Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

9 Maji frymëzon dhe edukon popujt që të kenë besim në forcat e veta

Shpallje e Zyrës së Shtypit të KQ të PK të Greqisë (KKE) për 73 vjetorin nga Fitorja e Madhe Antifashiste e Popujve

Zyra e Shtypit e KQ të PK të Greqisë (KKE) lëshoi njoftimin e mëposhtëm për 9 Majin, Ditën e Fitores Antifashiste të Popujve:

"Çdo njeri që e do lirinë i detyrohet aq shumë Ushtrisë së Kuqe, sa që kurrë nuk do të mundet t’ia shpërblejë ... "(E. Hemingway).

Nderojmë ditën e 9 Majit, e cila është e regjistruar në histori si dita e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore me Fitoren e Madhe Antifashiste të Popujve, kundër të gjithë atyre që përpiqen të falsifikojnë historinë, me synim që popujt ta harrojnë, sidomos brezat e reja, Fitoren Antifashiste dhe mësimet historike që rrjedhin prej saj.

Nderojmë të gjithë ata që luftuan, të gjithë ata që u flijuan, të gjithë ata që reaguan me çdo lloj mënyrë kundër "Boshtit" imperialist nazifashist të Gjermanisë - Italisë - Japonisë dhe aleatëve të tyre. Nderojmë veprimtarinë e Partive Komuniste, të cilët udhëhoqën lëvizjet nacionalçlirimtare dhe antifashiste.

Jemi krenar për Partinë tonë, Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), për jetën dhe veprimtarinë e saj 100-vjeçare. Ajo përbënte shpirtin, donatoren dhe udhëheqësen e luftës heroike të popullit tonë, të Organizatave të EAM, ELAS, EPON dhe organizatave të tjera EAM-ike, duke dhënë fëmijët e saj më të mirë për lirinë nga pushtuesit nazistë, për një jetë më të mirë.

Lufta e Dytë Botërore, ashtu si e dhe e Para, ishte rezultat i mprehjeve të madh të kontradiktave dhe antagonizmave midis shteteve kapitaliste për rindarjen e botës. Një përcaktues vendimtar që mprehu më shumë këto kontradikta ndër-imperialiste ishte ekzistenca e BRSS (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike). Qëllimi i përbashkët i të gjitha shteteve kapitaliste, fashiste ose jo, ishte shkatërrimi i shtetit të parë të punëtorëve në botë, BRSS-ja.

Sot, 73 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, përsëri Antagonizmat imperialiste përkeqësohen në të gjithë botën, sidomos në rajonin tonë, me epiqendër burimet natyrore dhe rrugët e energjisë. Kjo dëshmohet nga dhjetëra luftëra lokale dhe rajonale, nga ndërhyrjet imperialiste, me viktima popujt dhe mijëra refugjatë të çrrënjosur. Konfirmohet se kur kontrastet midis monopoleve për të kontrolluar tregjet për përfitimet e tyre nuk munden të zgjidhen me "luftëra tregtare", me masa antipopullore, me kompromise të brishta në kuadrin e një "paqeje" imperialiste, zgjidhen me luftën imperialiste. Popujt duhet të jenë vigjilent, të forcojnë solidaritetin e tyre, luftën e përbashkët, sepse rriten rreziqet e një lufte më të përgjithësuar, me përfshirje edhe të Greqisë.

Qeveria SYRIZA - ANEL ka përgjegjësi të mëdha, sepse ajo e fut vendin tonë edhe më thellë në këtë masakër, për interesat e kapitalit të madh vendas, duke ndjekur politikën e qeverive të mëparshme antipopullore të ND-së dhe PASOK. Ajo e ka kthyer vendin në një bazë nga ku nisen sulmet e NATO-s, ka përparuar në përmirësimin dhe zgjerimin e bazave ushtarake amerikanoNATOike në Greqi, merr pjesë në konfrontimin për ndarjen e "plaçkës" që grabitet.

