në fuqi planin e "zonë së ndaluar për fluturime" në Siri, d.m.th sipas asaj "forme" që ata përdorën edhe në Libi. Përfshirja ruse i parandaloi këto plane.

 

Qëllimet politike

Klasa borgjeze e Rusisë synon të mbrojë interesat ekonomike dhe gjeopolitike të saj në rajonin e Mesdheut Lindor. Mori mësim nga zhvillimet në Jugosllavi dhe në Libi, ku nuk ka pasur prani ushtarake dhe mbeti larg fushës së konfrontimit, përpiqet të parandalojë një zhvillim të ngjashëm. Synimi i Rusisë është të mbështesë me çdo mënyrë regjimin e Sirisë, me qëllim që të kenë vendin e parë monopolet e saj dhe jo ato euroatlantike, në bashkëpunim me seksione të klasës borgjeze të cilat shprehin regjimin e Asadit (me ose pa Asadin), në shfrytëzimin e burimeve dhe të popullit.

Ky është një zhvillim që e "ç’bllokon" atë nga ngërçi në Ukrainë, duke i dhënë mundësinë që të menaxhoj më mirë kontradiktat midis Gjermanisë, Francës dhe SHBA-ve. Për më tepër, i jep mundësinë asaj që ti afrohet më pranë regjimeve të Iranit, Irakut dhe Egjiptit.

Gjithashtu, mbrojtja ose jo e suksesshme e interesave të saj në Siri përbën një parathënie nëse ka vendosmëri dhe forcë Rusia për të mbrojtur interesat e saj në fusha të tjera, të tilla si, p.sh, në Azinë Qendrore apo fusha të tjera ku kërkojnë të depërtojnë më shumë kapitalet e saj, të tilla si Egjipti dhe Irani. D.m.th, për udhëheqjen ruse "basti" i mbajtjes së pozitave të saj në Siri është gjithashtu dhe si një lloj "garancie" në përpjekjet që ajo bën për të forcuar depërtimit të saj edhe në vendet të tjera të rajonit.

 

QENDRIMI USHTARAKO-POLITIK I FORCAVE TË TJERA

Ja vlen të përmendet qëndrimi i forcave të tjera të fuqishme, në një kohë kur kundër Rusisë, veç të tjerave, janë vendosur nga BE-ja, SHBA-të dhe aleatët e tyre sanksione ekonomike në përgjigje të inkorporimit të Krimesë dhe me akuzën e përfshirjes ushtarake në Ukrainën Lindore.

SHBA-të reaguan negativisht ndaj përfshirjes ushtarake të Rusisë në Siri. Nga ana e tyre, i vazhduan sulmet ajrore ndaj Irakut dhe Sirisë, ndërsa kanë dërguar dhe "këshilltarë" te Kurdët dhe ndoshta edhe te grupet e tjera të armatosura që aktivizohen në Siri. Të gjitha lëvizjet tregojnë interesin e SHBA-ve për verilindjen e Sirisë. Për të promovuar planet e tyre SHBA-të, përdorin bazat ekzistuese ushtarake të aleatëve të tyre duke përfshirë edhe bazat në Sudas dhe të Kallamatës, ndërsa dërgojnë dhe anijen avionmbajtëse «Harry S. Truman (CVN75)» në Mesdhe.

Politikisht SHBA-të thuhet se vënë si kusht largimin pa kusht dhe të menjëhershëm të Presidentit Sirian, por synimet e tyre reale janë forcimi i pozicionit të tyre në rajon dhe dobësimi i pozicionit të konkurrentëve të tyre.

Në të kaluarën e afërt Kina i ishte bashkuar Rusisë në OKB për çështjen e armëve kimike në Siri dhe në synimin e SHBA-ve për të marrë miratimin e OKB-së për të bombaruar. Ajo vuri veto bashkë me Rusinë. Tani, në burimet mediatike të ndryshme greke shkruhet se luftanijet kineze dhe aeroplanë arrijnë në Siri për të mbrojtur Asadin. Këtë, pa u mundur ta përjashtojmë si një zhvillim, deri më tani nuk vërtetohet nga Kina. Për më tepër, gazeta "Zenmin Zimpao" publikojë një vlerësim të ekspertit ushtarak kinez Jan Jiunsen, ku mbështet se gjithçka që shkruhet në lidhje me anijen avjonmbajtëse kineze, e cila shkon për të marrë pjesë në konfliktin në Siri, janë vetëm thashetheme dhe se Kina nuk do të mbajë anën e asnjë force ushtarake në Siri.[13]

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, në takimin e 70 vjetorit të OKB-së, tha se bota nuk mund të qëndrojë e papërfshirë përpara ngjarjeve tragjike, por askush nuk mund të ndërhyjë me vullnetin e vet në punët e vendeve të tjera. Në takimin e tij me Ministrin e Jashtëm të Sirisë, ai argumentoi se sovraniteti i Sirisë duhet të respektohet. Megjithatë, në fjalimet e tij, as që nuk e ka përmëndur Asadin, as iniciativat ruse dhe shtoi se "Kina nuk ka asnjë interes në Lindjen e Mesme, dhe kështu që synon të luajë një rol konstruktiv" [14]. Ministria e Jashtme e Kinës njoftoi se Kina mbron politikën e zgjidhjes [15].

Në fillim të Dhjetorit 2015, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Cunin tha se Kina "mbështet goditjet që kryen Rusia ndaj organizatave terroriste në Siri, duke vënë në dukje se Rusia kryen luftën kundër organizatave terroriste në tokën e Sirisë me ftesë nga qeveria e këtij shteti" [16].

Ka një interes të veçantë qëndrimi i Gjermanisë, i cili dallohet nga qëndrimi i SHBA-ve. Fillimisht Gjermania nënshkruajti deklaratën e të 7-tëve (SHBA, Anglia, Franca, Gjermania, Katari, Arabia Saudite dhe Turqia) [17], që i bënin thirrje Rusisë që të ndalojë menjëherë sulmet e saj kundër opozitës siriane dhe qytetarëve dhe ti përqëndrojë përpjekjet e saj kundër Shteti Islamik.

A. Merkel deklaroi më 4 Tetor të vitit të kaluar:

"Do të na duhen përpjekje ushtarake, por përpjekjet ushtarake nuk do të sjellin zgjidhjen. Na duhet një proces politik, por në të vërtetë kjo nuk ja shkon dhe kaq mirë akoma". Ajo gjithashtu shtoi se do të jetë e nevojshme që të angazhohej në bisedime edhe regjimi i Presidentit Sirian Bashar Al-Asad: "Për të arritur një zgjidhje politike, na duhen edhe përfaqësuesit e opozitës siriane edhe ata që qeverisin tani Damaskun si edhe të tjerët gjithashtu, që të arrimë të kemi me të vërtet sukses dhe, mbi të gjitha, aleatët e grupeve përkatëse. Rusia, SHBA-të, Arabia Saudite dhe Irani do të mund të luajë një rol të rëndësishëm, po ashtu dhe Gjermania, Franca dhe Britania" [18].

Domethënë ka një qëndrim të ndryshëm në lidhje me SHBA-të në çështjet e mëposhtme:

1) Pranon Asadin të jetë në tryezën e bisedimeve për një zgjidhje politike.

 2) Ajo pranon se në të njëjtën tryezë duhet të jetë edhe Irani.

Ky qëndrim i Gjermanisë është i qartë se dallon nga qëndrimi jo vetëm i SHBA-ve, por edhe nga qëndrimi i Francës. Është me rëndësi që Franca, duke marrë shembull nga SHBA-të, bëri më 27 Shtator (dy ditë para ndërhyrjes ruse) bombardime në Siri, ndërsa kryeministri Francez  Manuel Vals, duke folur për ndërhyrjen e Rusisë, riktheu çështjen e kimikateve (!) duke deklaruar: "Rusia nuk duhet të bëjë gabime në objektiva në Siri dhe të godasi organizatat e tjera veç Shtetit Islamik", duke shpjeguar konkretisht: "Duhet të godasim objektivat e sakta që në këtë rast është [ISIS]». "Kushti i dytë është se askush nuk mund të sulmojë civilët. Mbi të gjitha, e dini se regjimi i (Presidentit Sirian) Bashar (Al Asad) vazhdon të përdorë armë kimike kundër civilëve dhe kjo nuk mund të tolerohet", vazhdoi Valsi [19].

