Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Dy-ditori Anti-imperialist i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE)

Një Mesazh bashkimi militant me Partinë dhe Rininë Komuniste të Greqisë

Në datat 6, 7 dhe 8 Korrik 2018, në afërsi të qytetit të Patrës (në Alisos), u organizua Dy-ditori i 27-të Anti-imperialist i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) me sloganin: "Eja me ne për të luftuar kundër sistemit që gjeneron varfërinë, luftërat, mërgimin!". Në këtë aktivitet morën pjesë mijëra të rinj nga e gjithë Greqia.

Tubimi qendror politik i këtij Dy-ditori u bë ditën e Premte, 6 Korrik në qytetin e Patrës, me folës Sekretarin e Përgjithshëm të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba. Qyteti u mbush me flamuj të kuq dhe slogane anti-imperialiste, të alternuara me slogane lavdie për 100-vjetorin e veprimtarisë heroike të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) , por edhe për 50-vjetorin që nga themelimi i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE).

 

 

27th Anti-imperialist Camp of KNE - Rally

Zgjedhja e këtij vendi për të realizuar këtë Dy-ditorë Anti-imperialist nuk është diçka e rastësishme, pasi qyteti i Patrës është shumë afër bazës ajrore të Araksos. Aty ku vjeshtën e kaluar bëheshin punime, ku midis tyre ishte edhe përgatitja e objekteve për ruajtjen e "armëve speciale", të cilat, në "gjuhën" e Forcave Ajrore, do të thotë "armëve bërthamore". Partia Komuniste e Greqisë (KKE) e kishte denoncuar këtë projekt për rivendosjen e armëve bërthamore në Greqi, diçka që e përsëriti Dh. Kucubas në fjalimin e mbajtur në këtë tubim duke ftuar qeverinë e SYRIZA - ANEL të përgjigjet: «Bëhen apo jo bisedime rreth çështjes se ku do të transferohen rreth 50 koka bërthamore amerikane, të cilat aktualisht gjendet në bazën Inçirlik në Turqi, duke pasur parasysh përkeqësimin e marrëdhënieve SHBA - Turqi?» Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) denoncoi se, në 17 Maj, bazën e Araksos e vizitoi, i shoqëruar nga një shtab i NATO-s për të inspektuar zhvillimin dhe zbatimin e punimeve, Fred Frederikson i cili është kryetari i Politikës Bërthamore të NATO-s dhe mbrojtës i fortë i doktrinës për "goditje të parë me armë bërthamore". Dh. Kucubas përmendi edhe infrastrukturat e tjera ushtarake që qeveria e SYRIZA - ANEL ja lëshon SHBA-ve dhe NATO-s, në kuadër të së ashtuquajturës "ngritje të nivelit gjeostrategjik të Greqisë". Ai theksoi se kjo strategji e re e koalicionit qeveritar SYRIZA - ANEL, që e mbështesin edhe partitë e tjera borgjeze, "nuk ka lidhje me ngritjen e nivelit të interesave dhe të drejtave të popujve. Nuk ka të bëjë me paqen, solidaritetin dhe miqësinë mes popujve. Ka lidhje me ngritjen e nivelit gjeostrategjik të klasës borgjeze të Greqisë, diçka që rrjedhimisht do të thotë, ngritje edhe e nivelit të së gjitha rreziqeve dhe përfshirjes më të madhe në luftërat imperialiste, në ndërhyrjet dhe konfliktet".

Dh. Kucubas përmendi edhe aspekte të tjera të situatës së brendshme politike, duke kritikuar ashpër politikën antipunëtore dhe antipopullore të qeverisë SYRIZA-ANEL dhe të BE-së. Ai i bëri thirrje rinisë që të nxjerrë konkluzione dhe të luftojë për pushtetin punëtor, duke forcuar solidaritetin dhe veprimtarinë e përbashkët të popujve kundër kapitalistëve dhe aleancave të tyre ndërshtetërore.

Të shënohet se në kuadër të Dy-ditorit të 27-të Anti-imperialist të organizuar nga Rinia Komuniste e Greqisë (KNE), u realizuan koncerte, aktivitete sportive si dhe diskutime për 50 vjetorin e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) dhe për 100-vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), ndërsa paralelisht funksionoi edhe kampi për fëmijët e vegjël (nga 9 vjeç e lart). Në këto aktivitete të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga rini komuniste nga vendet fqinje ( RK e Italisë, Unioni i Rinisë Komuniste të Serbisë dhe nga RK e Turqisë). 

 

 

27th Anti-imperialist Camp of KNE

09.07.2018