Kontributi i Bashkimit Sovjetik në Fitoren Antifashiste për mposhtjen e nazizmit - fashizmit ishte nga më të mëdhatë, me më shumë se 20 milionë të vdekur, ndërkohë që vendet fitimtarë kapitaliste të Luftës së Parë Botërore kishin ofruar ndihmë të rëndësishme për Gjermaninë naziste, me synim që ta shfrytëzonin atë si forcë sulmuese kundër Bashkimit Sovjetik.

Betejat fitimtare të Ushtrisë së Kuqe vërtetuan superioritetin e sistemit socialist, të pushtetit punëtor, avantazhet që ka socializimi/shoqërizimi i mjeteve të prodhimit dhe planifikimi qendror i ekonomisë. Falë këtyre avantazheve, Bashkimi Sovjetik ishte në gjendje të bëhej një fuqi e madhe ekonomike dhe të krijonte një ushtri të fortë popullore.

Këtë histori, të shkruar me gjakun e popujve, sot bëhet përpjekje për ta "rishkruar", sidomos pas fitores së kundërrevolucionit në vendet ish-socialiste.

Në falsifikimin e historisë protagoniste është Bashkimi Europian, e cila vendosi që 9 Maji të jetë "Dita e Europës", ndërsa njëkohësisht avancon antikomunizmin, barazimin e komunizmit me fashizmin. Partitë Komuniste dhe simbolet ndalohen në një sërë vendesh, shumë militant janë të përndjekur, ndërsa në të njëjtën kohë vlerësohen nazistët, dhe SS-ët.

Në lojën e falsifikimit përfshihet edhe qeveria e SYRIZA – ANEL, pasi qëllimisht dhe në mënyrën antihistorike ngatërron përvjetorin e Fitores Antifashiste me "Ditën e BE-së". Përpiqet që ta bindi popullin se, jo vetëm që aleanca imperialist e BE-së është një rrugë e vetme, por dhe se kjo mundet edhe të korrigjohet duke bërë negociata për tu rikthyer gjoja në "rrënjë të drejta".

Historia e Fitores Antifashiste e Popujve, në përgjithësi ajo e Luftës së Dytë Botërore, argumenton në mënyrë të pastër dhe të pashuar se nazizmi - fashizmi është pjellë e edukuar nga vetë sistemi kapitalist. Partitë fashiste - naziste u ngjitën në pushtet me mbështetjen e monopoleve. Vërtetohet se vetëm lëvizja punëtore - popullore, një Aleancë e fuqishme Sociale, e cila ka për qëllim pushtetin punëtor, mund të përballet dhe të çrrënjos fashizmin, të izolojë nazistet e Agimit të Artë dhe veprimtarinë e tyre kriminale në vendet e punës dhe nëpër lagje. Vërtetojë se lufta për të drejtat sovrane, kundër pushtimit dhe okupimit të huaj, është e lidhur në mënyrë të pandashme me luftën për zhvillim në favor të popullit, me pushtetin punëtor, për të eliminuar përgjithmonë shkaqet që lindin luftën.

Fitorja e Madhe Antifashiste frymëzon popujt, u mëson atyre të kenë besimin në forcat e veta. Këtë fuqi sot mundet dhe duhet të përpiqet që ta provojnë për të hequr qafe memorandumet e përhershme, varfërinë dhe papunësinë. Për të shkëputur Greqinë nga luftërat imperialiste, për t'u liruar/shkëputur nga NATO dhe BE, për të mbyllur të gjitha bazat ushtarake të huaja në Greqi.

Frymëzohemi dhe edukohemi nga Fitorja e Madhe Antifashiste. Jemi të bindur se shekulli i 21 do të jetë një shekulli i revoltave të reja si dhe revolucione të reja socialiste. Vazhdojmë të ecim me besim të patundur se socializmi është i nevojshëm, është përgjigjja e vetme kundër barbarizmit të sotëm. Pa lëkundje vazhdojmë në vijën e parë, me klasën punëtore dhe popullin, kundër luftës imperialiste, kundër sistemit që e lind, për fitoren përfundimtare të Popujve".

09.05.2018