Megjithatë, pas sulmeve vdekjeprurëse në Paris, më 13 Nëntor 2015, qëndrimi francez duket se ndryshojë. Presidenti francez F.Oland përpara një fjalimi të tij në parlament dhe në Senat, më 16 Nëntor, tha: "Presidenti Sirian nuk është e mundur të jetë një rrugëdalje, por armiku ynë në Siri është Shteti Islamik". Kjo është interpretuar si një ndryshim të politikës ndaj Sirisë, qasje ndaj qëndrimit gjerman, pasi nuk ka këmbëngulje për largimin e Asadit (menjëherë). Gjithashtu, Olandi tha se do të apelojë unanimisht tek Putin dhe Obama që të ndërmeren iniciativa të përbashkëta, një pozicion që përgëzojë M. Lepen e cila ka kërkuar me më parë një "ndryshim të qëndrimit ndaj Rusisë".

Anija aeroplanmbajtëse franceze «Charles de Gaulle» lundroi në Mesdheun Lindor dhe fillojë sulmet kundër "Shtet Islamik" duke synuar koordinimin e operacioneve ushtarake si me SHBA-të (në aleancën e së cilës i përket) ashtu dhe me Rusinë.

Vendimi i Francës për të thirrur Nenin 42, paragrafin 7, të Traktatit të BE-së [20], dhe jo nenin 5 të Traktatit të ngjashme të NATO-s, tregon se klasa borgjeze e Francës nga njëra anë e do aleancën me SHBA-të, por nuk e pranon pa kushte rolin hegjemonik të SHBA-ve. Në të njëjtën kohë, fakti se qeveria franceze nuk thirri Nenin 222 të Traktatit të Lisbonës (që në fakt i referohet më konkretisht rastit të një sulmi terrorist), tregon distancën që ajo kërkon të mbajë edhe prej Gjermanisë.

Deklaratat shumë agresive kundër ndërhyrjes ruse bëri Britania. Kryeministri Kameron tha: "Ata mbështesin kasapin Asad, gjë që është një gabim i madh për ata dhe për botën. Kjo e bën rajonin më të destabilizuar" [21]. Gjithashtu, Ministri i Jashtëm, Filip Hamond, akuzoi Rusinë për kryerjen e një "luftë klasike asimetrike" në Siri [22]. Më 3 Dhjetor Britania gjithashtu filloi bombardimet ajrore, duke përdorur bazat e saj ushtarake nga "aeroplanmbajtësja e saj që nuk bytet kurrë", d.m.th nga ishulli i Qipros.

Nga ana e tij Izraeli, i cili ka pranuar se "kryen aksione" në territorin sirian për arsye "vetëmbrojtëse", synon të mbajë ekuilibrin, por shpreh shqetësim për përfshirjen e drejtpërdrejtë ushtarake ruse. Kryeministri Netanyahu tha se nuk dëshiron një kthim në konfrontimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Rusisë [23], dhe nga ana tjetër tha se "tani e kuptuam se kemi një kufi me Rusinë" [24]. Megjithatë, duhet të theksohet këtu se Rusia i siguron Izraelit se ndërhyrja ushtarake ruse nuk do të dëmtojë interesat e Izraelit, por në të kundërt!

Natyrisht të gjitha forcat e mësipërme i kanë deklaruar synimin e tyre -dhe disa e kanë bërë tashmë- të krijojnë "mekanizma" për të shmangur përfshirjen aksidentale ushtarake të forcave të tyre me ato të Rusisë.

Turqia, me automjetin e quajtur "doktrina neo-otomane", duke përdorur si unifikim fenë myslimane në Lindjen e Mesme dhe në Ballkan, edhe në Kaukaz, tregon ambiciet e klasës borgjeze të saj për një rol më të ngritur në sistemin imperialist botëror, fillimisht brenda G20 dhe në vazhdim në ciklin më të ngushtë. Roli i saj në krizën në Siri është determinant!  Klasa borgjeze e Turqisë i ka mbështetur xhihadistët dhe kanë bazë akuzat për tregtinë e paligjshme të naftës nga territoret e kontrolluara nga "SH.I-ja".  Klasa borgjeze e Turqisë që në fillim ka mbështetur plane për copëtimin e Sirisë dhe Irakut, ajo ka kërkuar jo vetëm sulme ajrore në Siri, por dhe të zbatohet aty ajo çfarë është zbatuar edhe në Libi, d.m.th të ashtuquajturën "zonë e ndalim-fluturimit", që në realitet do të krijonte kushte për pushtim me rrugë tokësore dhe okupim të Sirisë apo të një pjese të saj. Tashmë informacione tregojnë për forca të fuqishme tokësore që ka zhvilluar Turqia në kufi me Sirinë. Rëzimi i aeroplanit bombardues rus ishte një veprim i parashikuar nga ana e Turqisë, me qëllim që ti tregojë Moskës se ajo nuk mund të injorojë haptazi interesat (dhe planet) e klasës borgjeze turke. Ky zhvillim ka shkaktuar dhe shkakton në mënyrë të qartë përfshirjen edhe më të madhe të NATO-s në krizën siriane.

Do të ishte mungesë po të mos përmendim synimet e Arabisë Saudite për të krijuar një koalicion të ri, të ashtuquajturën "Aleanca Ushtarake Islame" [25], në të cilën synon të bashkojë 34 shtete të Lindjes së Mesme, të Azisë dhe Afrikës që supozohet se do ta kundërluftojnë Shtetin Islamik. Një plan i tillë, që sigurisht që ka dhe mbështetjen e SHBA-ve, pa marrë parasysh nëse do të ketë sukses në tërësi, është e qartë se do të luajë një rol të veçantë në rastë se avancohen operacionet tokësore në Siri dhe planet e coptimit të këtij shteti.

 

VLERËSIME PËR PERSPEKTIVËN E ZHVILLIMEVE

Sfondi mbi të cilin formohen kontrastet edhe me shprehjen e tyre të luftës është konkurrenca kapitaliste për fitime, ndarja e pasurisë natyrore dhe e prodhimit. Kështu që, çështja siriane përqëndron një konfrontim gjigant të fuqive, pa thënë se automatikisht këto forca do të hyjë në konfrontim mes tyre. Ka shumë variacione, të cilat ndikohen nga dhjetëra faktorë, që ne nuk jemi në gjendje të masim peshën e sejcilës apo dinamikën që mund të zhvillohen ato. Një faktor i rëndësishëm është ndërhyrja punëtore – popullore, e cila deri më tani nuk është në një drejtim të shkëputjes nga ndikimi i synimeve borgjeze vendase dhe të huaja.

Duke u bazuar në bilancin aktual të forcave, mund të lindin zhvillime në këto drejtime, pa i paraqitur ato të klasifikuara:

a) Vazhdimi i gryerjes së gjatë të Asadit dhe aleatëve të tij, me një "ndezje" vatrash të tjera lufte, si një opsion kyesisht të SHBA-ve dhe të aleatëve të saj, p.sh. Turqisë, Izraelit, të monarkive të Gjirit, me synim "hemoragjinë" e gjatë ekonomike, por edhe gryerjen politiko-ushtarake të Rusisë në Siri. D.m.th, duke i dhënë, armë (p.sh. raketa "stingker" ndaj "opozitës", që tashmë thuhet se i ka kërkuar zyrtarisht nga SHBA-të por ata i’a kanë refuzuar)[26], por edhe duke hapur "fronte" të tjera dhe në Ukrainën Lindore, duke hapur "plagë" shtesë në Azinë Qendrore, Kaukazi, etj. Sigurisht që një evolucion i tillë mund të çojë në pasoja të pakontrollueshme, në dëm edhe të fuqive që i bëjnë këto plane, p.sh. një luftë të përgjithësuar. Tashmë, për luftën përgjithësuar të NATO-s me Rusinë, para se të gjithash, flasin dhe shtabet ushtarako-politike, të cilat shtyjnë në rritjen e fond-investimeve për NATO-n [27].

b) Zgjidhja kompromise e krizës siriane. Kompromisi, para se të gjithash, intereson forcat e huaja dhe, më gjerë, forcat e brendshme konfliktuale. Dhe forma e shprehjes së kompromisit mund të ketë potenciale të ndryshme, me versionin më mbizotërues shpërbërjen-coptimin e Sirisë, sepse ndërhyrja e hapur ushtarake e forcave imperialiste ka edhe përcaktime gjeografike. P.sh. Rusia duket se është më e interesuar për bregdetin e Sirisë, SHBA-të për anën veriore dhe atë verilindore, ku ata kanë dërguar "këshilltarët" e tyre ushtarakë tek grupet e armatosura Kurde etj. D.m.th që , çdo fuqi e huaj, duke u mbështetur tek forcat lokale të klasës borgjeze, mund ta coptojnë Sirinë në "zona", dmth në protektorate.

