Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

1 Maji në Greqi

Dita e 1-Majit punëtor në Greqi u nderua me mitingje të mëdha dhe protesta në të gjitha qytetet e mëdha të Greqisë.

Sekretariatit Ekzekutiv i Frontit Militant Mbarpunëtor (PAME) përshëndeti mijërat e punëtorëve në çdo qytet të vendit, të papunët, të rinjtë, gratë, pensionistët, bujqit e varfër, të vetëpunësuarit, njerëzit e shkencës, të cili me pjesëmarrjen e tyre nderuan luftërat heroike të lëvizjes punëtore, nën bllokun e sindikatave, me moton "Kundër shfrytëzimit dhe luftës imperialiste, për fitoren përfundimtare të popujve".

 

 

Në Athinë tubimi i grevës u mbajt në sheshin Sindagma përpara Parlamentit grek, ndërsa më pas ndoqi marshim drejt ambasadës amerikane

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, mori pjesë në tubimin e grevës së Frontit Militant Mbarpunëtor (PAME) në sheshin Sintagma, nga ku bëri dhe deklaratën e mëposhtme për mediat:

"Mesazhi i Ditës së 1 Majit këtë vit është i nevojshëm për përforcimin e luftës, të luftës punëtore - popullore dhe organizimit kudo, të unifikuar, për heqjen e të gjitha ligjeve  antipunëtore që burojnë nga memorandumet, për të rimarrë të gjitha ato fitime ekonomike që popullsia punonjëse i humbi gjatë krizës, me rritjen e pagave dhe pensioneve, me  rikthimin e Kontratave Kolektive të Punësimit, të hiqen taksat-grabitqare, së bashku me luftën kundër luftës imperialiste, kundër bazave ushtarake të vdekjes, për të ndaluar hemorragjinë e punonjësve, të popullit tonë me kreditë e vazhdueshme që hidhen për luftë që bëhet për interesat e NATO-s, dhe sigurisht, për shkëputjen e vendit tonë nga të gjitha organizmat të cilat janë aleancë e “ujqërish”.

PK e Greqisë (KKE), lëvizja punëtore klasore do të jenë gjithmonë, çdo ditë në ballë të këtyre betejave. Të kemi një 1 Maj të mirë! Forcë për të gjithë dhe të gjitha!"

 

 

Mayday [Athens]

Mayday [Thessaloniki]

May day [Peiraeus]

Mayday [Ioannina]

 

 

02.05.2018