Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Deklaratë e Zyrës së Shtypit për përshpejtimin e procesit të zgjedhjes presidenciale

Zhvillimet e bëjnë të detyrueshme ndërhyrjen e menjëhershme popullore.  Asnjë vonesë nuk nuk duhet të ketë në lëvizjen popullore,  në emër të pritshmërisë për negociata,  për votime në parlament dhe zgjedhjet e mundshme.

Përshpejtimi i zgjedhjeve për Presidentin e ri të Republikës është pjesë e planeve për shtim të ofensivës kundër popullit,  me masat e reja barbare që avancohen,  pavarësish nga zgjatja e memorandumit dhe kalimin në një fazë e re të mbikëqyrjes.

KKE (Partia Komuniste e Greqisë) e ka deklaruar qartë,  kohë më parë se,  nuk do të votojë Presidentin e Republikës,  pavarësisht nga personi që do të propozohet,  sepse roli kushtetues i këtij institucioni të veçantë ka të bëjë me ratifikimin e ligjeve anti-popullore që parlamenti dhe qeveritë aprovojnë.

Përmes këtij zhvillimi,  qeveria e koalicionit ND-PASOK  kërkon për të marrë konsensus të gjerë për zbatimin e politikave të reja anti-popullore, ndërsa SYRIZA është duke kërkuar që të ndërmarri ai menaxhimin dhe negociatat me huadhënësit,  të cilat në çdo rast janë kundra popullit.  Në çdo rast, planet e qeverisë për të gjetur 180 deputetë,  por dhe SYRIZA për të gjetur 121, madje dhe në aleancë me deputetë "pro-memorandumit",  synojnë që të transformojnë popullin në një shikues pasiv të zhvillimeve, të kërkojnë një negociator gjoja "më të mirë"  brenda kuadrateve anti-popullore.

Atë që ka nevojë të menjëhershme populli është një lëvizje popullore e fortë, me aleancë të fortë popullore.  Zhvillimet anti-popullore nuk mund të parandalohet nga qeveritë,  që e njohin borxhin, që i pranojnë prangat e përhershëme të BE-së dhe që «çojnë dolli» për rimëkëmbjen e kapitalit,  i cili bazohet mbi rrënojat e të drejtave popullore dhe kërkon rrënimin e çfarëdo të drejte që ka mbetur, për përfitim të interesave të mëdha të biznesit.

Duhet  KKE  e  fortë kudo, edhe në zgjedhjet e ardhshme, sepse ajo është e vetmja kundërshtare e vërtetë ndaj monopoleve dhe BE-s të memorandumeve të përhershëme.

Sepse do të gjëndet përballë qeverive, të njërës formë menaxhuese ose të formës tjetër, të cilat jo që nuk e garantojnë  rimëkëmbjen e humbjeve të mëdha të popullit , por i shërbejnë të njëjtës rrugë që po na çon në rreziqe akoma më të mëdha.

Sepse KKE është e vetmja forcë që, pa sbrapsje dhe përgënjeshtrime, do të dali përpara luftërave të popullit,  që të vëmë pengesa ndaj masave të reja, për të luftuar për heqjen e të gjitha ligjeve aplikues dhe rikthimin e humbjeve që pati populli.  Të hapim rrugdaljen e vetëme pro-popullore,  e cila është të çlirohet njëherë e mirë populli dhe vëndi nga zinxhirët e BE-së dhe të borxhit, nga zinxhirët e monopoleve,  të vijë populli në pushtet.

 ATHINË 9/12/2014                                                                               ZYRA E SHTYPIT E KQ TË KKΕ