Në çdo rast, interesat që konfliktohen do ti vazhdojnë fërkimet mes tyre, do të kemi të bëjmë me një paqe të rremë, dhe në thelb një "paqe" imperialiste, d.m.th "me pistolet në kokë".

Më i pamundur duket skenari që bilanci i brendshëm dhe i jashtëm të kthehet në gjëndjen e dhjetëvjeçarit të kaluar, d.m.th që Rusia të mund të gëzojë plotësisht si pozicionet e saj ashtu dhe regjimin e Asadit dhe të "heqi" "terroristët", të cilët, siç theksoi Putin, e ka të vështirë ti ndajë ata në "opozit të moderuar" dhe "opozitë".

Në ana tjetër, një kompromis dhe një "çbllokim" nga konflikti do të lehtësonte edhe fuqitë e tjera imperialiste që të përqëndronin vëmendjen e tyre në "vatra" të tjera konflikti, të tilla si, p.sh, Deti i Kinës Jugore, në të cilin ka kohë që forcohen konfrontimet, para së gjithash midis Kinës dhe Japonisë – SHBA, por edhe midis Kinës dhe shteteve të tjera të rajonit.

 

IDEOLOGJIME ÇORJENTUESE PËR JUSTIFIKIMIN E LUFTËS IMPERIALISTE

Përfshirja e hapur ruse në krizën siriane, si dhe sulmi me bombë në Paris, kanë krijuar një "riciklim" konfuzioni ideologjik, të vjetra dhe të reja, që është me rëndësi ti analizojmë. Kështu, p.sh, edhe pse zakonisht nuk vihet në dyshim natyra e klasës së sotme e Rusisë kapitaliste, synimet e kapitalit rus dhe njihet se është tjetër Rusia e sotme dhe tjetër Bashkimi Sovjetik, në vazhdim tregohen disa ideologjime të ndryshme ç’orjentuese. Për më tepër, rikthehen me furi të madhe teoritë jo-klasore të marrëdhënieve dhe zhvillimeve ndërkombëtare. Këto janë çështje që meritojnë t'u përgjigjesh, pasi ato i çojnë punëtorët në "linjën" që ata të zgjedhin një fuqi imperialiste, në një luftë që bëhet për interesa të huaja ndaj tyre, dhe konkretisht për interesat e kapitalit.

 

"Bota multipolare" në konfrontim me "perandorinë e SHBA-ve"

Disa forca, që e shohin imperializmit vetëm në "perandorinë" e SHBA-ve, përshëndesin daljen e fuqive të reja kapitaliste, që janë në zhvillim e sipër në çështjet botërore, ashtu si dhe shfaqjen e bashkësive të reja ndërshtetërore (BRICS, Organizata e Bashkëpunimit e Shangait, Organizata Kontrata e Sigurimit Kolektiv, ALBA etj.), që ndërtojnë shtetet kapitaliste, me përbërje ekonomiko-politike dhe shtarake. Këto zhvillime përshëndeten si një fillim i një "bote multipolare", e cila do të "reformojë" dhe do ti japi një "frymë të re" OKB-së dhe organizmave të tjera ndërkombëtare, që do të ikin nga "hegjemonia" amerikane. Këto supozime përfundojnë me konkluzionin se me këtë mënyrë do të sigurohet dhe paqja. Përmes kësaj "prisme", dhe si një "hap" në këtë drejtim, përshëndetet dhe përfshirja ruse në Siri

Argumentojnë se kontradiktat e reja ndër-imperialiste dhe degradimi i dukshëm në sistemin global mund të çojnë në "demokratizim" të marrëdhënieve ndërkombëtare, sepse na shfaqet një botë me shumë "pole" me përforcimin e Gjermanisë, Rusisë, Kinës, Brazilit dhe shteteve të tjera dhe në përputhje me rrethanat tërheqjen e SHBA-ve.

Dëgjohen dhe propozime, të tilla si p.sh zgjerimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së me shtete të tjera.

Pra, shtrohet pyetja: A mundet që me rritjen e rolit global të BE-së, siç mbështet, p.sh. SYRIZA dhe e ashtuquajtura "Partia e së Majtës Europiane", apo me rritjen e rolit të Rusisë dhe Kinës të vihen në "binare paqësore" zhvillimet globale?

Sipas vlerësimit tonë, në asnjë mënyrë! Dhe kjo për shkak se luftën imperialiste nuk e shkakton bilanca specifike përkatëse midis shteteve kapitaliste, por determinizmet kapitaliste: Zhvillimi i jo i barabartë i ekonomive kapitaliste, konkurrenca, tendenca për fitime shtesë. Mbi këtë bazë prodhohen dhe riprodhohen, kontradiktat ndër-imperialiste modifikohen, para së gjithash për lëndën e parë, për energjinë dhe rrjetet e transportit, beteja për pjesë tregu. Konkurrenca e monopoleve është ajo që çon në ndërhyrje ushtarake dhe luftëra lokale ose te përgjithshme. Ky konkurim bëhet me të gjitha mjetet që kanë në dispozicion monopolet dhe shtetet kapitaliste që shprehin interesat e tyre, pasqyrohen në marrëveshjet ndërshtetërore që vazhdimisht sfidohen për shkak të zhvillimit të nivelit jo të barabart të ekonomisë kapitaliste nga shteti në shtet. Ky është imperializmi, burimi i ofensivave të vogla dhe të mëdha.

Kjo është arsyeja për një "qeverisje të re demokratike globale", gjë që e kultivojnë forcat e vjetra të borgjezuara socialdemokrate dhe oportuniste moderne, ata kanë për qëllim të ëmbëlsojnë ideologjikisht bilancin e ri në barbaritë kapitaliste, imperialiste, me synim mashtrimin e punëtorëve.

Edhe luftërat e vjetëra, si Lufta e Dytë Botërore, u bënë në emër të restaurimit të Marrëveshjeve të padrejta ose për parandalimin e luftërave të reja. Është një nevojë urgjente që punëtorët të çlirohen nga iluzione të tilla, kurthe për gjoja "demokratizim" të kapitalizmit dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, që i çojnë ata mbrapa interesave të huaja.

"Bota multipolare" si një mjet për sigurimin e paqes dhe të interesave popullore është një iluzion. Në thelb kjo qasje e trajton si aleat kundërshtarin, i bllokon forcat popullore me linjë që të zgjedhin një imperialist ose bashkim imperialist, e paralizon lëvizjen e punëtorëve.

 

"Qëndrimi i Rusisë, edhe pse përmbledh rreziqe për ndezje të përgjithshme, lehtëson luftën anti-imperialiste"

Kjo pikëpamje kryqëzohet shpesh me vlerësimin se Rusia është "fuqi anti-imperialiste". Në Rusi ishte shfaqur në vitet e fundit dhe një "rrymë" e tërë politike, e quajtur "putinistës e kuqë" gjë që" i ofronte mbështetje politike Presidentin aktual të vendit V. Putin nga e ana e "majtë. Bëhet fjalë për formë të modifikuar të ideologjisë së "botës multipolare". Është po aq mashtruese dhe paralizuese për lëvizjen punëtore, pasi e anashkalon natyrën sociale-klasore të pushtetit në Rusinë e sotme. Kush i ka sot në duar mjetet e prodhimit dhe pushtetin në Rusi? Përgjigja --që klasa borgjeze është klasa në pushtet në Rusi ku edhe aty "çelsat" i kanë monopolet, ndërsa pjesa më e madhe e popullit përballet me të gjithë gamën e pengesave ekonomike dhe sociale të kapitalizmit--  anashkalohet nga përfaqësuesit e qëndrimeve të mësipërme. Vëmendja e këtyre forcave përqendrohet në luftën e Rusisë me SHBA-të dhe fuqitë e tjera imperialiste. Por kjo luftë nuk bëhet për interesat e popullit rus, por për interesat e monopoleve ruse.

Për më tepër, këtu ka rëndësi për të sqaruar se çdo të thotë kuptimi "imperializëm". Nëse këtë kuptim ne e kuptojmë me kriteret shkencore të përcaktuara nga Lenini në punën e tij, në bazë të së cilave arrin në përfundimin se bëhet fjalë për kapitalizmin në nivelin më të lartë, monopolin, atëherë bëhet e qartë se një fuqi kapitaliste, ashtu siç është edhe Rusia, në të cilën dominojnë monopolet, nuk mund të përshkruhet si një "fuqi anti-imperialiste".

Forca, madje edhe komuniste, të cilët japin dorëheqje nga teoria e leninizmit për imperializmin dhe e trajtojnë imperializmin si një "politikë të jashtme agresive" ose e ngjisin atë te SHBA-të dhe konceptin e "perandorisë" së SHBA-ve, mund të çojë në gabime të rënda politike. Është karakteristike se forca të tilla para disa vitesh, kur Erdogani intesifikojë konfrontimin e Turqisë me Izraelin dhe mbajti qëndrim në favor të Iranit, e karakterizonin Turqinë si një "forcë anti-imperialiste", ndërsa ajo ishte në aleancën imperialiste ushtarake të NATO-s, kishte nën okupimin ushtarak të saj 40% të Qipros dhe kërcënon Greqinë me Casus belli (shkak lufte), në rast se do të zbatonte drejtësinë ndërkombëtare të Detit në detin Egje.

Sigurisht që, mprehja e kontradiktave ndër-imperialiste, dhe lufta imperialiste vetë, nuk do të çojë në një ndryshim në korrelacion me të mirë për forcat punëtore, popullore, siç tregojnë edhe zhvillimet aktuale në Siri, por edhe në Ukrainë dhe në vende të tjera. Parakusht është ekzistenca PK-ve të forta, me një strategji revolucionare të analizuar dhe me rrënjë në lëvizjen punëtore, popullore, për të drejtuar masat e revoltuara në synimin e përmbysjes së barbarizmit kapitalist.

 

Interpretimet jo-klasore për të Drejtën Ndërkombëtare

Në rastin që ne analizojmë, një seri forcash (edhe komuniste) pohojnë se Rusia vepron mbi "Kornizën e të Drejtës Ndërkombëtare", ndryshe nga SHBA-të dhe fuqitë e tjera. Mbi këtë bazë, e justifikojnë ndryshe ndërhyrjen ushtarake të Rusisë, pasi ajo ka ftese nga Qeveria e Sirisë, në lidhje me ndërhyrjet e shteteve të tjera kapitaliste.

Megjithatë, "e Drejta Ndërkombëtare" e tanishëme parashikon tre raste të operacioneve ushtarake në territorin e një shteti tjetër: 1) me vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, siç u bë në rastin e Libisë, 2) me ftesë të qeverisë legjitime të atij shteti, pra, d.m.th, rasti i Rusisë me ftes nga Siria dhe 3) për arsye të "vetëmbrojtjes".

Për arsye që të "vetëmbrohet" thërrasin që në momentet e para SHBA-të, për sulmet ajrore në Siri. Por edhe qeveria turke, në letrën e saj drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun, dhe Këshilli i Sigurimit, në bazë të famëkeqit "Nenit 51" të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Përfaqësuesi i përhershëm i Turqisë në OKB zëvëndësi Levent Eller, përmënd në letrën e tij:

"Është e qartë se regjimi në Siri nuk është në gjendje apo nuk ka ndërmend të bllokojë kërcënimet nga territori i vendit, të cilat në mënyrë të qartë kërcënojnë sigurinë e Turqisë dhe sigurinë e qytetarëve të saj [...] Siria është bërë një strehë e sigurt (për Shtetin Islamik). Kjo zonë përdoret (nga SH.I) për trajnim, planifikim, financim dhe realizim të sulmeve përtej kufijve të Sirisë, në territorin turk" [28].

Vlen të përmendet se Neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara, lidhur me të drejtën e një shteti për vetëmbrojtje kundër sulmit të armatosur, nuk ka qenë gjithmonë siç është tani. Fillimisht ky nen fliste për "pushtim nga ushtri e huaja" në një nga shtet-anëtar të OKB-së dhe i japte atij të drejtën, gjer sa të merrej dhe vendimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të mundet t'i përgjigjet këtij sulmi, ta godasi atë për arsye vetëmbrojtje edhe jashtë kufijve të tij, d.m.th të godasi shtetin që e sulmoi.

Megjithatë, pas 11 Shtatorit 2001, SHBA-të i’u drejtuan Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe i kërkuan një "interpretim më të zgjeruar" të këtij neni, në mënyrë që të mund të mbështesin sulmin dhe okupimin e Afganistanit, në luftën kundër "talibanëve". Atëherë Këshilli i Sigurimit të OKB-së (edhe Rusia), e pranoi kërkesën amerikane dhe sot vetë-mbrojtja nuk zbatohet vetëm në përgjigje të sulmit (pushtimit ushtarak) konkretisht nga një shtet, por në përgjithësi ndaj agresionit të armatosur, diçka që interpretohet dukshëm sipas qejfit.

Më 18 Nëntor 2015 edhe Rusia deklarojë se do të veprojë në bazë të nenit 51, duke pasur parasysh edhe ajo se do të ushtrojë të drejtat e saj për "vetëmbrojtje".  Ky qëndrim, nga vetë gjërat, i dha fund debatit që zhvillohej në Lëvizjen Ndërkombëtare Komuniste, nësë "duhet ta mbështesim atë fuqi që respekton të Drejtën Ndërkombëtare, në krahasim me forcat e tjera që nuk e respektojnë atë".

Megjithatë, këtu duhet të sqarojmë si më poshtë: E Drejta Ndërkombëtare është edhe ajo një pjesë e së drejtës borgjeze. Sa ekzistonin Bashkimi Sovjetik dhe vendet e tjera socialiste, ajo formohej si rezultat i korrelacionit të forcave midis forcave të kapitalizmit dhe socializmit, të cilat akoma ishin në nivel negativë, ndërkohë që edhe atëhere bëheshin krime imperialiste. Pas përmbysjes së socializmit, e Drejta Ndërkombëtare përcaktohet vetëm si rezultat i marrëdhënieve ndërmjet shteteve kapitaliste, reaksjonohet edhe më tej dhe përdoret nga fuqitë imperialiste sipas dëshirës, në kontekstin e antagonizmave të tyre dhe në dëm të popujve.

Që nga momenti që ka shpërthyer një konflikt imperialistë apo një tjetër, debati se cili e filloj i pari ose kush e mbron të "Drejtën Ndërkombëtare" është ç’orjentues, kur kjo e "Drejtë Ndërkombëtare" është bërë më shumë reaksionare, por dhe si "llastikë", që ta përdorin të gjitha fuqitë imperialiste. Thelbin, të cilin ne komunistet duhet ta bëjmë të qartë, është "terreni", mbi të cilin kryhet kjo luftë, që nuk është asgjë tjetër përveç interesave të monopoleve. Thelbi gjëndet se cilat forca përplasen -dhe këto forca kanë një përmbajtje të përcaktuar klasore.

 

Karakterizimi i SHBA-ve si "fashiste" dhe i Rusisë si një forcë ndërkombëtare "demokratike"

Edhe kjo ideologji është e bazuar në teoritë jo-klasore të së Drejtës Ndërkombëtare. Baza e saj është perceptimi se në përgjithësi klasa borgjeze e Rusisë, duke promovuar interesat e saj, vepron në bazë të së Drejtës ekzistuese Ndërkombëtare, ndërsa SHBA-të, duke promovuar interesat e tyre vazhdimisht e shkelin dhe kështu që veprojnë me "egoizëm", me "fashizëm". Argumentojnë se SHBA-të mundet në brendësi të tyre të mbajnë disa norma demokratike, por në politikën e tyre të jashtëme "veprojnë si fashistë" dhe se shkaktojë të ashtuquajturën "eksportin e fashizmit". Prej këtu lindin dhe thirrjet e ndryshme për "fronte të reja anti-fashiste".

Ky vlerësim, me apo pa vetëdije, anashkalon karakterin e përbashkët klasor të politikës së brendshme dhe të jashtme në çdo shtet, e ç’orienton lëvizjen punëtore. Anashkalon natyrën klasore të sistemit, si një kriter kyç. Interesat e monopoleve shërbehen në brendësi të shteteve kapitaliste me politikën antipopullore, si dhe interesat e monopoleve shërbehen me ndërhyrjet dhe luftërat imperialiste për të kontrolluar tregjet. Për këtë çështje V. Lenini theksonte: "Nuk ka ide më të gabuar dhe më të dëmshme nga shkëputja e politikës së jashtme nga ajo e brendëshme. Dhe pikërisht në kohën e luftës, ky gabimi i rëndë i një shkëputjeje të tillë bëhet edhe më i rëndë"[29]. Lenini në shumë vepra të tij theksonte se "klasa punëtore, në qoftë se është e vetëdijëshme, nuk mund të mbështesi asnjë grup grabitqarësh imperialist" [30].

Ndarja tragjike dhe e gabuar në shtete "fashistë" dhe "demokratike" e çon lëvizjen komuniste, punëtore të zgjedhi një imperialist, në një konflikt rajonal apo të përgjithësuar.

Për sa i përket përmëndjes së Historisë së Luftës Antifashiste, duhet të kujtojmë se tashmë ka shumë fakte bindëse që dëshmojnë se fuqinë e madhe ekonomike dhe ushtarake Gjermania fashiste e fitoi në sajë të përkrahjes së drejtpërdrejtë të dhënë nga shtetet "demokratike" borgjeze: SHBA-të, Franca dhe Britania edhe me tolerancën e tyre ndaj sulmeve të para ushtarake të saj. Ndërsa, pas përfundimit të luftës, kriminelët e luftës Gjermanë u bënë kuadro të NATO-s dhe të shërbimeve sekrete të shteteve kapitaliste "demokratike". Akoma, nuk duhet të na iki nga vëmëndja se krimet kundër njerëzimit nuk kryen vetëm forcat naziste dhe "boshti", por edhe qeveritë e shteteve kapitaliste "demokratike". Krim të madh, masiv dhe të tmerrshëm kryen SHBA-të, kur, pa qënë aspak e nevojëshme nga ana ushtarake, hodhën bombat atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki (6 dhe 9 Gusht, 1945).

 

Pozicioni i mbrojtjes së forcës më pak të fortë

Disa shokë të Partive Komuniste të tjera vlerësojnë se Rusia me të vërtetë është një shtet kapitalist, por ama një "fuqi rajonale" në sistemin imperialist ndërkombëtar, ashtu si dhe vendet e tjera të BRICS (Brazili, India, Kina, Afrika e Jugut), që respektojnë "rregullat e të Drejtës Ndërkombëtare" dhe që nuk hynë në "imperializmin botëror", e cila konsiderohet si "thelbi i kapitalit burs".

Diçka e tillë, megjithatë, insiston shkëputjen e ekonomisë nga politika, pasi sot në të gjitha vendet kapitaliste dominon kapitali i bursës i cili është bashkimi i kapitalit industrial dhe atij bankar. Si në shtetet më të "pasura" ashtu dhe në ato më të "varfëra" kapitaliste, dominojnë grupet monopoliste që grubullojnë kompanitë aksionare, një tipar ky kryesor i kapitalizmit monopolist, d.m.th imperializmit.

Ndarja e shteteve kapitaliste në "metropole", që në njërin nga versionet përshkruhet si "miliard floriri" (shënim: e popullsisë së botës), dhe në tjetrin "rajonale" e ngushton domethënien e imperializmit, duke e reduktuar atë në çështjet e varshmërisë dhe shfrytëzimit nga "metropolet" kapitaliste. Teoria leniniste e imperializmit, në bazën e zhvillimit të kapitalizmit monopol në kohën e formulimit të tij, e vendosi me saktësi çështjen e ekzistencës së një "grushti" forcash të mëdha imperialiste që shfrytëzojnë të gjith pjesën tjetër të planetit. Transferimi skematik në ditët e sotëme të së njëjta shteteve në piramidën globale kapitaliste, duke injoruar nivelin aktuale të zhvillimit të kapitalizmit monopol në më shumë shtete të tjera, isiston një karikaturë leninizmi. Të çon në fund të fundit në bashkëpunim me klasën borgjeze të vendeve kapitaliste të më pak të zhvilluara, ose me një pjes të klasës borgjeze që konsiderohet si "patriotike", "jo-monopoliste", "që mendon për kombin". Kjo është, dhe sidomos kur flasim kryesisht për çështjet e luftës imperialiste, një pikpamje katastrofike për lëvizjen popullore.

Për më tepër, duhet theksuar se Rusia nuk mund të quhet një fuqi "rajonale", sepse ajo e eksporton lëndën e parë, ashtu siç nuk mund të quhen fuqi "rajonale" SHBA-të, edhe pse sot është shteti me më shumë borxhe në botë. Gjithashtu, është e njohur se BE-ja dhe Kina paraqesin një vartësi të rëndësishëme energjitike nga Rusia, e cila, përveç lëndëve të pafunda të para që ka, ka dhe një arsenal bërthamor të aftë për t'iu përgjigjur SHBA-ve, ka ekspertizë, fuqi punëtore shumë të kualifikuar, eksporton kapitale. Nga ky perceptim, ndodhet përmes atij "grushti" të shteteve që dallojnë në "piramidën imperialiste". Nuk është aspak e rastësishme që bërbën një "lokomotivë" për të gjitha bashkësitë e shteteve kapitaliste në Euroazi, si dhe për rolin që ajo luan në zhvillimet globale.

Natyrisht, që fuqia ekonomike e klasës borgjeze të Rusisë është shumë më e ulët se sa e SHBA-ve, por kjo nuk përbën arsye që të zgjidhet si një aleate e lëvizjes punëtore. Vlen që të mësohemi nga metodologjia e Leninit, se si e vendoste ai këtë çështje:

"Vendi i parë i vëndeve mbizotëruese posedon, ta zëmë se, 3/4 e Afrikës, ndërsa i dyti 1/4. Përmbajtja objektive e luftës së tyre është rindarja e Afrikës. Suksesin e cilës anë duhet të shpresojmë? Problemi, siç hyn më lart, përbën absurditet, sepse sot nuk zbatohen kriteret e vjetëra të vlerësimit: Nuk kemi as zhvillim të gjatë të një lëvizjeje çlirimtare borgjeze, as procesin afatgjat të rënies së feudalizmit. Nuk është punë e demokracisë moderne, as të ndihmojë vendin e parë për të mbrojtur "të drejtën" e 3/4 të Afrikës, as të ndihmojë të dytën (edhe nëse ajo është zhvilluar ekonomikisht më shpejt se e para) që të marri këto 3/4.

Demokracia moderne do të mbetet e besuar në vetvete vetëm në rastin kur nuk do të hyjë në asnjë klasë borgjeze imperialiste, në rastin se do të thotë që "që të dy ata janë njëri më i keq se tjetri", në rastin se në çdo vend do të shpresojë disfatën e klasës borgjeze imperialiste. Çdo zgjidhje tjetër do të jetë në praktikë nacional-liberale dhe nuk do të ketë asgjë të përbashkët me internacionalizmin e vërtetë. [...] Por, në realitet, sot është e padiskutueshme se demokracia moderne nuk mund të zvarritet në bishtin e klasës borgjeze, imperialiste,  reaksionare pavarësisht se çfarë "ngjyre" do të këtë kjo klasë borgjeze ..."  [31].

 

"Qëndrimi i Rusisë ka synime të mëvonshme, me qëllim të shërbejë interesat e monopoleve, por mbështet një regjim "patriotik", i cili nga ana e tij bën një "luftë të drejtë patriotike", për këtë arsye kjo është pozitive dhe e përdorëshme nga lëvizja anti-imperialiste"

Këtu, shpesh, si një element përforcues, përmënden marrëdhëniet e BRSS-së me Sirinë, duke anashkaluar karakterin klasor të Sirisë, faktin se mjetet e prodhimit janë në duart e klasës borgjeze. Regjimi i Baath-it, i cili qëveris vendin që nga viti 1963, mbizotërojë pas Luftës së Dytë Botërore, kur në sajë të ndikimit të BRSS-së, të kontributit të saj në Fitoren Antifashiste, në krijimin e regjimeve socialiste në Europën Lindore, rënien e kolonializmit, u zhvilluan procese pozitive në bilancin global të forcave. Në ato kohë në Siri, por edhe në linjën e përgjithëshme të Lëvizjes Ndërkombëtare Komuniste, dominojë çështja e arritjes së pavarësisë kombëtare si një parakusht për kapërcimin e prapambetjes që mbizotëronte në të gjitha fushat e jetës shoqërore. BRSS-ja dhe shtetet e tjera socialiste formuan një politikë tjetër të bashkëpunimit ekonomik dhe të mbështetjes të regjimeve të reja, duke përfshirë edhe Sirinë, me qëllim që të mos përfshihen në tregun ndërkombëtar kapitalist, në bashkësitë imperialiste, por për të forcuar ato forca që në brëndësi të frontit qeveritar mbanin qëndrim në favor të orientimit socialist.

Kjo përpjekje e Bashkimit Sovjetik që të zhvillojë marrëdhënie ekonomike, madje edhe aleanca, me disa shtete kapitaliste, kundër fuqive të mëdha imperialiste, ishte i drejtë, i kuptueshëm, sepse synon dobësimin e frontit të bashkuar të shteteve të fuqishme kapitaliste, edhe pse përkohësisht, shkëpuste forca nga ajo, shfrytëzonte kontradiktat në kampin imperialist. Problemi ishte se kjo zgjedhje konjukturale (shtetërore) e BRSS-së, e cila shfaqej në nivelet ekonomike, diplomatike apo në nivele të tjera me disa vende, ngrihej si një bazë themelore, u teorizua dhe bëhej fjalë për një të ashtuquajtur "rrugë jo-kapitaliste të zhvillimit" në këto vende, që kombinohej me konceptin e "kalimit paqësor" për në socializëm dhe në fund së fundit çojë forca komuniste, dhe lëvizjen punëtore, të tregojnë tolerancë apo edhe të përfshihen në qeveritë e menaxhimit borgjez.

Gjithashtu, deri më sot kuptohet në mënyrë të gabuar nga forca komuniste teza leniniste se "kapitalizmi shtetmonopol është përgatitja e plotë materiale e socializmit, është hapi i tij e fundit, ai hapi i shkallës historike që midis tij dhe hapit të quajtur socializëm nuk ka shkallë të ndërmjetme" [32]. Mbi këtë bazë, d.m.th në gjoja synimin e pjekurisë së kushteve materiale, justifikohet mbështetja dhe pjesëmarrja aktive e komunistëve në menaxhimin borgjez edhe në Siri. Përtej që kapitalizmi shtetmonopol kuptohet thjesht si një ekzistencë i sektorit të fortë shtetëror në ekonomi, dhe jo si imperializëm, fazën më të lartë të kapitalizmit, siç e përshkruante Lenini, ne duhet të theksojmë edhe një gjë më shumë: Asnjëherë Lenini nuk i bëri thirrje komunistëve që të ndihmojnë nga poste qeveritare apo poste të tjera në adresimin dhe forcimin e kapitalizmit shtetmonopol. Prandaj, kjo është një interpretim i gabuar i qëndrimeve leniniste, për të justifikuar përfshirjen e komunistëve në qeveritë borgjeze, të "majta", "patriotike", dhe kështu me radhë. Pak më lartë nga kjo pikë Lenini shkruan se "lufta imperialiste është pragu i revolucionit socialist" [33], por megjithatë kjo sdo të thotë aspak se komunistët duhet të përshëndesim luftën imperialiste, të marrim pjesë në krahë të klasës borgjeze të vendit tonë në këtë luftë. Siç e dimë nga jeta, Lenini ishte ai që ngriti flamurin e internacionalizmit proletar kundër pjesëmarrjes në Luftën e Parë Botërore imperialiste, një flamur që e kishte braktisur Internacionalja e Dytë.

Ja pra pse, dhe ndarja e rreme e klasës borgjeze në "patriotike" dhe në të "shitur tëk të huajt", pjesëmarrja në qeveritë borgjeze, mund të çojë PK-të dhe punëtorët të luftojnë nën flamurin "e huaj", një rrezik për të cilin paralajmëronte Lenini [34]. Aq më shumë, që u provua dhe në praktikë se "rruga e tretë për në socializëm" nuk ekziston, ashtu si nuk ekzistojnë dhe pushtete të ndërmjetme midis kapitalizmit dhe socializmit, diçka që duket edhe në rastin e Sirisë.

Pas kundër-revolucionit dhe përmbysjes të socializmit në Bashkimin Sovjetik, shteti sirian favorizojë grumbullimin e kapitalit, i zhvilloj më tej marrëdhëniet me interesat monopoliste, zbatojë një politikë ristrukturimi, u ndërmorën masa antipopullore.

Synimi i klasës borgjeze të çdo shteti kapitalist, në varësi të fuqisë ekonomike, politike dhe ushtarake që zotëron, është pretendimi i një pozite më të mirë në antagonizmat për kontrollin dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore, të naftës, gazit, ujit, të rjeteve të transportit energjitik dhe "artirive" të transoprtit, për të marrë më shumë fitime monopolet duke marrë pjesë/aksione më të mëdha në tregje, duke rritur shfrytëzimin e klasës punëtore dhe shtresave të tjera popullore. Nga ky "ligj" i përgjithshëm nuk shpëtohet as Siria. Në 2010-ën e kishte ngritur Erdoganin dhe Turqinë si një "partner strategjik", pasi kishte ndyshuar qëndrimin ndaj PKK-së. (Nuk duhet të harrojmë se nga ku filloi "aventura" e Oçalanit, që më në fund ai të arrijë në ishullin-burg të Imralisë). Votoi ligje, pavarësisht nga kundërshtimi i komunistëve, në favor të së ashtuquajturës "liberalizimi i tregjeve", me ndryshime negative serioze për punonjësit (p.sh. përkeqësimin e marrëdhënieve të punës, duke përfshirë edhe lirimin e përjashtimeve nga puna, rritje të çmimeve të mallrave të konsumit popullor, etj.) Kështu që, më parë dhe shumë më tepër në fillim të vitit 2011, ka pasur demonstrata që shprehnin pakënaqësinë popullore kundër politikës së privatizimit dhe masave shtrënguese që ndoqi qeveria e Asadit. U zhvillua lëvizje që pretendonte rritje të pagave, zgjerimin e reformave të të drejtave demokratike në Kushtetutë. Në një shkallë apo një tjetrën mjaft kërkesa u kënaqën, por njëkohësisht ishte në progres plani i jashtëm i ndërhyrjes, në kuadër të planit të përgjithshëm për një "Lindje të Mesme të Re". Ky projekt ishte promovuar që të kryheshin ndryshime që synonin ndalimin dhe anulimin e tendencave që u shfaqën kundër interesave ekonomike të SHBA-ve dhe fuqive të tjera të mëdha imperialiste, të tilla si Franca, sepse shtetet e rajonit bërën zgjedhje të tjera, duke vështruar nga ana e Kinës, Rusisë dhe Indisë, të cilat e përmirësuan pozitën e tyre në antagonizmat ndër-imperialiste dhe kërcënojnë supremacinë amerikane në "piramidën" imperialiste.

Kështu që, në përmbledhje të kësaj çështje mund të themi se natyra e një pushteti nuk përcaktohet me mbiemrat dekorativë "e shitur tek të huajt" apo "patriotike" që dikush apo vetë ata mund ti përdorin dhe ti thonë, por nga se cila klasë ka në duar pushtetin, kujt i përkasin mjetet e prodhimit. Nuk përbën përjashtim as Siria, e cila është një shtet kapitalist, ku pushteti gjëndet në duart e borgjezisë, sjellja e së cilës, sidomos pas përmbysjes së socializmit në BRSS, përgatiti, ndër të tjera, "terrenin" për zhvillimet aktuale, në kuptimin se Siria ka marrë pjesë në sistemin global kapitalist, evoloi me reforma strukturore me qëllim integrimin e saj më të thellë në ekonominë kapitaliste ndërkombëtare, madje pa hezituar të godasi dhe arritjet e punëtorëve, të shtresave popullore, dhe më në fund u ngatërua në lëmshin e kontradiktave monopoliste për ndarjen e tregjeve kapitaliste.

Kështu që, nuk e harrojmë se regjimi sirian, duke zhvilluar në dekadat e mëparshme marrëdhënie ekonomike dhe politike me Bashkimin Sovjetik, pa u shkëputur nga bashkëpunimi me vendet kapitaliste, i’u kundërvë në kohë të ndryshme planeve imperialiste në rajon, mbështeti të drejtën e popullit Palestinez, hyri në konflikt me Izraelin,i cili ende mban të pushtuara territore siriane nga lufta e 6 ditëve të vitit 1967. Ne e kuptojmë shumë mirë se sot dobësimi i këyre forcave politike të cilat udhëhiqeshin nga Presidenti Asad, apo akoma edhe përmbysja e tij, mund të çojë në luftëra të reja imperialiste dhe ndërhyrje.

Jemi të kundërt me luftën imperialiste, bëjmë thirrje për organizim të luftës së popullit kundër përfshirjes së vendit në luftë, kundër përdorimit të tokës, deteve dhe hapësirës tonë ajrore si "piknisje" të sulmit ndaj tokave të huaja, ashtu si dhe kundër pjesëmarrjes së forcave të armatosura greke. Për këtë arsye, i kundërshtojmë zgjedhjet dhe planet e klasës borgjeze të vendit tonë, të cilat i shërben edhe qeveria e SYRIZA – ANEL, që deklaron gatishmërinë e saj për shtyrë Greqinë në luftën imperialiste, me pretekst "luftën kundër terrorizmit".

Ne shprehim solidaritetin tonë me lëvizjen komuniste në Siri, e cila është e qartë se nuk mund të jetë indiferente ndaj ndërhyrjes së huaj imperialiste që ndodh tani në vendin e saj, dhe as ndaj pushtimit dhe planeve të copëtimit të saj. Duke analizuar përvojën historike të Lëvizjes Komuniste dhe Punëtore Ndërkombëtare dhe greke, besojmë se lufta e çdo populli mund të ketë një efekt të konsiderueshëm nëse ajo lidhet me luftën për një atdhe të lirë nga kapitalistët, jashtë aleancave imperialiste, një atdhe ku klasa punëtore do të jetë në pushtet, pronare e mjeteve të koncentruara të prodhimit dhe pasurisë që ajo prodhon. Vetëm në këtë mënyrë i jepet fund shkaqeve social-ekonomike dhe politike që krijojnë format më të neveritshme të menaxhimit kapitalist, siç është fashizmi dhe vrastarët e Shtetit Islamik.

"Lufta e përbashkët kundër terrorizmit"

Rrëzimi i avionit luftarak rus nga Turqia e theu përkohësisht euforinë e Mediave borgjeze, dhe të mjaft forcave oportuniste, se po formohet një "aleancë e madhe" në një "luftë të përbashkët kundër terrorizmit" dhe kriminelëve të Shtetit Islamik. Këtu u ricikluan argumente, se është i domosdoshëm një unitet "kombëtare" ose dhe "Europian", me që Europa (dhe bota) pësuan sulm nga "terrorizmi". Forcat borgjeze politike, që nga Agimi i Artë fashist e gjer te e "majta" qeveritare e SYRIZA-s, mbështetën angazhime ushtarake nga më të hapurat në Siri. Kështu, për shembull, Partia Komuniste Franceze, pas sulmit në Paris, mbajti qëndrim në favor të një "koalicioni ndërkombëtar nën patronazhin e OKB-së, sepse SHBA-të, Rusia, Franca dhe të tjerë që përfshihen sot në operacionet ushtarake padyshim nuk kanë rezultatet e dëshiruara" [35].         

Qëndrime të ngjashme bëjnë edhe disa forcave kryesore politike të shteteve, të tilla si të Rusisë, por edhe të Francës, pas sulmit në Paris. Nga ana e tyre këto forca kërkojnë të "kushtëzojnë" pozicioni i tyre në procesin e përpunimeve politike që do të pasojë në Siri, pas "tkurrjes" të Shtetit Islamik, duke synuar ruajtjen ose përfitimin e disa pjesëve për monopolet e tyre.

Por punëtorët e Europës nuk kanë asnjë interes nga këto thirrje të rreme, që kanë synim të fshehin qëllimet e vërteta, interesat dhe planet e këtyre forcave.

Për të shumtën herë dëshmohet se forcat oportuniste dhe socialdemokrate janë "telalët e majt" të sistemit dhe të luftrave imperialiste.

Siç e vërtetojë me bollëk ndërhyrja imperialiste dhe pushtimi në Afganistanit dhe Irak, reaksionizmi i erët islamik dhe obskurantizëmi, problemi i emigrantëve dhe refugjatëve, nuk zgjidhet në asnjë mënyrë me luftërat imperialiste, nga ndërhyrjet dhe pushtimet e territoreve. E kundërta ka ndodhur!

Linja strategjike që duhet të shënojë lëvizja komuniste duhet të jetë e pavarur nga planet e çdo klasë borgjeze, nga çdo pjesë e saj. Ajo nuk duhet të lejojë që punëtorët të kthehen në "mish për topat" e luftërave imperialiste. Duhet të godasi shkaqet e barbarisë kapitaliste, dhe jo thjesht vetëm disa shfaqje ekstreme të saj.

 

LUFTA KUNDËR LUFTËS IMPERIALISTE MUND TË KETË REZULTATET DHE PERSPEKTIVË

Qeveria e SYRIZA – ANEL, duke folur për "politikën e jashtme shumëdimensionale" dhe duke synuar për të sjellë rezultatin sa më të mirë e të mundshëm për interesat e klasës borgjeze të vendit, e ka bërë të qartë se lëviz me "busullën" e angazhimeve të vendit në NATO dhe BE.

Nuk bëhet fjalë për një politikë që "zvarritet" qeveria për shkak të mungesës së vullnetit të saj, por për një linjë politike të vetëditur dhe të zgjedhur nga ajo, e cila imponohet nga interesat strategjike të klasës borgjeze të vendit (ose të pjesës së saj dominuese), e cila vlerëson se nëpërmjet këtyre bashkësive do të jetë në gjendje të shumfishojë të ardhurat e saj. Kështu që, qeveria e SYRIZA – ANEL shfaqet e gatshëme, në emër të "mbrojtjes së popullsive të krishtere" të Lindjes së Mesme, të "luftës kundër terrorizmit", "të inversionit të rrjedhës së migrantëve" të japi infrastrukturë dhe mjete ushtarake për ndërhyrjen ushtarake të euro-NATO-s në Siri. Të vetmin rezervim që deri tani ka shprehur qeveria greke është mbi faktin e përfshirjes së Greqisë me forca tokësore, që diçka të tillë për momentin nuk e duan as SHBA-të dhe as NATO, por me fjalë (jo në plane). Megjithatë, marrëveshja e qeverisë me aktivizimin e nenit 42, paragrafin 7, i cili i referohet "ndihmës dhe asistimit me të gjitha mjetet në dispozicion të tyre", e lë të zbuluar qeverinë!

Në këto kushte shumë punëtorë pyesin: "A është e mundur që lufta jonë, për shkëputje të Greqisë nga planet imperialiste, kur ajo mbetet e lidhur në NATO dhe BE, të ketë efekt?".

Lufta punëtore, popullore, që të ketë perspektivë, efekt, duhet ti drejtohet njëkohësisht kundër forcave vendore dhe të huaja kapitaliste, kundër vendimeve të qeverisë, të NATO-s dhe BE-së. Sa më e fortë të jetë kjo luftë, aq më shumë forca të klasës punëtore, të shtresave tjera popullore do të "përqafojë" aji, aq më shumë shanse kemi për t’i vënë "barikadë penguese" dërgimit të forcave të armatosura greke në luftë imperialiste në krah të imperialistëve të NATO - BE – SHBA. Sa më e fortë të jetë lëvizja kundër luftës imperialiste aq më shumë pengesa vihen për përdorimin nga imperialistët e NATO - BE – SHBA të infrastrukturës ushtarak të vendit. Lufta kundër luftës imperialiste mund të bëhet "fitili" për shkëputjen e vendit nga vetë bashkësitë imperialiste, për përmbysjen e pushtetit kapitalist, pasi vetëm pushteti punëtorë mund të garantojë shkëputjen e vërtetë nga këto bashkësi imperialiste të cilat nuk janë aspak të një llojit tjetër.

Ne komunistët, që mbështetemi në analizat tona, në teorinë e socializmit shkencor, e njohim shumë mirë se lufta është vazhdimi i politikës me mjete të tjera, dhe konkrretisht me mjete të dhunshme! Lufta lind në terrenin e përplasjes së interesave të ndryshme ekonomike që e depërtojnë gjithë sistemin kapitalist. Kjo është arsyeja pse, sado që lufta në kushtet e kapitalizmit është e  pashmangshme (si kriza ekonomike, papunësia, varfëria, etj), njëkohësisht është një fenomen shoqëror që reflekton krizën e kapitalizmit, mund të çojë në krizë të përgjithshme politike, në situatë revolucionare, të formojë kushte për dalje nga lufta me përmbysje revolucionare të pushtetit kapitalist, me pushtimin e pushtetit nga punëtorët.

Në konkluzion, lufta jonë për shoqërinë socialiste komuniste, ku mjetet e prodhimit do të jenë pronësi shoqërore (dhe jo pronë e një pakice), ku ekonomia do të funksionojë e projektuar dhe e centralizuar dhe do të kontrollohet nga vetë punëtorët, me synim plotësimin e nevojave popullore (dhe jo për rritjen e fitimeve të kapitalistëve), është e lidhur në mënyrë të pandashme me luftën kundër luftës imperialiste, kundër "paqes" të imponuar nga imperialistët me "pistoletë në kokë" për të përgatitur luftëra të reja imperialiste.

 

SHËNIME:

 1. Aleksandër Zinoviev (1922-2006): Një nga shkrimtarët, sociologët, matematikanët dhe filozofët bashkëkohor nga më të famshmit rus. "Rrugëtimi" i jetës së tij kalojë nga refuzimi e sistemit sovjetik dhe përjashtimin e tij nga PKBS-ja në vitin 1976 dhe arratisjes së tij nga BRSS-ja në vitin 1978, gjer në ndryshimin e plotë të pikëpamjeve të tij, pas 20 vitesh, diçka që në Rusinë kapitaliste e renditi atë mes tifozëve më fanatik të sistemit sovjetik në fushën e inteligjencës ruse. Ndoshta është i vetmi nga "anti-sistemikët" e shquar sovjetik të periudhës së "Luftës së Ftohtë" që u pendua plotësisht për qëndrimin e tij anti-sovjetikë dhe madje, kërkoi zyrtarisht falje për këtë nga populli rus. I përgjigjej me agresivitet propagandës anti-sovjetike në lidhje me "persekutimet" dhe "kulakët", duke deklaruar se edhe ai vetë në vitin 1939 u arrestua me të drejtë, pasi organizonte një grup për vrasjen e Stalinit. "Çfar duhet të bënin, të na japin medalje?", i ishte përgjigjur ai një pyetjeje në lidhje me këtë në vitin 2005. Pas vitit 1990, me pasion mbronte arritjet e BRSS-së, si dhe vlerat njerëzore që karakterizonin sistemin sovjetik. Zinoviev kishte folur me fjalë të ashpra për shpërbërjen e BRSS-së, duke e quajtur atë si një "krim të paparë". Në një nga intervistat e tij të fundit ai kishte deklaruar se "e keqja më e madhe mbarbotërore është prona private dhe, në qoftë se njerëzimi nuk e kapërcen, do të shkatërrohet".

2. http://www.al-akhbar.com/node/184653

3. Shih për shembull  http://energypress.gr/news/o-polemos-ton-agogon-stin-notioana toliki-mesogeio

4. " Rusia bashkëkohore", http://gr.rbth.com/international/2013/02/06/i_maxi_ton_agogon_  sti_mesi_anatoli_19795

5. "Lufta e energjisë në Mesdheun lindor" KOMEP (Inspektimi Komunist), Vëll. 1-rë/2012.

6.  http://www.kontinent.org/article.php?aid=52454f5ae5e84

7. http://top.rbc.ru/business/24/09/2015/560168269a7947597c281379

8.  http://russian.people.com.cn/95184/7727145.html

9. Andrea Maxakos, oficer në pension i Ushtrisë Këmbësore, MSC marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studime strategjike. "Rrezikohen interesat jetike të Rusisë në Siri? Pse Rusia vazhdon të mbështesë regjimin e Asadit? ". http://www.elisme.gr/gr/ 2013-01-06-18-39-21/item/2015-09-27  

10. http://www.rusexporter.ru/research/country/detail/2506/

11. http://russian.people.com.cn/95184/7727145.html

12. http://www.ft.com/intl/cms/s/0/cee6fcba-69bf-11e5-8171-ba1968cf791a.html# axzz3neno2hNG  

13. http://russian.people.com.cn//n/2015/0929/c31521-8957089.html

14. http://top.rbc.ru/politics/01/10/2015/560d2f6a9a794744bcd58e23

15. http://russian.people.com.cn//n/2015/1001/c31521-8957602.html

16. http://www.rg.ru/2015/12/04/kitay-anons.html

17. Deklaratë Monumentale - 7 shtete i bëjnë thirrje Rusisë të mos godasi islamofashistët që kan në mbrojtje. http://thesecretrealtruth.blogspot.com/2015/10/7_3.html#ixzz3 naTs9Kdr

18. http://www.ert.gr/merkel-vlepi-politiki-lisi-me-asant-ke-antipolitefsi-sti-siria/

19. http://www.politis-news.com/cgibin/hweb?-A=303503&-V=articles

20. Neni 42 përmbledh "Dispozitat për Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes" të BE-së. Sidomos në paragrafin 7 vendos që:. "Në rastë se një shtet-anëtar pëson agresion të armatosur në territorin e tij, shtetet e tjera anëtare duhet të japin ndihmë dhe asistim me të gjitha mjetet që kanë në dispozicionin e tyre, në përputhje me nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Kjo nuk e ndikojë karakterin specifik të politikës së sigurisë dhe mbrojtjes së disa shteteve-anëtare. Angazhimet dhe bashkëpunimi në këtë fushë vazhdojnë të jenë në përputhje me angazhimet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (d.m.th: NATO-s), i cili mbetet, për sa i përket shteteve që janë anëtare të saj, themeli i mbrojtjes së tyre kolektive dhe organi i zbatimit të saj".

21. http://www.naftemporiki.gr/story/1012006/kameron-terastio-lathos-oi-rosikes-epidromes-sti-suria

22. http://www.naftemporiki.gr/story/1012116/xamont-i-rosia-den-mporei-na-petaei-ta-paixnidia-tis-apo-tin-kounia-otan-den-ginetai-to-diko-tis

23. http://tass.ru/mezhdunarodnaya-panorama/2317079

24. http://cnnpressroom.blogs.cnn.com/2015/10/04/fareed-zakaria-gps-benjamin-netanyahu-on-russia-iran-u-s

25.  http://www.rizospastis.gr/page.do?id=16064&publDate=17%2F12%2F2015& page No=24

26. http://top.rbc.ru/politics/04/10/2015/5610c1619a7947339a73394c

27. http://www.onalert.gr/stories/senaria-oloklirotikou-polemou-nato-russias-gennoun-exoplismous-kai-xrima/45300

28. http://news247.gr/eidiseis/kosmos/h-toyrkia-enhmerwse-ton-ohe-oti-ksekina-aeroporikes-epitheseis-enantion-toy-islamikou-kratoys.3589646.html

29. V. I. Lenin: "Veprat", v.32, Shtëpia Botuese "Epoka Bashkohore", Athinë, 1981, fq. 335.

30. Si më sipër.

31. V. I. Lenin: "Nën flamurin e huaj", "Veprat", v.26,  Shtëpia Botuese, "Epoka Bashkohore", faqet. 140, 141, 146.

32. V. I. Lenin: "Shkatërrimi që vjen dhe si duhet ta kundërluftojmë atë", "Veprat", v. 34, Shtëpia Botuese  "Epoka Bashkohore", Athinë, 1981, fq.193.

33. V. I. Lenin: "Shkatërrimi që vjen dhe si ta kundërluftojmë atë", "Veprat", v. 34, Shtëpia Botuese "Epoka Bashkohore", Athinë, 1981, fq 193.

34. V. I. Lenin: "Nën flamurin e huaj", "Veprat", v. 26, Shtëpia Botuese "Epoka Bashkohore", fq. 142.

35. http://www.humanite.fr/pierre-laurent-il-faut-des-objectifs-de-paix-589717